Dy muaj të tërë i nevojiteshin qeverisë së dytë të koalicionit të qendrës së djathtë në krye me Bojko Borisovin për të ndërmarrë reformat urgjente në fushën e shëndetësisë. Së pari qeveria ndërmori ndryshime në sistemin e pensioneve, por të cilat ndryshime u kundërshtuan nga publiku dhe deputetët e tjerë. Ja pse reforma në sistemin e pensioneve u bllokua.
Ndërkohë Ministri i Shëndetësisë dr. Petër Moskov propozoi një pako reformash. Ato duhet të ndryshojnë tërësisht sistemin ekzistues të shëndetësisë në Bullgari. Mjekët, spitalet, të sëmurët dhe Qendra Kombëtare e Sigurime Shëndetësore janë njëzëri se ndryshime radikale patjetër duhet pasur. Sivjet për shëndetin e 7.3 mln bullgarëve janë parashikuar rreth 2 mlrd euro, pra një personi i bie nga 240 euro. Në fakt, paratë janë më shumë sepse gati një e katërta e popullsisë, për një arsye ose një tjetër, nuk ka sigurime shëndetësore. Është e vërtetë se 10 vitet e fundit paratë për shëndetësinë janë trefishuar, por gjithsesi nuk mjaftojnë. Vendet e BE-së ndajnë mesatarisht 9 për qind të PBB-së për shëndetësi, derisa Bullgaria – vetëm 4 për qind. Kohëzgjatja mesatare e jetës në Bullgari është më e ulëta në tërë BE-në. Në Bullgari po ashtu numri i pacientëve të hospitalizuar në vit është i madh (25 për qind). Mosha mesatare e mjekëve në Bullgari është mbi 55 vjeç dhe 60 për qind e mjekëve të rinj pohojnë se do të kërkojnë punë jashtë vendit.
Deri në muajin prill Ministri i Shëndetësisë dr. Moskov do të dorëzojë në Parlament propozimet për ndryshimet ligjore. Deri tani bullgarët ishin detyruar të japin 8 për qind të të ardhurave si kontribute në Qendrën Kombëtare të Sigurimeve Shëndetësore. Dhe nëse duan mund të hedhin suplementarisht kontribute shëndetësore në kompani private. Ministri propozon përveç pakos së shërbimeve mjekësore të Qendrës Shëndetësore, e cila pako mbulon 93 për qind të sëmundjeve me rëndësi shoqërore, të aplikohet dhe pakoja e dytë. Ideja është që pakoja e dytë shëndetësore të mbulohet nga kompanitë private. Ministri Moskov po ashtu propozon që një pjesë e madhe e financimit t’u drejtohet kujdesit mjekësor shtëpiak dhe kabineteve mjekësore private dhe jo siç është tani spitaleve të dyshimta shtetërore e private. Tani për tani me siguri dihet se kontributet shëndetësore mbeten 8 për qind sipas buxhetit të miratuar nga Parlamenti.
Ministri Moskov është i bindur se fati i reformave shëndetësore nuk do të jetë si ai i reformave në sistemin e pensioneve. Sepse në vend të parë reformat do të analizohen nga specialistët, do të diskutohen nga deputetët dhe shoqëria dhe më pas do të hyjnë në fuqi.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Pjesa e vendit tonë më e kërcënuar nga përmbytjet është Bullgaria Veriore. Këtë e tregojnë të dhënat në të dy skenarët për një rritje të temperaturave mesatare - me 3,9 dhe me 2,5 gradë deri në vitin 2100, sipas parashikimeve të Panelit Ndërqeveritar..
Një numër rekord - 600 "luftëtarë" janë të dislokuar në bazën ajrore Uzunxhovo, dhe rasti nuk është një konflikt ushtarak, por festimi i Ditës së qytetit Haskovo. Atraksioni më i madh me rastin e 8 shtatorit është loja e organizuar ushtarake simuluese..
Ellhovo ndodhet në pjesën juglindore të Ultësirës së Trakisë në mes të një fushe pjellore midis maleve Stranxha dhe Sakar. Një nga lumenjtë më të mëdha në Bullgari - Tunxha - kalon pranë qytetit, dhe në rajon ka 21 fshatra me tokë bujqësore, të cilat..
Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të..
Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të..