Reforma kontradiktore e pensioneve që u miratua ditën e premte nuk do të fillojë në afatet e parashikuara. Ky vendim befasues nga njëra anë, por edhe i pritshëm, nga ana tjetër, ishte marrë ditën e diel pas takimit të Kryeministrit Bojko Borisov me bashkëkryetarin e partnerit të koalicionit – Blloku i Reformatorëve, Radan Kënev nën kërcënimin se do të dalin nga koalicioni dhe do të shtrojnë nën pikëpyetje ekzistencën e vet kabinetit.
Presioni nga të gjitha anët kundër reformës së pensioneve, e cila parashikon futjen e ndryshimeve serioze, që u kritikuan fortë, në modelin ekzistues të pensioneve, rritej gjatë ditëve të fundit. Kundër ndryshimeve të miratuara pas takimit të së dielës midis sindikatave dhe qeveritarëve nga Partia GERB u shpallën të gjitha partitë parlamentare me përjashtim të Lëvizjes etnike për të Drejtat dhe Liritë që është në opozitë. Kundër tyre u ngritën organizatat profesionale, punëdhënësit, biznesi në tërësi, qytetarët e zakonshëm, të cilët dolën në protesta në rrugë. Të gjithë refuzuan të pranojnë ndryshimet e propozuara nga pushteti, sipas të cilave të siguruarit fitojnë të drejtën të zgjedhin për pensionin e dytë të detyrueshëm midis fondeve private të pensionit dhe Institutit Shtetëror Kombëtar të Sigurimeve. Deri në këtë moment kjo “shtylla e dytë” e sistemit të pensioneve ishte kontrolluar plotësisht nga kompanitë private të sigurimeve, të cilat kishin grumbulluar rreth 4 mlrd euro nga sigurimet shtesë. Kundërshtarët e reformës panë në to një shtetëzim të fshehtë të sistemit të pensioneve, asgjësim të biznesit, i cili gjoja nuk është në gjendje t’i kundërvihet me sukses konkurrencës së monopolistit shtetëror. Shumë analistë politikë dhe ekspertë socialë, bile ministra dhe vet Presidenti i vendit Rosen Plevneliev theksuan, se ndryshimet nuk janë të menduar mirë, se janë të nxituara, se rezultatet prej tyre nuk dihen dhe se reforma e pensioneve po “shpërthehet” dhe kjo nuk është në interes të pensionistëve të ardhshëm bullgarë. Me gjithë se edhe tani nuk janë shumë të lumtur me pensionin e mundshëm maksimal prej 450 eurosh, por reforma e re trondit sistemin e pensioneve në vend, sistem i cili vuan nga një deficit i vazhdueshëm.
Ndër kundërshtarët më të fortë të masave të miratuara në “formë përfundimtare” në letër janë partnerët e koalicionit të Partisë GERB nga Blloku i djathtë i Reformatorëve, plus “Patriotët” që mbështetin koalicionin dhe përfaqësuesit e qendrës së majtë – ABV. Të mos flasim për Partinë e majtë të socialistëve bullgarë, e cila bile kërcënoi se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për shpalljen e ndryshimeve të reja ligjore si antikushtetuese. Vetëm Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë nga opozita dha përkrahjen e saj për ndryshimet. E gjithë kjo shkaktoi një krizë të fortë dhe lëkundi në mënyrë dramatike shumicën qeverisëse, e cila edhe pa të është tepër e brishtë. I vënë nën rrezikun e krizës parlamentare dhe qeveritare Kryeministri Bojko Borisov sikur kuptoi se reforma duhet të shtyhet deri në arritjen e unitetit të koalicionit. Sipas të djathtëve të Bllokut të Reformatorëve kjo mund të bëhet deri në fund të janarit. Deri atëherë do të pritet të publikohen dokumentet zyrtare për zbatimin praktik të ndryshimeve ligjore dhe do të zhvillohen bisedime. “Në rrugën e dialogut të drejtpërdrejtë politik do të marrim vendime për të ardhmen e modelit të pensioneve dhe nuk do të lejojmë ndikimin e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë mbi pushtetin politik dhe sektorin financiar”, është kategorik bashkëkryetari i Bllokut të reformatorëve Radan Kënev.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..