Pas Çlirimit nga zgjedha osmane në vitin 1878 deri në vitin 1964 Bullgaria ka ndryshuar jo një herë himnin e saj. Në kohën e Mbretërisë së Tretë Bullgare “Buçet Marica” ka qenë si himn mbretëror, ashtu dhe kombëtar. Ai ishte interpretuar për herë të fundit më 1 janar të vitit 1947. Në periudhën e viteve 1947-1950 si himn i vendit përdoret marshi “O, atdhe ynë, tungjatjeta!”.
Në vitin 1947 Elisaveta Bagrjana, Nikolla Furnaxhiev dhe Mlladen Isaev fillojnë të shkruajnë vargjet e himnit të ri – “O, Bullgari e dashur”. Detyra ishte që theksi të vihet mbi luftën e bullgarëve për liri dhe nderimin e të gjithëve që kanë sakrifikuar jetën e tyre për të. Puna mbi tekstin dhe muzikën vazhdoi gjatë tërë vitit 1950 dhe zyrtarisht himni filloi të interpretohet në vitin 1951.
i fuqishëm dhe i pandërprerë është progresi yt!
Të bëhet gjithnjë më e fuqishme aleanca jone luftarake
me popullin e madh vëlla sovjetik!
Dielli i madh i Leninit dhe Stalinit
me rrezet e tij rrugën tonë ndriçon.
Dimitrovi ndezi zemrat tona për heroizma,
na bashkoi në luftën dhe në punën paqësore!”
Dhjetë vjet më vonë, për shkak të afërsisë së tekstit dhe melodisë me himnin sovjetik, poeti Georgi Xhagarov hodhi idenë që kënga “O, atdhe i dashur” të bëhet himni i ri i Bullgarisë. Muzika dhe teksti janë pjesë e këngës “Mali krenar Stara planina”, të cilën Cvetan Radosllavovi, që ka lindur në qytetin Svishtov, e ka shkruar në vitin 1885 duke udhëtuar tek fusha e betejës në kohën e Luftës Serbe-Bullgare. Teksti ka pësuar disa ndryshime dhe është interpretuar deri në vitin 1990. Në të këndohet:
pranë tij Danubi kaltëron,
dielli Trakinë ndriçon,
flakëron mbi Pirinin.
O, atdhe i dashur,
ti je parajsa e tokës,
bukuria dhe hijesia jote,
o, ato janë pa fund!”
Në komisionin që miraton muzikën dhe tekstin e këngës “O, atdhe i dashur” merr pjesë dhe kompozitori Petko Stajnov. Ai kritikoi afirmimin e këngës për himn, sipas tij melodia është hebraike, për këtë arsye e përjashtuan nga komisioni. Dobri Hristovi e mbrojti himnin, duke deklaruar, se melodi edhe të këngëve të tjera janë huazuar nga të këngë të huaj, por me gjithë atë janë pjesë e thesarit muzikor bullgar. Himni është afirmuar me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor më 8 shtator të vitit 1964 dhe është ekzekutuar për herë të parë si i tillë në solemnitetet me rastin e festës zyrtare – 9 shtator.
Bullgaria është i vetmi vend nga blloku socialist, i cili nënvizon rolin e vet të satelitit kundrejt BS me një vargje, ku përmendet Moska. Pas 10 nëntorit të vitit 1989 në kohën e debateve për kushtetutën e re jepen shumë propozime për himn të ri. Është bërë propozimi të kthehet himni “Buçet Marica ose “Ec, o popull i rilindur” (himni bullgar kushtuar veprës së themeluesve të alfabetit sllav Kiril dhe Metodij), por “O, atdhe i dashur” me gjithë atë mbeti himn kombëtar, prej tij janë hequr vetëm dy vargjet e fundit.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Bullgaria nuk ka Pranverën e vet të Pragës, nuk ka edhe Revolucionin prej Kadifeje, nuk ka organizata si Solidarnost, nuk ka disidentë si Haveli dhe Valensa. Shkaqet kryesore për këtë janë të rrënjosura në psikologjinë e popullit dhe arsyetohen me..
“Intervistë në barkun e balenës” - Ku ishte më se tri dekada – më pyesin. - Isha në barkun e balenës. Të gjithë e dini, por më pyesni qëllimisht. - Si kaloi tri dekada në bark – më pyesin. -..
“Në çdo drejtim tjetër, përveç atij gjeografik, Evropa është një konstruksion plotësisht artificial” ka shënuar në librin e saj “Arti i burrështetasit” Margaret Taçer. Gjatë viteve 80 të shekullit të XX “zonja e hekurte” e nxori Britaninë e Madhe nga..