Ditën e premte në mbrëmje pas shumë debateve të lodhshme dhe të vazhdueshme, ku argumentet ishin në sferën e vlerave kryesore njerëzore si të drejtat, liritë dhe demokracitë, Parlamenti i rrethuar nga qindra protestues miratoi përfundimisht buxhetin e vitit tjetër të sigurisë shtetërore, si dhe reformën e pensionimit, reformë kjo që shkaktoi një tronditje të vërtetë në shoqëri. Fjala “përfundimisht” është relative, sepse kjo ndodhi pasi iniciatorët e reformave nga partia në pushtet e qendrës së djathtë GERB u detyruan të bien dakord që reforma e sapomiratuar të revizionohet përsëri dhe pasi morën përkrahjen e kundërshtarit të tyre të madh Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë. Rezistenca ndaj ndryshimeve në modelin e pensionimit, ndryshime, të cilat ishin miratuar vetëm nga sindikatat dhe partnerët socialë, ishte shumë e fuqishme tërë javën e kaluar. Ministri i punëve sociale, organizatat e biznesit, partnerët politikë nga koalicioni në pushtet dhe vetë Presidenti i vendit Rosen Plevneliev vunë në dukje shprehimisht se për mendimin e tyre këto masa nuk janë menduar mirë dhe mund të kenë pasoja negative. Në fakt, kundërshtime më të ashpra shkaktoi ideja që punonjësit të zgjedhin vetë nëse t’i paguajnë sigurimet e tyre të detyrueshme për pensionin e dytë në gjigantin shtetëror – në Institutin Kombëtar të Sigurimeve, ose në një prej dhjetë fondeve të mëdha të pensionit. Adhuruesit e reformave u përpoqën të provojnë se e drejta e zgjedhjes së lirë është gjëja më demokratike dhe tregon respekt ndaj të drejtave të njeriut. Kundërshtarët u argumentuan me pohimin se kjo është një formë e fshehtë nacionalizimi të sigurimeve suplementare të pensionimit, sepse biznesi privat nuk është në gjendje të luftojë me sukses kundër gjigantit shtetëror. Në fakt bëhet fjalë për një shumë prej 4 mlrd eurosh, të derdhur nga 3.3 mln veta, të cilat sigurohen në fondet private dhe çështja është se ku do të shkojnë këto mjete. Tani për tani pushtetarët sikur e fituan betejën, por jo edhe luftën për këto mjete, sepse pritet shqyrtimi i pakos së tërësishme prej masash për ndryshimin e reformës së pensionimit në kuadrin e tre muajve në vijim, kurse ndryshimet e tanishme mund të hidhen poshtë nga Gjykata Kushtetuese. Kjo do të thotë se pritet reforma e reformave dhe se ende asgjë nuk është e qartë dhe përfundimtare.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..