Më 18 dhjetor Radioja Kombëtare Bullgare prezantoi një këngë të posaçme për medien. “Radio jonë” është me muzikë të Stefan Dimitrovit.
“Ideja për këngën u përket Ivan Tenevit dhe Aleksandër Petrovit, të cilët janë autorët e tekstit – tregon Stefan Dimitrov. – Rasti është 80 vjetori i Radios Kombëtare Bullgare, të cilin do të shënojmë më 25 janar të vitit 2015. Kënga bashkon gjenerata të ndryshëm këngëtarësh bullgarë. Dihet mirë, se radioja është producente e të gjitha gjinive të muzikës. Gjatë viteve media u ka shtrirë dorë interpretuesve bullgarë. Këtu janë incizuar dhe janë transmetuar këngët e tyre dhe në saj të radios ato janë bërë shumë të njohura. Prandaj ata që nuk kishin angazhime të tjera u përgjigjen ftesës sonë të vijnë në Studion e parë për të incizuar këngën “Radio jonë”. Përfitoj nga rasti për t’i falënderuar të gjithë. Erdhën 35 veta, 7 orë bënin incizimet. Dëshirojmë që nga kjo këngë të bëjmë një sinjal dallues. Sepse çdo një program kombëtar dhe çdo radiostacion regjional ka motivin e vet muzikor. Deri tani nuk kemi pasur sinjal të përbashkët, i cili të tregojë se bëhet fjalë për Radion Kombëtare Bullgare. Nëse nga kjo këngë mund të bëhet sinjal i tillë – do të gëzohem shumë.”
Njerëzit në Bullgari duan të dëgjojnë radio. Këtë e tregojnë studimet e ndryshme, ndërsa programet e Radios Kombëtare tradicionalisht gëzojnë besimin e auditorit. “BNR ka vendin e saj në eter dhe do të vazhdojë të ketë, siç thuhet në këngë. Mendoj, se ajo si media publike në mënyrë të shkëlqyeshme zbaton funksionet e vet – ofron informacion objektiv, transmeton të gjitha llojet e muzikës cilësore, flet në gjuhën letrare bullgare, respekton tonin e mirë dhe është një institucion, në të cilin njerëzit besojnë” – thotë Stefan Dimitrovi. Gjatë incizimeve të këngës kamera ka xhiruar tërë procesin e punës. Nga ky material është përgatitur një video që u prezantua për herë të parë më 18 dhjetor. Ideja është të bëhet një film dokumentar, i cili të transmetohet në Televizionin Kombëtar Bullgar me rastin e përvjetorit të radios.
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..