Për Krishtlindjet Muzeu i Historisë në qytetin e Bllagoevgradit ka përgatitur një program të veçantë për më të vegjlit. Tema është “Çfarë e dimë për ndihmësit e Babagjyshit”. Ideja është që t’u jepet start festave të fundvitit për fëmijët të cilët i presin këto ditë me padurim. Zakonisht pyetjes “Cilët janë ndihmuesit e Babagjyshit fëmijët përgjigjen – xhuxhët, rrëfen përgjegjësja e departamentit “Natyra”, znj. Tonja Todorova. Por përveç xhuxhëve ndihmës, Babagjyshin e ndihmojnë po ashtu dhe drerët. Programi i muzeut jep të dhëna për familjen e drerëve dhe për llojet në Bullgari.
“Fëmijët mësojnë se jo rastësisht Babagjyshi i ka zgjedhur drerët për ta ndihmuar atë. Drerët lëvizin me shpejtësi të madhe por ndërkohë janë kafshë të qeta që t’i mos i zgjojnë fëmijët gjatë natës. Programi në muze jep njohuri për drerët e veriut dhe po ashtu për tri llojet e drerëve që hasen në Bullgari – kaprolli, dreri lopatar dhe dreri i rëndomtë. Në këtë program të veçantë për fëmijët jepen informacione për ngjyrën e vërtetë të hundëve të drerëve dhe se gjinia e drerëve ndihmës të Babagjyshit është femërore dhe jo mashkullore.”
Po, është e vërtetë dreri i njohur Rudolf është femër. “Çdo vit drerët i ndërrojnë brirët e tyre. Brirët e drerëve meshkuj bien në fillim të dhjetorit, derisa drerët femra i ndërrojnë ato gjatë stinës së pranverës. Prandaj drerët ndihmës të Babagjyshit janë femra”, rrëfen znj. Todorova. Për sa i përket ngjyrës së hundëve, përgjegjësja e muzeut shton: “Hundët e drerëve të veriut skuqen kur moti është i ftohtë dhe kur e kanë tërhequr sajën kohë të gjatë. Ka dhe fakte të tjera interesante si p.sh. se drerët e veriut e ndërrojnë ngjyrën e qimeve gjatë stinëve të ndryshme, po ashtu dhe ngjyrën e syve.”
Znj. Todorova pohon se ekipi i Muzeut të Historisë në Bllagoevgrad shfrytëzon rastin e festave të fundvitit për të njohur fëmijët me botën e drerëve.
“Drerët e veriut janë të kërcënuar me zhdukje – vë në dukje znj. Todorova. – Programi i muzeut ka për qëllim t’u tregojë fëmijëve me sa rëndësi janë këto kafshë për natyrën. Pra, ne duhet t’i mbrojmë drerët jo vetëm gjatë Krishtlindjeve që të mos mbeten ata vetëm në përrallat kushtuar Babagjyshit. Informacionet që ofron programi i muzeut nuk janë vetëm për të vegjlit, por edhe për të rriturit.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Nënpresidentja Ilijana Jotova u takua me pjesëmarrësit e Konferencës së Tretë Ndërkombëtare të Udhëtimit "Bullgaria Piktoreske. Dialogët ndërdisiplinorë në shtëpi”. Projekti, i cili po realizohet nën patronazhin e nëndëspresidentit, përfshin kërkime..
Pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor 2024-2025, lindi ideja e ndalimit të plotë të celularëve në shkollë. Arsyet kryesore për një vendim të tillë janë shkalla e ulët e suksesit në shkollë, shpërqendrimi i nxënësve dhe mbi të gjitha pasojat e..
Vitin e kaluar, ndërsa ekonomia e Bashkimit Evropian vuante nga inflacioni galopant dhe rritja e ndenjur, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ngarkoi ish-guvernatorin e Bankës Qendrore Evropiane dhe ish-kryeministrin italian Mario..
Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të..
Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë..
Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen..