Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1963-ta – viti emblemë për industrializimin e Bullgarisë

БНР Новини
“Neftohim” Burgas
Foto: neftochim.bg

Në dhjetor të vitit 1948 gjatë Kongresit të V-të të Partisë Komuniste Bullgare Georgi Dimitrov ka thënë shprehjen e famshme: “Për 10-15 vjet Bullgaria duhet të arrijë atë që popujt e tjerë në kushte të tjera e kanë arritur për një qind vjet”. Kështu u vendos gur themeli i industrializimit të Bullgarisë. Një vit më vonë u aplikuan planet pesëvjeçare për zhvillimin e ekonomisë dhe depozitat kapitale u drejtuan tek industria e rëndë.

1963-ta është viti emblemë për sa i përket industrializimit në Bullgari. Kombinati i Metalurgjisë “Kremikovci” dhe Kombinati i Përpunimit të Naftës në afërsi të Burgasit ishin vënë në përdorim. Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare ruhet fjalimi i 30 dhjetorit me rastin e hapjes së kombinatit afër Burgasit. Flet kryeministri dhe sekretar i parë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare, Todor Zhivkov:

Të dashur punëtorë të Kombinatit të Përpunimit të Naftës, të dashur inxhinierë dhe teknikë, të dashur mysafirë, populli ynë e përcjell 1963-ën me edhe një fitore të madhe në punë. Nuk ka dy muaj të plotë që gjiganti i metalurgjisë sonë të zezë – Kombinati “Kremikovci” u vë në përdorim. Sot, këtu në anën tjetër të atdheut tonë në bregun e Detit të Zi, ne po hapim Kombinatin e parë të përpunimit të naftës në Bullgari. Çfarë do të thotë kjo për ne? Ky është kombinati i parë i industrisë sonë petrokimike. I pajisur me teknikë moderne dhe me kapacitet të madh të prodhimit, kombinati do të jetë njëra nga shtyllat tona kryesore jo vetëm të industrisë së rëndë kimike, por dhe të degëve të tjera industriale. Kombinati do të luajë rol të rëndësishëm në zhvillimin e ndërtimit, transportit dhe do të kontribuojë në sektorin e bujqësisë. Dy instalimet e kombinatit të cilat tashmë po funksionojnë do të përpunojnë nga 2 mln tonë naftë në vit. Me këtë do të shtohen ndjeshëm pasuritë e vendit, do të zgjerohet baza e materialeve të papërpunuara për nevojat e industrisë përpunuese. Ne do të kemi mundësinë të lehtësojmë ndjeshëm bilancin e ngarkuar energjetik të vendit.

Vendimi i Këshillit të Ministrave për ndërtimin e Kombinatit afër Burgasit është nga viti 1959. Gërmimi i parë u bë më 5 nëntor të vitit 1960 dhe në fund të 1963-ës kombinati u vë në përdorim. Periudha 1966-1970 është e njohur si “Plani pesëvjeçar i kimisë dhe sintezës organike”. U ndërtuan kapacitete të reja për prodhimin e produkteve dhe lëndëve të para. Gjatë vitit 1973 u hap Kombinati i dytë i përpunimit të naftës në afërsi të qytetit Pleven.

Kjo mbeti sot nga Kombinati “Kremikovci”Në fund të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar dy kombinatet u privatizuan. Në vitin 1999 rafineria afër Burgasit u bë pronë e gjigantit rus të naftës “Lukoil”. Gjysmë shekull pas vendosjes së industrisë së rëndë në Bullgari, vetëm “Neftohim” Burgas është kompani mjaft e modernizuar dhe që po zhvillohet dhe siguron vende pune për njerëzit nga rajoni. Rafineria “Plama” në Pleven u mbyll më 1998 dhe megjithë interesin e shfaqur nga investitorët e ndryshëm, nuk u rivendos. Fati i “gjigantit të metalurgjisë sonë të zezë” – Kombinati “Kremikovci” është i njëjtë. U privatizua më 1999 dhe është një nga shembujt për marrëveshje të pafavorshme me pronë shtetërore pas rënies së regjimit totalitar gjatë 1989-ës. Nga fundi i 2010-ës kombinati falimentoi dhe po shes aktivet dhe pronësinë e vetë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viti 2015 – Radioja Kombëtare Bullgare – 80 vjet më vonë

Më 25 janar të vitit 1935 mbreti Boris III botoi një Dekret, me të cilin radiopërhapja në Bullgari bëhej pronë shtetërore. Konsiderohet se kjo është data e themelimit të Radios Sofje, e cila më vonë u shndërrua në Radion Kombëtare Bullgare. Drejtor i..

botuar më 15-12-28 1.17.MD

2014 – Nikolla Gjuzelev – Piktori në botën e operës

“Nuk më pëlqen fjala “legjenda”, unë jam realist dhe artist. Por megjithatë do të thoja: “Më njohën si basi më i mirë kantil në botë.” Këtë e tha në një prej intervistave të tij të fundit basi i njohur Nikolla Gjuzelev. Gazeta “Mond” e përshkruan zërin..

botuar më 15-12-19 12.15.MD

Viti 2013 – Qeverisja në izolim

2013 mbetet në historinë më të re të vendit tonë si viti i protestave. Për shkak të tyre gjatë shkurtit nga pushteti u largua qeveria e GERB ne krye me Bojko Borisovin, ndërsa pas zgjedhjeve më 12 maj qeveria e koalicionit midis PSB dhe Lëvizjes për të..

botuar më 15-12-12 9.55.PD