E quajnë shafranin “mbreti i ilaçeve”, “mbreti i erëzave”, “ari i kuq” dhe “bima e parajsës”. Shafrani është nga erëzat më të shtrenjta në botë dhe shekuj të tërë çmimi i tij dyfishon çmimin e arit. Kultivimi i shafranit në Bullgari është në zanafillë. I pari që e kultivon bimën është Hasan Tahirov nga malet Rodope. Gjatë viteve të 70-ta të shekullit të kaluar ai është larguar nga Bullgaria dhe pas një sërë sfidash është vendosur në Suedi. Hasan Tahirov ka udhëtuar shumë nëpër botën dhe është njohur me kultura të ndryshme. Për veten e tij thotë se është “shtetas i botës”, por megjithatë Hasan Tahirov është rikthyer në vendlindjen e tij – qytetin Kërxhali. Sot rendimenti i parë me shafran është fakt.
Z. Tahirov, pse keni vendosur të kultivoni shafran në malet Rodope?
“Për ditë dëgjoj në radio dhe televizion për alternativën e duhanit. Koha kalon dhe askush nuk bën gjë. Ia thashë vetes kultivimi i shafranit mund të jetë alternativë e kultivimit të duhanit, pse jo. Kjo është një bimë e shtrenjtë. Bleva 45 kg qepore të shafranit nga Turqia. Pastaj i mbjella ato në Bullgari në pesë vende – Vraca, Ruse, Bjall izvor, Plovdiv dhe Kërxhali. Themeluam po ashtu Asociacionin Bullgar të Prodhuesve të Shafranit. Kemi për qëllim të mbjellim edhe 100 dynymë të tjera shafrani deri në vitin tjetër dhe njerëzit të shohin se kjo bimë rritet në Bullgari dhe ka të ardhme.”
Një komision ekspertësh pranë Ministrisë së Bujqësisë shkon bashki më bashki në malet Rodope për të kontrolluar fushat me shafran. Ministria, a e ndihmon Asociacion?
“Interesi është i madh. Bile bullgarët të cilët jetojnë në Spanjë, Angli, Gjermani, Austri dhe Australi më përgëzojnë për këtë nismë. Më shkruajnë në Facebook se kultivimi i shafranit u duket si “një përrallë e 1001 netëve”. Dhe thonë se po të kenë këtë mundësi do të rikthehen në Bullgari. Me përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë në një seminar në qytetin Ardino përkufizuam shafranin si alternativë e duhanit.”
Mos harrojmë se shumë qeveri propozonin alternativë të kultivimit të duhanit. P.sh., të mbillen pemë të ndryshme ose të kultivohen tokë të mbjella me ullinj. Por asnjë projekt nuk e zëvendësoi duhanin. Pse shafrani do të ketë më shumë sukses?
“Në krahasim me kulturat e tjera te shafrani investimet rikthehen shpjet. P.sh. investon në shtator dhe gjatë nëntorit i ke rikthyer investimet plus fitimet. Kjo vazhdon 7-8 vjet. Mjafton vetëm ta paketosh bimën. Nuk mendoj se ka kulturë tjetër me investim aq fitimprurës.”
Rendimenti i parë i shafranit do të dërgohet në laborator për analiza.
“Asnjë tjetër kulturë nuk mund të kultivohet në rajonin tonë – komenton z. Hasan Tahirov. – Shumë e kufizuar është toka bujqësore, nuk është si në brendësinë e vendit. Në mal ashtu është – këtu gjysmë dynym, atje – gjysma tjetër. Për shafranin kjo është zgjidhja perfekte. Kjo është e ardhmja. Besoj shumë në punën që mora përsipër. Dua që njerëzit të shohin se ndodhin mrekulli.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Hasan Tahirov
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..