Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Violinistja Aleksandrina Bojanova zhvillon talentin e saj në SHBA

БНР Новини
Foto: varnasummerfest.org

Një muzikante e re, e talentuar dhe ambicioze. Kjo është violinistja Aleksandrina Bojanova, e cila zhvillohet profesionalisht si në Bullgari, ashtu dhe në Itali dhe SHBA. Prindërit e saj gjithashtu janë muzikantë dhe e kanë përkrahur shumë në rrugën e saj profesionale.

“Fillova t’i bija violinës së bashku me të atin Nedko Bojanov, i cili ishte mjeshtër koncerti në Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare – tregon Aleksandrina Bojanova. – Pasi u regjistrova në Shkollën Muzikore “Ljubomir Pipkov”, e gjeta veten time në klasën e profesoreshës Ekaterina Dramalieva. Vitet e fundit e shkollimit pata mundësinë të studioja në Konservatorin e Kremonës në Itali te klasa e profesorit Salvatore Akardo. Studimet tek ai më mësuan se si t’i përballojë sfidat e jetës dinamike. Edhe sot e kësaj dite bëj udhëtime në Itali. Frekuentoj klasa të ndryshme mjeshtërie të një sërë muzikantësh të njohur si Xhejmi Laredo dhe Pamela Frank. Është normale që çdo muzikant i ri të ëndërrojë për karrierën solo, por realiteti është tjetër. Prandaj unë merrem edhe me mësimdhënie, gjë e cila më mbush me emocione pozitive. Po ashtu interpretoj në disa ansamble të dhomës dhe orkestra të ndryshme.”

Nga viti 2006 Aleksandrina Bojanova është vendosur në Nju-Jork. Në Shkollën Muzikore të Manhatanit ajo ka mbaruar studimet bachelor dhe master. Violinistja bullgare është duke u marrë me punimet doktorale në Shkollën Muzikore të Xhuliardit. Tani e reja është pasionuar pas barokut. Disponon një violinë baroku, që instrument dallohet shumë nga violina klasike për nga nxjerrja e tingujve.

“Që nga viti i kaluar i bie violinës së barokut – thotë muzikantja e talentuar. – Në Shkollën e Xhuliardit në Nju-Jork ka program të veçantë për interpretimin e veprave të barokut. Duke ndjekur studimet doktorale atje kam të drejtë të bashkëpunojë me drejtorin e shkollës Robert Mili, i cili është profesionalist i madh në këtë fushë në Amerikë. Ai më ndihmon në interpretimet e barokut. Para pak kohësh interpretova në Ansamblin e Barokut të shkollës. Në programin ishin përfshirë vepra të disa kompozitorëve italianë nga epoka e para klasicizmit dhe e barokut. Kjo muzikë e bën të pasur shpirtin tim.”

Në vitin 2014 në Radion Kombëtare Bullgare Aleksandrina Bojanova ka incizuar “Sekvenci” nga kompozitori italian Luciano Berio. Deri tani kjo pjesë nuk ka qenë në fondin e medias sonë. Violinistja ka pohuar po ashtu se me kënaqësi të madhe ka bërë sërish incizime në radio.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD