Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompromisi si pjesë e jetës politike bullgare

БНР Новини
Doc. Daniell Smillov: “Kompromiset e lejueshme janë ato, qe nuk shkelin parimet bazë të demokracisë”.
Foto: BGNES

Sipas fjalorit shpjegues kompromisi është marrëveshje e arritur mbi bazën e lëshimeve reciproke. Kompromisi zuri vend të qëndrueshëm në leksikun politik bullgar dhe do të mbetet aty për shumë kohë. Në saj të lëshimeve reciproke u formua dhe qeveria e fundit – e cila është e qendrës së djathtë me nuancë të majtë. Anëtarët e kabinetit janë përfaqësues të së djathtës të partisë GERB dhe të Bllokut të Reformatorëve dhe të formacionit të majtë ABV. Ndaj mbështetjes parlamentare të qeverisë shtohen edhe votat e Frontit Patriotik.

“Çështja është se sa lëshimet reciproke janë të lejueshme nga pikëpamja e logjikës politike dhe moralit dhe nga ana tjetër se sa janë të justifikueshme – a u sjellin dobi partive dhe vendit”, thotë për Radio Bullgarinë doc. Daniell Smillovi nga Qendra për Strategji Liberale.

Sipas tij, nga Fronti Patriotik hynë në fuqi një seri e fortë kandidaturash dhe hapash, për të cilët mund të thuhet se çojnë më kompromise të palejueshme. Në vazhdim të tre jajave patriotët kërcënonin, se do të tërheqin mbështetjen e tyre për qeverinë për shkak të emërimeve të Orhan Ismaillovit si Zëvendësministër i Mbrojtjes dhe të Veselin Penevit si Prefekt i Sofjes. Të dytë janë nominime të Partisë Popullore “Liri dhe Dinjitet”, e cila është pjesë e Bllokut të Reformatorëve. Negativizmi i Frontit Patriotik ndaj partisë në fjalë dhe kandidaturave të saj bazohet në faktin, se ajo ishte krijuar nga anëtarë që u larguan nga Lëvizja për te Drejtat dhe Liritë. “Në qoftë se kishin zmbrapsur, qeveritarët mund të diskreditoheshin, por arritën ta evitojnë këtë. Por tani, janë gati ta bëjnë me heqjen e lajmeve në gjuhën turke nga Kanali i parë i Televizionit Kombëtar Bullgar”, është qëndrimi i Daniell Smillovit.

“Kompromiset e lejueshme janë ato, qe nuk shkelin parimet bazë të demokracisë – shpjegon doc. Smillov. – Kuptohet, mund të ketë qëndrime të ndryshme në drejtim të ndjekjes së politikës – p.sh. për nivelin e tatimeve ose për ndihmat sociale. Në këto raste kompromiset jo vetëm se janë të pranueshme. Në një demokraci parlamentare me qeverisje të koalicionit ato janë të detyrueshme dhe të nevojshme. U njoftua, se Blloku i Reformatorëve ka arritur marrëveshje me Frontin Patriotik për të mbështetur krijimin e Komisionit parlamentar “Kush” kundrejt rrëzimit të lajmeve në gjuhën turke. Po, një komision i tillë është i nevojshëm pa dyshim, por kompromisi i justifikueshëm në vend të parë duhet të jetë i lejueshëm. Ky nuk është. Prandaj duhet të zhvillohen edhe bisedime të tjera, në të cilat edhe GERB të marrë pjesë aktive. Komisioni i cili duhet të hetojë varësitë korporative-mediatike në vend është me rëndësi kyçe dhe ai është njëra prej politikave që mund të justifikonin mbetjen e koalicionit aktual në pushtet.”

“Cili do të ishte kompromisi i justifikueshëm? – vazhdon doc. Daniell Smillovi. – Është e qartë, se katër partitë në pushtet dallojnë shumë njëra nga tjetra. Shumë prej zgjedhësve të tyre vështirë pranojnë një koalicion të tillë. Atëherë, si qeveria mund t’i bindë këta simpatizues, se kompromiset e bëra janë të nevojshme? Këtu vjen programi i qeverisjes. Çfarë është ai, a premton reforma? Duhet të ketë qëndrim të qartë për “Rrymën Jugore”, priten reforma në gjyqësor dhe në sistemin e shëndetësisë, në arsim, në administratë etj. Këto janë vetëm disa prej përpjesëtimeve më të rëndësishme – politika dhe reforma, të cilat mund ta bëjnë koalicionin aktual nga një kompromis i lejueshëm siç është ai në fakt, në një kompromis të justifikueshëm. Për të gjitha këto kërkohet shumë punë, por edhe presion, edhe përkrahje nga ana e qytetarëve.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD