Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kuriozitete ekologjike

БНР Новини
Foto: arkiv

Në një raport të Institutit Germanwatch, i cili u paraqit në konferencën e sapombaruar të OKB-së për klimën në Limë, Bullgaria, dhe Polonia shënohen si shembuj të këqij në Evropë sa u përket politikave të tyre për luftën kundër ndryshimeve klimatike. “Bullgaria është një shtet, ku nuk ka stabilitet politik dhe qeveritë ndryshojnë vazhdimisht. Politikat për klimën nuk janë prioritet kurrë”, shkruhet në konstatimet e Germanwatch. Raporti i Germanwatch (CCPI) dhe i Rrjetit Evropian për Veprimet Lidhur me Klimën (CAN EUROPE) studion 58 ndotësit më të mëdhenj me gaze serre në botë dhe afro 90 për qind prej të gjitha emisioneve të karbonit nga energjetika. Në pozitën më të mirë është Danimarka, kurse Australia është cituar si shteti që paraqitet më keq nga pikëpamja e industrisë, duke dalë përpara Kanadasë. Bullgaria zë vendin e 41-të, menjëherë pas Polonisë.

***

Së shpejti do të parashtrohet në Këshillin e Ministrave një urdhër për rritjen me 5 për qind të të ashtuquajturave “pyje të mbrojtura”. Këto janë pyje, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm edhe për formimin e resurseve ujore, edhe për ndalimin e erozionit në mal, edhe për kufizimin e përmbytjeve. Atje prerja e pyjeve do të kufizohet maksimalisht. Bëhet fjalë për rreth 17 500 hektarë pyje të mbrojtura. “Kjo është edhe në lidhje me përmbytjet gjatë disa muajve të fundit”, shpjegoi zëvendësministri i bujqësisë dhe ushqimeve Georgi Kostov. Për ilustrimin e rëndësisë së këtyre pyjeve ai dha si shembull liqenin më të madh artificial Iskër, nga i cili tërë Sofja pi ujë. Kur ai u krijua në vitin 1956, rreth tij u mbollën 35 mijë hektarë pyje të reja. Inxhinierët, të cilët e kanë ndërtuar liqenin artificial, kanë konstatuar se pa këto pyje mbushja me sedimente deri në vëllimin e tij të vdekur do të ndodhë në kuadrin e 50 viteve, domethënë tani liqeni nuk do të ekzistonte. Në saje të pyllëzimit sedimentimi është ulur 10 herë dhe mbushja do të ndodhë pas 500 vitesh.

***

Gjatë gjysmës së dytë të muajit nëntor filloi shumimi artificial i një prej llojeve më të rralla të blirit (Acipenser ruthenus) në segmentin bullgar të Danubit. Në dallim të shumëzimeve të tjera të blirit në të kaluarën, këtë herë peshqit janë gjenetikisht të pastër, me prejardhje të pastër danubiane, nënvizon Stojan Mihov, udhëheqësi i degës “Veprimtari Ekologjike” pranë WWF-Bullgaria. Ai shton se hibridizimi është një problem i madh për përjetimin e llojeve të mbrojtura. Që të kenë shans për t’u orientuar dhe mbijetuar në lumë, peshqit e këtij lloji janë rritur në liqene speciale, ku kushtet janë shumë afër atyre natyrore. Acipenser ruthenus është një prej gjashtë llojeve të blirit, të cilat kanë jetuar dikur në Danub dhe lloji i vetëm, i cili nuk migron në Detin e Zi. Ky është bliri më i vogël dhe arrin 1 metër gjatësi. Në dallim të blinjve të tjerë, ai është lloji që është më pak i kërcënuar. Kushërinjtë e tij nuk e kanë këtë fat të mirë. Bliri i turishkurtër (Huso huso), (Asipenser gueldensteadti) dhe bliri (Aciepiens stellatus) janë rrezikuar në mënyrë kritike, kurse Acipenser nudiventris dhe bliri atlantik Acipenser studio tashmë janë zhdukur.

***

Një vit pas shpërnguljes në Rodopet Lindore të pesë bizonëve të Evropës, të importuara nga Gjermania, atje mbijetuan vetëm dy ekzemplare të këtij lloji. Tri kafshët më të reja vdiqën, ndoshta për shkak të stresit nga transferimi i tyre. Këto kafshë më të mëdha barngrënëse në Evropë, dikur kanë jetuar edhe në këtë rajon, por janë zhdukur që prej shumë kohe. Adaptimi i dy bizonëve të Evropës në këtë rajon të bukur dhe plot lloje të ndryshme biologjike, ripohon tezën se natyra e egër mund të ringjallet, vënë në dukje ekspertët e projektit “Bota e egër e Rodopeve Lindore”, përkrahur nga Fondacioni “Ari i ri trak”. Interesi i turistëve ndaj bizonëve të Evropës është shumë i madh.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD