Pavarësisht se çfarë ishte viti dhe se çfarë ka ndodhur gjatë katër stinëve të tij, vjen dhjetori dhe na pushton me ditët e tij festive, me listat me dhuratat, me tryezat e hareshme. E përditshmja e nxituar u lë vend përgatitjeve – që gjithashtu janë të nxituara, por janë jashtëzakonisht të këndshme. Për ne, bullgarët, ky muaj vë fillimin e vargut të ditëve të emrit, ndërsa në Natën e Buzmit dhe të Krishtlindjes familja mblidhet detyrimisht.
Nga kaosi – tek rendi, nga errësira – tek drita, nga fundi – tek fillimi i ri. Ky është thelbi i ritit të lashtë pagan, që është praktikuar në trojet tona në këtë kohë të vitit. Gjatë ditëve të solsticit dimëror në lashtësi e kanë nderuar lindjen e diellit të ri. Në përfytyrimet popullore dielli i ri zbret nëpër degët e Pemës së botës për të arritur në botën tonë dhe të ndriçojë ditët e banorëve të Tokës. Këtë moment sakral gjyshet tona e kanë rikrijuar në qëndisjet dhe qilimat e tyre, në zbukurimin e bukëve të ritit, e kanë ndërthurur në melodi përrallore. Më vonë kisha pranon 25 dhjetorin si ditë e Lindjes së Jezu Krishtit. Fëmijën Jesu Krishti populli ynë e quan Zoti të ri dhe në përfytyrimet folklorike ai mban tiparet e një perëndie pagane, që nderohej në periudhën para krishterimit.
Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..
Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..
Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..