Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rusllan Stefanov: korrupsioni bashkë me padurimin është diçka shumë e rrezikshme

БНР Новини
Foto: BGNES

Niveli i korrupsionit në Bullgari gjatë vitit 2013-2014 ka arritur një kulm të ri gjatë 15 viteve të fundit. Kjo është shënuar në raportin e 11-të të Qendrës për Studime të Demokracisë mbi këtë temë. Ai është përgatitur në kuadrin e Iniciativës për zhvillim dhe ndershmëri në Evropën Juglindore (SELDI) dhe për herë të parë përfshin 9 vende në Ballkan: Bullgaria, Kroacia, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia.

Bullgaria është vendi i tretë për nga ryshfetet (29 për qind) pas Malit të Zi (31 për qind) dhe Shqipërisë (39 për qind), kurse më pak ryshfete u janë dhënë nëpunësve në vendet Turqi dhe Kroaci (8-9 për qind), domethënë dukuria është shumë e përhapur në Ballkan. Mirëpo, në vitin 2014 me falimentimin e Bankës Korporative Tregtare bullgarët u bënë dëshmitarë edhe të disa praktikave të këqija të korrupsionit madje në organet më të fuqishme legjislative – Prokuroria, Hetimi Financiar, Banka Popullore Bullgare. Ja më shumë hollësi rreth temës së korrupsionit nga Rusllan Stefanov, drejtor i Programit Ekonomik i Qendrës për Studime të Demokracisë.

“Gjatë dy viteve të fundit politike po vëzhgohet një nivel shumë serioz i korrupsionit administrativ. Aktualisht jemi të niveleve më të larta, të cilat janë matur deri tani nga Sistemi i Monitorimit të Korrupsionit në Bullgari që nga viti 1999 e këtej – afro 160 mijë ryshfete në muaj. Domethënë, ka një dobësim të konsiderueshëm të luftimit të korrupsionit në Bullgari, si dhe një korrupsion serioz politik në nivelet e larta të pushtetit. Në qoftë se hedhim një shikim në Evropën Juglindore në periudhën 2001-2014 Bullgaria nuk zë një pozitë të mirë. Ne jemi në nivelin e vendeve nga Ballkani Perëndimor, të cilat nuk janë anëtare të BE-së. Për nga përhapja e korrupsionit zëmë një pozitë më të keqe nga Kroacia – vendi i fundit anëtar i BE-së. Lajmi i mirë është se Bullgaria në krahasim me vendet në Ballkanin Perëndimor ka një sistem më transparent udhëheqjeje. Kurse bullgarët janë më negativë ndaj korrupsionit si një “e keqe sociale”. Pra, për nga dallimi i tij dhe refuzimi i tij moral Bullgaria tregon tipare, të cilat janë më afër vendeve në BE. Kjo provokon një tension politiko-social në shoqërinë bullgare.”

Në dallim të disa vendeve si Rumania, Kroacia dhe Sllovenia, të cilat kanë një model funksionues të hetimit të pavarur të korrupsionit, në Bullgari ende nuk ka asnjë dënim në nivelet e larta të pushtetit. Por mund të ketë një dënim të tillë, sepse edhe nga ana e Komisionit Evropian ka një presion të tillë në këtë drejtim, shënon analizatori dhe shton:

“Në Bullgari transparenca e rritur dha një përfytyrim më të mirë se çfarë më saktë ndodh sa i përket kazusit të Bankës Korporative Tregtare dhe presionit të jashtëm sa i përket gazsjellësit “Rryma Jugore”. Bullgarët dispononin rreth këtyre temave më shumë informacion, megjithë provat për hedhje hije nga ana e mediave të kontrolluara. Para 10 vitesh nuk kishte mundësi për t’u mësuar se çfarë ndodh?”

Sipas fjalëve të Rusllan Stefanovit korrupsioni dhe mungesa e stabilitetit politik janë në një varësi të vështirë dypalësh. Përveç kësaj korrupsioni është një problem shumë i madh, që zgjidhet shumë vështirë, që nga përpara ndryshimeve demokratike te ne në vitin 1989. Shpresa për ndryshim është përsëri në politikë, në karakterin demokratik të sistemit prej partive në bazë civile dhe në shansin që të duken liderë të rinj dhe politika të reja, të cilat të na çojnë në një zgjidhje të kësaj situate të ndërlikuar.”

Stefanov supozon se raporti i Komisionit Evropian muajin tjetër për përparimin e Bullgarisë në “Drejtësinë dhe rendin e brendshëm” do të konstatojë mungesën e përparimit praktik në luftimin e korrupsionit. Por ai supozon gjithashtu se raporti do t’i japë shans qeverisë bullgare të Bojko Borisovit për të dhënë një platformë zgjidhjeje. Stefanov pret gjithashtu se raporti për Bullgarinë duhet të jetë lidhur edhe me raportin e kundër korrupsionit të BE-së për të gjitha vendet anëtare.

Mirëpo, analizatori mendon se Prokuroria e ardhshme evropiane nuk është ilaç:

“Zgjidhja e çështjeve më të mprehta të korrupsionit gjithmonë ka ndodhur me anë të forcave vendore. Këtu interesimi është i madh, sepse korrupsioni u përket më shumë njerëzve, të cilët banojnë dhe ndeshen me të në Bullgari.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD
Donald Trump

Presidenti dhe partitë politike uruan Donald Trump

Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..

botuar më 24-11-06 2.03.MD
Vesna Bendevska

Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir

Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..

botuar më 24-11-05 10.59.PD