Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1962-ta: Ansambli i Dhomës “Solistët e Sofjes” – një përrallë muzikore e pafund

БНР Новини
Foto: arkiv

Në vitin e largët 1962 nisi rrugën e njërës nga orkestrat e para të muzikës së dhomës në Evropë, pikërisht “Solistët e Sofjes”. Dekada të tëra ansambli përfaqëson kulturën muzikore në Bullgari. Numri i veprave të kompozuara kushtuar “Solistëve të Sofjes” është shumë i madh.

Ideja e themelimit të Ansamblit të Dhomës “Solistët e Sofjes” lindi rastësisht në mes të muzikantëve të talentuar nga Opera Popullore në Sofje. Koncerti i parë i orkestrës nën dirigjimin e Mihaill Angellovit u prit me një entuziazëm shumë të madh. Në intervistën e vitit 1975, që ruhet në “Fondin e Artë” të Radios Kombëtare Bullgare, Aleksandër Popov – njëri nga themeluesit e ansamblit, ka thënë:

“Emri i parë i ansamblit ishte “Orkestra e Sofjes e Muzikës së Dhomës”. Shumë kohë e kemi menduar atë, por emri i ansamblit nuk ishte detyra jonë numër një. Të gjithë ne u bashkuam rreth dashurisë së pafund që kemi për muzikën e dhomës. Për ne kjo ishte një mundësi dhe stimul i mirë për paraqitjen tonë tjetër artistike. U njohëm me autorë jashtë programit të operës. Hapat e parë ishin në kërkim të aftësive tona artistike.”

Repertori i Ansamblit të Dhomës “Solistët e Sofjes” përfshin vepra të sh. XV-të e deri te veprat bashkëkohore. Ja pse ansambli ishte faktori për formimin e kritereve për muzikën e dhomës në Bullgari. Dirigjenti i dytë i “Solistëve të Sofjes” ishte Vasill Kazanxhiev. Një intervistë të tij ruhet në “Fondin e Artë” të radios:

“Detyra e ansamblit tonë është e qartë. Ne përpiqemi ta njohim publikun me kryeveprat e Barokut, Klasicizmit dhe Romantizmit, po ashtu dhe me shembujt më të mitë të muzikës bashkëkohore. Pa dyshim, baza mbi të cilën formohet një ansambël i tillë është muzika klasike. Kjo e fundit është instrumenti më i fortë për zotërimin e stileve të tjera. Ndërkohë, formacioni i cili pretendon për repertor të pasur dhe popullarizim të kulturës bullgare në vend dhe jashtë shtetit, duhet t’i drejtojë vëmendje po ashtu dhe krijimtarisë vendase. Ne arritëm t’i bindim autorët se mund të interpretojmë veprat e tyre në nivel në të vërtetë të lartë.”

Dirigjenti i tretë i Ansamblit të Dhomës “Solistët e Sofjes” është Emill Tabakov. Nga viti 1988 e deri më sot ansambli dirigjohet nga Pllamen Xhurov. Po thuajse nuk ka vend të gjysmësferës veriore ku “Solistët e Sofjes” të mos kanë dhënë koncert. Dhjetëra janë turet në Amerikën Veriore e Jugore, Azi dhe Australi.

Foto: BulfotoSot Ansambli i Dhomës “Solistët e Sofjes” është pikë rrëfimi për profesionalizëm dhe çdo paraqitje e tij është ngjarje me vlerë në jetën kulturore të Bullgarisë. Shpeshherë ndodh që “Solistët e Sofjes” të ftohen në programin shoqërues të muzikantëve të njohur të cilët japin koncerte në vend. Dhe po ashtu ansambli ndihmon të rinjtë të cilët paraqiten në skenë, të shoqëruar me orkestër.

Me rastin e jubileut të tij Ansambli i Dhomës “Solistët e Sofjes” u shpërblye me dekoratën e nderit të Bashkisë së Sofjes. Sipas idesë së ansamblit nga 2009-ta mbahet Konkursi Ndërkombëtar i Kompozimit. Deri tani në të kanë marrë pjesë mbi 140 kompozitorë nga më se 30 vende të huaja.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viti 1994 – Vera, në të cilën Zoti ishte bullgar

Vera e vitit 1994 mbahet mend me Kampionatin Botëror të Futbollit në SHBA-në. Bullgaria merrte pjesë herën e gjashtë në finale botërore. Dhe kjo pasi 9 muaj para kësaj më 17 nëntor të vitit 1993 në stadiumin e Parisit “Park de Prens” vendosej kush,..

botuar më 15-07-25 10.15.PD

Viti 1993: Ljuben Berovi – “njeriu prej kashte”

Pas rrëzimit të kabinetit të kryeministrit Filip Dimitrov, qeveria e mëpasshme e Bullgarisë mbeti në pushtet dy vjet. Më 30 dhjetor të vitit 1992 këshilltari i çështjeve ekonomike të presidentit Zhelju Zhelev – profesor Ljuben Berov, qëndroi në krye të..

botuar më 15-07-18 9.05.PD
Kabineti i Filip Dimitrovit

1992: Filip Dimitrov – kryeministër “me pak, por përgjithmonë”

“Detyra jonë është që ta bëjmë Bullgarinë një shtet normal, jo një shtet të përkryer. Për njeriun është diçka natyrore që të jetojë në një botë, në të cilën shteti nuk i kap atë për qafë, nuk përcakton punën e tij, nuk paracakton botëkuptimin e tij dhe..

botuar më 15-07-11 1.15.MD