Shumica e bullgarëve nuk miratojnë gjuhën e urrejtjes, me gjithë se ajo është e përhapur gjerësisht në Bullgari. Këtë e tregon studimi i “Shoqërisë së hapur” për qëndrimet shoqërore ndaj kësaj dukurie gjatë vitit 2014. Afro gjysma prej tyre kanë dëgjuar fjalë të mosmiratimit, urrejtjes ose agresionit ndaj grupeve të pakicave, ndërsa për çdo person të katërt këto fjalë mund të çojnë në dhunë kundër tyre. Më të prekurit, siç ishte edhe në vitin 2013, janë romët, turqit dhe grupet homoseksuale. Por kohen e fundit këto përfshihen edhe myslimanët dhe të huajit, për shkak të fluksit të refugjatëve dhe imigrantëve si rrjedhojë e konfliktit në Siri dhe LM. Më shpesh gjuha e urrejtjes përhapet nga politikanët dhe gazetarët nëpërmjet ekranit televiziv.
Liria e shprehjes mund të ushtrohet, vetëm në qoftë se nuk u pengon njerëzve të tjerë të ushtrojnë lirinë e tyre, thuhet kategorikisht në Hartën për të drejtat e njeriut, rikujton në një intervistë për Radio Bullgarinë Ivanka Ivanova, Drejtore e Programit juridik dhe autore e sondazhit. Sipas fjalëve të saj, “fjala që nxit diskriminim, mund të ndalohet dhe kufizimi i saj nuk është shkelje e së drejtës së fjalës.”
Cilat janë tendencat, cilat janë faktorët kriminogjenë që motivojnë gjuhën e urrejtjes, çfarë duhet të ndërmerret kundër tyre?
“Ende është herët të përvijohen tendencat, duhet të zhvillohen edhe studime të tjera – komenton znj. Ivanova. – Pas studimit të dytë mund të themi vetëm cilat qëndrime janë të ndryshueshme dhe cilat – të qëndrueshme. Ndër konkluzionet më të rëndësishme, të konfirmuara për vitin 2014 është, se ka një mosmiratim të madh shoqëror për përdorimin publik në Bullgari të gjuhës së urrejtjes. Jemi në momentin kur kjo dukuri duhet të transformohet në politika shoqërore. Që çdo institucion në sistemin e arsimit, shëndetësisë, drejtësisë të mund të marrë përgjegjësinë e vet dhe të zbatojë plan të përbashkët për kufizimin e gjuhës së urrejtjes. Sepse ajo krijon mjedis, në të cilin trajtimi i pabarabartë i njerëzve dhe agresioni ndaj përfaqësuesve të pakicave pranohet si një sjellje normale. Ndërsa ne shohim qartë, se shumica e njerëzve nuk miratojnë një sjellje të tillë.”
Studimi thotë shumë pak për këtë pse njerëzit e përdorin gjuhën e urrejtjes, por ne do të thellojmë studimet tona në këtë drejtim, shpjegon znj. Ivanova.
“Ndër problemet kryesore është gjendja e arsimit. Shumë pak flitet për të drejtat e njeriut, për ndarje të qartë midis shprehjes së lejuar nga shoqëria dhe shprehjes që gjeneron diskriminim dhe agresion. Kjo është njëra prej masave për kufizimin e gjuhës së urrejtjes në strategjinë e ardhshme të shtetit. Gjendja e arsimit është prej faktorëve kriminogjen, që shkaktojnë gjuhën e urrejtjes. Një faktor suplementar është, se raste drastike të tilla mbeten të padënuara. Reagimi jo gjithmonë duhet të jetë dënim, por ka raste që përputhen me përkufizimin e krimit në Kodin Penal, ndërsa prokuroria nuk nis procedura gjyqësore ose i trajton si raste të rrugaçërisë, d.m.th. nuk analizon elementin e krimit urrejtje. Dhe në qoftë se mbetet i padënuar nuk mund të kryejë rolin e tij të parandalimit të përgjithshëm, njerëzit nuk kuptojnë si të adaptojnë sjelljen e tyre që të mos bien ndesh me ligjin.”
Grumbullimet 20 vjeçare të rasteve të diskriminimit ndaj pakicave në sferën e shërbimeve social duhet të jenë elementi balancues në fjalët e politikanëve, ndërsa mediat duhet të japin një pikë qëndrimi të tillë ndaj problemit, mendon Ivanka Ivanova.
“Në qoftë se jetoni në shoqëri me shumë pakica dhe përfaqësuesit e këtyre pakicave nuk kanë përfaqësues ndër mjekët, policinë, prokurorinë, kjo krijon barrierë të mosbesimit të minoritarëve ndaj shërbimeve që u ofrohen dhe është premisë për diskriminim dhe racizëm. Kjo mund të zbutet me strategji të bazuar mbi dy shtylla kryesore. Nga njëra anë të ketë politikanë dhe prijës, të cilët të pranojnë problemin dhe kur dëgjojnë fjalë të urrejtjes t’i dënojnë. Kuvendi Popullor ka Komision të etikës dhe ai duhet te merret me çështje të tilla dhe të rekomandojë masa për kufizimin e rasteve të urrejtjes. Por nevojitet reagim edhe nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë që mbajnë përgjegjësi për ndëshkimin e rasteve të tilla. Shtylla e dytë nga ana tjetër janë të gjitha hallkat e arsimit të cilat duhet të edukojnë njerëzit në intolerancë ndaj gjuhës së urrejtjes, sepse ajo krijon premisa për trajtimin e pabarabartë të njerëzve.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..