Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga paqja në familje tek paqja në botë

БНР Новини
Foto: arkiv

OKB ka shpallur 25 nëntorin si Ditë Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, ndërsa 10 dhjetorin – si Ditë Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. Midis këtyre datave nga viti 1991 organizata botërore zhvillon fushatë informative “16 ditë kundër dhunës ndaj grave”. Mesazhi i OKB-së është, se dhuna ndaj grave është shkelje e të drejtave të njeriut. Sivjet fushata zhvillohet nën moton “Nga paqja në familje tek paqja në botë”. Përveç këtij mesazhi iniciativa botërore është lidhur me ratifikimin e Konventës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, miratuar në vitin 2011 në Stamboll nga vendet anëtare të Këshillit të Evropës dhe të BE. Deri tani ka 21 ratifikime, ndër të cilat të Bosnja-Hercegovinës, Turqisë, Danimarkës, Finlandës etj.

“Bullgaria nuk e ka nënshkruar dhe nuk e ka ratifikuar konventën” – deklaron për Radio Bullgarinë Iliana Stojçeva, Drejtore ekzekutive e Shoqatës “Aleanca për mbrojtje nga dhuna në bazë gjinore” dhe shpjegon arsyet: “Duhet të hapen mjaft qendra të krizave dhe strehime për mbrojtje, të cilat të financohen nga shteti. Sipas meje, ky është shkaku që deri tani nuk është miratuar konventa. Shkaku tjetër është, se duhet të bëhen ndryshime në Kodin Penal, që të inkriminohet vepra “dhuna në familje”. Konventa kërkon dhe inkriminimin e veprimeve të nxitësve të lidhjes së martesave në moshe të re, që është problem edhe për Bullgarinë. Përveç kësaj, shteti duhet të bëjë përpjekje për mbështetjen e qendrave konsultative dhe të ndihmojë aktivisht organizatat joqeveritare. Deri tani kjo mbështetje është në bazën e projekteve të caktuara nga donatorë të jashtëm për një periudhë të shkurtër kohor.”

Nga viti 1993 Bullgaria përfshihet në iniciativën “16 ditë kundër dhunës ndaj grave” e cila organizohet nga sektori joqeveritar. “Deri tani është arritur shumë në drejtim të mbrojtjes së grave dhe fëmijëve – viktimë të dhunës, por duhet të bëhet edhe më shumë – vazhdon Iliana Stojçeva. – “Aleanca për mbrojtje nga dhuna në bazë gjinore”, në të cilën bëjnë pjesë 11 organizata nga tërë vendi, gjatë vitit të kaluar u ka ofruar shërbime mbi 4 mijë grave dhe fëmijëve, viktimë të dhunës. U është ofruar strehim mbi 1 000 grave dhe fëmijëve në qendrat e krizave. Në bazë të ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje janë iniciuar  rreth 700 çështje gjyqësore vetëm nga organizatat e Aleancës.”

Iliana Stojçeva shpjegon, se numri i konsultimeve të ofruara grave dhe fëmijëve që kanë përjetuar dhunë ka rritur gjatë viteve të fundit. Për fat të keq, në Bullgari nuk ka statistikë zyrtare, e cila të tregojë numrin e grave, fëmijëve dhe meshkujve që kanë përjetuar dhunë në familje. Numri i rritur i konsultimeve nuk do të thotë së automatikisht është rritur numri i viktimave. Sipas Iliana Stojçevës, personat që kanë përjetuar dhunë, me çdo vit të kaluar ndërgjegjësohen dhe bëhen gati të kërkojnë ndihmë dhe të tregojnë për atë që kanë përjetuar. Nga “Aleanca për mbrojtje nga dhuna në bazë gjinore” përdorin fushatën për të shtruar para organeve shtetërore kërkesa, që janë të nevojshme për shoqërinë tonë. Në vend të parë sigurimi: në etapën më të hershme i ndihmës juridike për viktimat e trafikut; i mbështetjes së programeve për grupet në rrezik dhe për personat që kanë përjetuar dhunë në familje dhe forma të tjera të dhunës në bazë gjinore, si gra dhe fëmije nga pakicat, si ata me çrregullime dhe migrantët. Shtrohen kërkesa edhe për miratimin e legjislacionit dhe politikave për luftë konsekuente kundër diskriminimit dhe stereotipave në bazë gjinore.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD