Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Oratnica” shënon ditëlindjen e vet të pestë me një koncert

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Grupi folklorik “fusion” “Oratnica” shënon ditëlindjen e vet të pestë me muzikë dhe premton çaste të këndshme dhe të paharrueshme. Muzikantët kanë ftuar në skenë kolegë dhe miq, me të cilët do ta gëzojnë publikun. Ndër ta janë: “VoxBox”, “Acid Folk Five”, Kotarashky DJ Set, këngëtaret e “Kipri”-s dhe ansambli i kërcimtarëve “Zhar”. Data është 12 dhjetor, vendi – lokali i kryeqytetit “MIXTAPE 5”.

Pesë vjet nuk është një periudhë e gjatë për një bandë. Për “Oratnica” ky ishte një fillim i suksesshëm: ajo u bë e njohur me muzikën e saj origjinale, fitoi shumë adhurues në Bullgari dhe jashtë shtetit, incizoi një album të debutimit. Çdo një koncert është festë për fansat, të cilët e rizbulojnë folklorin bullgar nga pikëpamja e stileve moderne si: hip-hop, drum and bass dhe dubstep. Muzika e grupit tashmë është mjaft e njohur, por emri i tij është pak i çuditshëm edhe për bullgarët dhe shpeshherë njerëzit gabojnë vendin e theksit të fjalës. Hristian (një nga interpretuesit e grupit) na shpjegon emrin:

“Oratnica” është një zakon i vjetër popullor, karakteristik për Të Lidhurit e Djathit. Është një zakon pagan për pastrimin e trupit dhe shpirtit me zjarr. Fjala vjen nga dialekti i krahinës Shopluk dhe për këtë arsye theksi vë mbi rrokjen e parë. E zgjodhëm për emër të grupit tonë për shkak të simbolikës interesante. Gjatë këtyre pesë viteve kemi qenë në shumë vende. Koncertet tona gjithmonë janë emocionuese dhe publiku reagon mirë. Për mua gjithmonë është një kënaqësi që të interpretoj para publikut dhe kjo më sjell emocione të këndshme.”

Petër – interpretuesi tjetër i grupit shton: “Më bëri përshtypje më të madhe pjesëmarrja jonë në Malajzi. Atje morëm pjesë në një festival bashkë me grupe nga tërë bota. Prezantuam muzikën tonë bashkë me këngëtaret e ansamblit “Kipri”. Publiku na dëgjoi me vëmendje dhe pastaj njerëzit na përshëndetën. Ishin shumë impresionuar. Kishte njerëz, të cilët kishin dëgjuar “Misterin e zërave bullgare” dhe muzikën tonë popullore. Por ishin edhe të habitur për shkak të veglave të çuditshme që i përdorim.”

Në “Oratnica” marrin pjesë katër djem – Hristian, Petër (Bëni), Ivan (Popa) dhe Georgi (Horhe). Ata interpretojnë folklorin bullgar duke përdorur këto vegla: kavall, daulle, kahon peruan dhe dixheridu australian.

Albumi i debutimit i grupit “Oratnica”doli jashtë Bullgarisë. Ai tingëllon në stacionet e rados në 6 kontinente dhe për të shkruajnë revistat më prestigjoze muzikore  për muzikë etno si fRoots, Songlines, Folk Forum. Mund të dëgjohet edhe në internet. Po e dëgjojmë përsëri Hristijanin:

“Mendoj se muzika e bukur duhet të ketë mënyra alternative për kontakt me njerëzit. Ne përdorëm propozimin e sajtit “Zamunda” dhe morëm pjesë në nismën e tyre për popullarizimin e muzikantëve bullgarë. Atje mund të gjeni edhe albumin tonë të debutimit edhe një video spot. Vazhdojmë të interpretojmë këngët e këtij albumi, por njëkohësisht punojmë edhe mbi një të ri. Për ne albumi i ri do të jetë një hapë e madhe dhe do t’i jep një jetë e re grupit. Ai do të dalë në fillimin e vitit 2015. Në të do të ketë këngë autori mbi bazë folklorike dhe me elemente hip-hop.”

“Oratnica” po përgatitet për koncertin e ditëlindjes. Ata përsëri do ta magjepsin publikun. Zakonisht njerëzit reagojnë spontanisht dhe gëzohen shumë. Sipas traditës në kohën e koncerteve publiku kërcen dhe pjesëmarrjet e tyre përfundojnë me valle. Kemi ftuar aq shumë njerëz në koncertin tonë më 12 dhjetor se miqtë tanë bëjnë shaka se nuk do të ketë vend për grupin dhe na pyesin “A do të interpreton “Oratnica?”. Përgjigja është “Po” – thonë djemtë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rainer Honeck

Rainer Honeck: Çdo herë më bën përshtypje se sa mirë luajnë muzikantët bullgarë

Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..

botuar më 24-11-17 10.30.PD
Cvetan Angellov

Grupi “Kanella”, aroma e fëmijërisë dhe bukuria e poezisë

Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...

botuar më 24-11-15 8.35.PD

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD