Pas pesë muajsh në pritje të reagimit të organeve kompetente, 250 mijë depozituesit fizikë dhe 6 mijë të tjerët juridikë më së fundi kanë akses te paratë e veta pasi Banka Korporative Tregtare falimentoi. Depozitat e garantuara sipas ligjit janë deri në 100 mijë euro. 9 banka të tjera në Bullgari kanë filluar t’ua japin depozitat klientëve të Bankës Korporative Tregtare. Brenda një dite janë dhënë më se 500 mijë euro. Pyetja e ekspertëve ekonomikë është çfarë do të ndodhë me 1.6 mlrd eurot e Bankës Korporative Tregtare.
Ka disa mundësi për reagim nga ana e depozituesve.Një pjesë e klientëve do të tërheqin depozitat e veta në para të gatshme. Të dhënat e para tregojnë se ashtu veprojnë mezi 1 për qind e klientëve. Shumë ekonomistë shpresonin se parat e gatshme do të harxhohen menjëherë në prag të festave të fundvitit dhe kështu tregu do të rimëkëmbet shpejt. Mundësia e dytë është kur depozitat transferohen në një bankë tjetër. Si duket shumica e depozituesve përfitojnë nga ky variant. Kjo do të thotë se gjendja financiare e bankave në Bullgari do të stabilizohet. Por nga ana tjetër interesat do të bien. Gjithsesi paratë do t’i shkojnë ekonomisë.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..