Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1961-ta – “Toka në baxhë” – Juri Gagarin në Bullgari

БНР Новини
Foto: arkiv

Viti 1961 do të mbahet mend me fluturimin e njeriut të parë në Kozmos. Ky ishte Juri Gagarin. Ai erdhi në Bullgari të njëjtin vit dhe populli e priste me entuziazëm të madh.

Sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare, Todor Zhivkov i tha këto fjalë:

“I nderuar Juri Alekseeviç Gagarin, për ne, bullgarët sot është ditë e jashtëzakonshme. Lajmi se Ju do ta vizitoni tokën bullgare, na erdhi shumë mirë dhe zgjoi ndjenjat më të mira te qytetarët dhe fshatarët. Në emër të paqes dhe për të mirën e njerëzimit Ju bëtë një akt heroik. Një vepër madhështore që zgjoi admirimdhekrenaripërfuqinë enjeriut në të gjitha qoshet e planetit tonë. Emrin Tuaj e njoh çdo bullgar. Më lejoni, i dashur Juri Alekseeviç, në emër të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare, të presidiumit të Kuvendit Popullor dhe Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore të Bullgarisë, në emër të popullit bullgar, t’ju mirëpres ngrohtësisht me rastin e vizitës Suaj në atdheun tonë. Në personin Tuaj ne përgëzojmë ndërtuesit e lavdishëm të shkencës dhe teknologjisë sovjetike, mijëra specialistët e shkencës sovjetike, të cilët në kushtet e pushtetit sovjetik dhe në bazë të doktrinësmarksiste-leniniste, e lanë larg vetvetes shkencën dhe teknologjinë në shoqërinë kapitaliste dhe me sukses zotërojnë sekretet më të thella të natyrës. Mbizotërojnë forcat e saj të pashtershme në shërbim të njerëzimit, krijuan kushtet për futjen graduale të njerëzimit në hapësirat e panjohura të Universit.”

Pas procesit të kërkimit dhe përzgjedhjes, Juri Gagarin u zgjodh mes 6 pilotëve të tjerë për programin e fluturimit të parë në Kozmos. Më 12 prill 1961 në bordin e anijes kozmike "Vostok 3KA-3", Gagarin u bë njeriu i parë që udhëtoi në hapësirë, dhe i pari që e përshkoi orbitën e tokës. “Të jem i pari në Kozmos, ta gjej veten time në një përplasje të panjohur deri sot me natyrën – kjo ishte ëndrra ime” – ka thënë Gagarin. Dy ditë më vonë mijëra njerëz e kanë pritur Gagarinin në Sheshin e Kuq të Moskës. Dhe një muaj më pas ai është nisur në udhëtim rreth e rrotull botës. Vendet e para që ka vizituar Gagarini janë Çekosllovakia dhe Bullgaria. Gjatë qëndrimit në Sofje ai ka vizituar shkollën e sapohapur 138-të, e cila shkollë quhej “Juri Gagarin”. Në oborrin e saj është mbjellë një pemë pishe, nga e cila nisi e ashtuquajtura “Korsia e kozmonautëve”. Pesë vite më vonë Gagarin është rikthyer në shkollë. Pas Gagarinit vizitë kanë bërë dhe kozmonautë të tjerë – Pavell Popoviç, Valentina Tereshkova, Nikollaj Rukavishnikov dhe kozmonauti bullgar Georgi Ivanov. Këta janë vetëm disa nga emrat e njohur të cilët janë shënuar në librin e vizituesve të shkollës së 138-të të Sofjes. Pas ndryshimeve në Bullgari shkolla “Juri Gagarin” u rititullua si “Vasill Zllatarski” sipas emrit të historianit bullgar.

Fluturimi i suksesshëm i Juri Gagarinit është suksesi i tretë i madh i Bashkimit Sovjetik në garën kozmike kundër SHBA-së. Para këtij në Kozmos janë dërguar sateliti i parë dhe qenia e parë e gjallë – qeni Lajka. Amerikanët u kanë afruar rusëve në etapën e fundit të garës, kur SHBA-ja ka dërguar njerëz në Hënë. Duke qenë atëherë pjesë e Bllokut Socialist, Bullgaria është përfshirë në programet kozmike me aparaturën e vetë, si dhe me ushqimet për kozmonautët. Është për t’u përmendur se Bullgaria është vendi i tretë i botës i cili prodhon ushqimet e posaçme për kozmonautët, përfshiu kosin. Ato përgatiten nga specialistët e Akademisë Bullgare të Shkencave, të cilët janë të mendimit se ushqimet për kozmonautët mund të përdoren në rast krize e lufte. Pas rënies së Bllokut Komunist Bullgaria ka vazhduar të bashkëpunonte me vendet ish-sovjetike në zhvillimin e teknologjisë së hapësirës kozmike. Por nuk arriti të përdorte potencialin e madh që ka në fushën e fizikës kozmike, transferimit të teknologjisë kozmike, në aparaturën dhe sistemet kozmike për shkak të mungesës së mjeteve financiare. Deri në këtë vit Bullgaria nuk kishte para për të mbuluar taksën vjetore të Agjencisë Evropiane Kozmike dhe prandaj nuk ishte anëtare të saj. Pavarësisht vështirësive Bullgaria punon në fushën e teknologjisë së hapësirës kozmike që nga viti 1969 deri sot e kësaj dite.

Juri Gagarin ka humbur jetë gjatë një trajnimi me avionin MiG-15.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1991-a: Elisaveta Bagriana – shekullorja dhe unikja

E bukur, e mençur, e talentuar dhe disi ekzotike, Elisaveta Bagriana (1893-1991) është ylli i hapësirës kulturore bullgare, ku dominojnë burrat. Megjithë dhembshurinë dhe natyrën e saj delikate, poetesha është treguar papritur e fortë dhe mbijetuese në..

botuar më 15-07-04 11.15.PD
Mitingu paraelektoral i Bashkimit të Forcave Demokratike në Urën e Shqiponjave të Sofjes më 7 qershor të vitit 1990

Viti 1990: Koha është jona?

“Kohë e besimit, shpresës dhe dashurisë, por edhe e mungesës së urtësisë”. Kështu e karakterizon fillimin e viteve 90-të të shekullit të kaluar Petko Kovaçevi, i cili në atë kohë ishte anëtar i Shoqatave të Pavarura Studentore dhe i Organizatës..

botuar më 15-06-27 9.10.PD
Petër Mlladenovi njofton dorëheqjen e Todor Zhivkovit

Viti 1989 – Ndryshimi

10 nëntori i vitit 1989 ishte një datë nga kalendari, e cila për bullgarët e zakonshëm filloi si të gjitha ditët e mëparshme. Në orën 18 fiks, kur nëpërmjet Radios Kombëtare Bullgare iu shprehën falënderime zotit Todor Zhivkov dhe u njoftua, se Petër..

botuar më 15-06-20 9.55.PD