Beteja për shpëtimin e çdo një zemre fëmijërore – fjalë për fjalë dhe të thënë në mënyrë të figurshme – është në fokusin e nismës së sivjetshme bamirëse “Krishtlindjet Bullgare – i dhuro shpresë fëmijës në rrezik”. Dhurimet e mijëra bullgarëve do t’i ndihmojnë fëmijët me sëmundje kongjenitale, kryesisht të zemrës, me diagnostikim të hershëm dhe me mjekim modern.
Fillimi zyrtar i fushatës 2014/2015 nën kujdesin e presidentit Rosen Plevneliev ishte shpallur në Spitalin Kardiologjik Kombëtar – një nga spitalet të të cilave ajo u ndihmon. Me parat që do të mblidhen në kuadrin e edicionit të 12-të të “Krishtlindjeve Bullgare” teknika e vjetër e spitalit mund të zëvendësohet me aparaturë të teknologjisë së lartë, tha kreu i shtetit dhe vazhdoi:
“Kuptimi i vuajtjeve dhe përpjekjet që t’i pakësojmë këto vuajtje na bëjnë më të fortë, më të mirë dhe qytetarë më të vlefshëm. Veprat e mira e bëjnë jetën sa më të vlefshme dhe kuptimplotë. “Krishtlindjet Bullgare” përkrahin bamirësinë dhe vullnetarizmin. Fushata gjithmonë arrin rezultate të dukshme dhe për këtë arsye shumë bullgarë e përkrahin duke ndihmuar për realizimin e qëllimeve fisnike.”
Në Bullgari çdo vit linden 3 500 fëmijë me anomali kongjenitale, prej të cilave mes 600 dhe 700 janë me probleme kardiologjike. Ndër këta fëmijë është Diljana Atanasova, e cila tashmë është 23 vjeçare. Ajo ka sëmundje kongjenitale të zemrës dhe 2 operacione kardiologjike, të bëra në Klinikën Kardoiologjike të Fëmijëve. Operacioni i parë i saj është bërë kur ajo ka qenë bebe. I dyti – para dy vjetëve, pavarësisht moshës së saj (në Bullgari nuk kemi spitale për pacientë të rritur me sëmundje kongjenitale të zemrës).
“Mjekimi i pacientëve të tillë nuk është financuar nga Arka e Sigurimeve Shëndetësore dhe kjo krijon shumë vështirësi. Për ne kjo klinikë është familja e dytë, sepse është e vetmja në Bullgari që na jep shans për jetë – shpjegoi me lot në sy Diljana. –Gjendja ime nuk është vetëm një diagnozë, por është fati im, të cilin e kanë shumë fëmijë. Ne besojmë se ne të gjithët do ta fitojmë betejën – betejën për zemrat tona!”
Pacientët e vegjël i dhuruan presidentit një suvenir në formën e zemrës me mbishkrim të shkruar nga Diljana.
“Vetëm njeriu, i cili e ka përjetuar dhimbjen e vërtetë mund të mësohet se si të jetojë. Sot tashmë di sa e vështirë është që të marrësh frymë, të ngjitësh shkallët, të buzëqeshësh, të jesh i mirë”, tha presidenti Plevneliev.
Vitin e kaluar edicioni i radhës i “Krishtlindjeve Bullgare” u ishte kushtuar fëmijëve me probleme në të parin dhe në të dëgjuarin. Ai mblodhi dhurime për më se 1 mln euro. 524 ishin fëmijët, të cilët i përdorën këto mjete financiare. Shifra e tyre ishte rekorde për këtë nismë. 30 spitale në tërë Bullgari morën pajisje për më se gjysmë milion euro. Sivjet mund ta tejkalojmë rekordin e vitit të kaluar dhe t’i shpëtojmë zemrat e fëmijëve. Ata e meritojnë këtë!
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..