Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pop lajme

БНР Новини
Dueti Riton
Foto: Bulfoto

Më 20 nëntor në Pallatin Kombëtar të Kulturës të Sofjes u zhvillua koncerti i duetit Riton. Emri i koncertit ishte “Rruga ndaj zemrës sate”. Kështu quhet dhe një nga këngët e tyre e reja. Në spektakël Katja dhe Zdravko interpretuan hitet e tyre më të mëdha. Ata prezantuan gjithashtu këngët e tyre të fundit, të cilat do të përfshihen në albumin e ardhshëm. Ndër to ishte “Hoteli “Pafundësia” – autorja e muzikës është Ani Pesheva, e cila po merr pjesë në shoun televizive muzikore “Zëri i Bullgarisë”. Poeti Rosen Dimitrov ka shkruar tekstin e saj. Të gjitha interpretimet ishin shoqëruar nga banda e duetit me drejtues Aleks Nushev – kitarist dhe teknik i zërit.

Më 25 nëntor Vladimir Ampov – Grafa prezantoi në Pallatin Kombëtar të Kulturës një program akustik bashkë me muzikantët Miroslav Ivanov, Ivajlo Zvezdomirov, Borislav Bojaxhiev, Krasi Todorov, Venci Trifonov dhe të tjerë. Këngëtari nuk ka prezantuar një program të tillë akustik prej 8 vjetësh. Drejtori artistik i spektaklit ishte Kalojan Lalev, i cili e bëri sallën 3 të Pallatit Kombëtar të Kulturës vendin më të përshtatshëm për interpretimet e Grafit. Këngëtari gëzoi fansat e tij me këngët e vet më të njohura në aranzhime të reja.

Viktor Liba është i njohur për publikun bullgar që nga pjesëmarrja e tij në grupin 032. Prej shumë vitesh 4 djemtë e këtij grupi shkojnë në rrugët e tyre. Tashmë disa vjet ai jeton në Milano të Italisë. Tshmë u realizua projekti i tij i parë solo “Vetëm me sy” –autori i tekstit, muzikës dhe aranzhimentit është Bojan Hristov (B.O.Y.A.N.). Kënga ka dhe një video spot.

Regjisori i projektit është Jan Petrov, versionin anglez e bëri Rejçël Rou. Ja se çfarë shtoi Viktor Liba:

“Në një moment më lindi dëshira që përsëri të merrem me mizikë. Kështu fillova punë mbi singlin tim të parë. Jam shumë i lumtur se ai tashmë tingëllon në eter. Mendoj se kur bëj muzikë për Bullgari ajo duhet të jetë në gjuhën bullgare. Mund të thuhet se kënga “Vetëm me sy” lindi rastësisht. Unë shpeshherë kthehem në Bullgari dhe gjatë verës folëm me Bojanin për idenë time për këngë. Me të jemi shokë që kur punuam së bashku në grupin 032. Akoma në ditën tjetër ai më mori në telefon me një propozim konkret. Unë e dëgjova dhe kuptova menjëherë se Bojani kishte bërë atë për të cilën unë kisha menduar.”

Desi Andonova (DESY), e njohura nga Phuture Shock dhe Sentimental Swingers na habiti me një projekt të vet solo. Gjatë nëntorit ajo prezantoi singlin e saj të parë me titull “Easy” dhe ai do të përfshihet në albumin e saj të ardhshëm. Mbi të ajo ka bashkëpunuar me Bozhidar Vasilev nga “Southwick” dhe me artistin amerikan Brian Capobianchi. Në të marrin pjesë muzikantët Antoni Rikev, Nikolaj Danev, Radoslav Slavçev, Bozhidar Vasilev dhe DJ JIJO. Në video-spotin merr pjesë mysafiri amerikan. Regjisori dhe autori i idesë së video-spotit bardhë e zi është fotografi Tihomir Raçev, i cili punon me këngëtaren prej shumë vitesh.

Grupi “Ni.co” prezantoi video-spotin e këngës “Dikush”. Ky është singli i tretë i grupit të qytetit Plovdiv. E interpretojnë bashkë me Liter Jack – një nga fytyrat e reja të muzikës rap bullgare. Autori i singlit është Niki Nikolov – frontmeni dhe kitaristi i grupit “Ni.co”. Është realizuar nga producenti “Mastilomusic”, regjisori i videos është Cvetomir Matev. “Dikush” është pjesë e albumit të debutit të bandës që pritet se do të shfaqet në treg gjatë vitit 2015.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Drejtori i Përgjithshëm i BNR Milen Mitev ia dorëzoi çmimin Sonja Jonçevës

Sonja Jonçeva mori çmimin e BNR "Muzikanti i Vitit"

Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..

botuar më 24-12-02 6.34.MD

"Së bashku" në një duet të papritur

Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..

botuar më 24-12-02 8.10.PD

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD