Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1960 – viti i krijimit të Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare

БНР Новини
Dirigjenti i njohur Vili Kazasjan
Foto: Bulfoto

“Para krijimit të Big Bendit ishte e pamundshme të mendohet për muzikë origjinale bullgare, e kamë parasysh muzikë zbavitëse dhe vallëzimi. Shumica e këngëve, që tingëllonin në restorantet, lokalet e kështu me radhë, interpretoheshin në gjuhën origjinale pa përkthim. Kur u krijua Big Bendi, redaksia “Muzikë Zbavitëse dhe Vallëzimi” e Radios Kombëtare Bullgare nisi një punë këmbëngulëse për formimin e repertorit.”

Kështu fillon tregimi i tij për Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare Vili Kazasjan, dirigjent i tij nga viti 1963 e deri në vitin 1996. Orkestra më prestigjioze dhe më jetëgjatë u themelua në vitin 1960 në një mjedis muzikor, në të cilin pothuajse nuk dëgjoheshin këngë bullgare. Që me krijimin ajo provokoi imagjinatën krijuese të kompozitorëve bullgarë, të cilët filluan të krijojnë muzikë zbavitëse dhe vallëzimi për repertorin e saj. Gjatë viteve të para në pultin e orkestrës qëndruan Zhul Levi, Dimitër Ganev, Georgi Ganev, Emill Georgiev dhe Millço Leviev.




Një epokë e paharrueshme në historinë e Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare është periudha, kur dirigjent i saj ishte Vili Kazasjan. Para se të marr kryesinë e kësaj orkestre, ai ishte pianist në të dhe dëshmitar i të gjitha proceseve të cilët i shoqëruan hapat e parë krijuese. Nga “Fondi i Artë” ju ofrojmë një intervistë me Vili Kazasjanin nga viti 1998. Ky kompozitor i njohur, autor i muzikës pop dhe xhaz, i muzikës së fëmijëve dhe të filmave, analizon shumë saktë zhvillimin e muzikës zbavitëse bullgare dhe më në veçanti muzikës për Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare gjatë viteve të para të ekzistencës.

“Veprat e para instrumentale bullgare u krijuan që të formojnë repertorin e orkestrës së porsakrijuar. Në atë kohë tek ne kishte tradita në kompozimin e të ashtuquajturës muzikë serioze. Shumë autorë bënë provë të kompozojnë për Big Bendin. Më shumë vështirësi kishte me këngët. Por situata shumë shpejtë u ndryshua. Shumica e kompozitorëve krijuan këngë tepër të vështira si për interpretim, ashtu edhe për dëgjim. Ndoshta për faktin, se deri atëherë kompozuan muzikë klasike. Shpesh herë ato këngë nuk arritën deri te publiku i gjerë. Ishte e domosdoshme, që ata njerëz të fillojnë të kompozojnë në mënyrë më të thjeshtë. Por ngandonjëherë gjërat më të thjeshta arrihen më vështirë. Ekzistonte një tendencë të kompozohet në stilin folklorik, gjë që rrallë herë kurorëzohej me sukses.”

Megjithë vështirësitë fillimi u vu dhe proceset u vunë në lëvizje. Me kalimin e kohës Orkestra u shndërrua në një institucion të vërtetë kombëtar.

Pas Vili Kazasjanit dirigjentë të orkestrës u bënë më parë Janko Milladinov, ndërsa vitet e fundit – Antoni Donçev. Gjatë ekzistencës së tij 54 vjeçare orkestra bëri mijëra incizime për fonotekën e Radios Kombëtare Bullgare, krahas kësaj mori pjesë në të gjitha forumet pop dhe xhaz tek ne. Nuk janë pak edhe koncertet dhe festivalet jashtë shtetit, në të cilët orkestra u prezantua. Dekada me radhë, kjo ishte orkestra kryesore, e cila shoqëronte interpretimet e këngëtarëve bullgarë dhe të huajë në konkursin legjendar të muzikës së estradës “Orfeu i Artë”. Me Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare hapat e parë në skenën profesionale bënë disa breza këngëtarësh bullgarë ndër të cilët Lili Ivanova, Jordanka Hristova, Bognada Karadoçeva, Vasill Najdenov e shumë, shumë të tjerë. Shumë fakte të tjera interesante mund të tregohen për këngëtarët dhe instrumentistët, për kompozitorët dhe përpunuesit e muzikës, fati i të cilëve është lidhur ngushtë me orkestrën. Edhe më sot ajo vazhdon të jetë një vatër tërheqëse krijuese për muzikantët e gjeneratave të ndryshme.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viti 1994 – Vera, në të cilën Zoti ishte bullgar

Vera e vitit 1994 mbahet mend me Kampionatin Botëror të Futbollit në SHBA-në. Bullgaria merrte pjesë herën e gjashtë në finale botërore. Dhe kjo pasi 9 muaj para kësaj më 17 nëntor të vitit 1993 në stadiumin e Parisit “Park de Prens” vendosej kush,..

botuar më 15-07-25 10.15.PD

Viti 1993: Ljuben Berovi – “njeriu prej kashte”

Pas rrëzimit të kabinetit të kryeministrit Filip Dimitrov, qeveria e mëpasshme e Bullgarisë mbeti në pushtet dy vjet. Më 30 dhjetor të vitit 1992 këshilltari i çështjeve ekonomike të presidentit Zhelju Zhelev – profesor Ljuben Berov, qëndroi në krye të..

botuar më 15-07-18 9.05.PD
Kabineti i Filip Dimitrovit

1992: Filip Dimitrov – kryeministër “me pak, por përgjithmonë”

“Detyra jonë është që ta bëjmë Bullgarinë një shtet normal, jo një shtet të përkryer. Për njeriun është diçka natyrore që të jetojë në një botë, në të cilën shteti nuk i kap atë për qafë, nuk përcakton punën e tij, nuk paracakton botëkuptimin e tij dhe..

botuar më 15-07-11 1.15.MD