Shumë bashkatdhetarë tanë prej kohe bënë rezervimet për ditët e pushimit gjatë Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Sipas të dhënave të Institutit të Analizave dhe Vlerësimeve në Turizëm, bullgari do të harxhojë 350 milion leva për pushin gjatë festave të fundvitit. Secili zgjedh destinacionin në varësi të mundësive financiare – pushimoret bullgare ose këndet më të largëta jashtë shtetit.
Turoperatorët janë të mendimit, se pakot e lira festive tashmë u sosën dhe këshillojnë njerëzit të nxitojnë me rezervimet për ditët e pushimit. Më të kërkuara janë ofertat me nga 2-3 fjetje, që përfshijnë transport dhe darkë festive. Interes tregohet edhe ndaj hoteleve më të shtrenjta dhe më luksoze spa, sepse kohët e fundit turizmi balnear dhe spa fitoi një popullaritet të gjerë. Hisarja, Sandanski, Vërshec, Pomorie janë destinacione të preferuara festive nga turistët bullgarë. Edhe vendbanimet etnografike Zheravna, Bozhenci, Kovaçevica i gëzojnë popullaritet ndër bullgarët. Aty bashkatdhetarët marrin me qira shtëpi për mysafirë ose vila private, ku përgatiten për pritjen e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Ata, që dëshirojnë të pushojnë jashtë shtetit sikur preferojnë më tepër vendet fqinje ballkanike.
“Sivjet regjistrimet për festat filluan pak më vështirë. Interes shfaqet kryesisht ndaj shteteve të afërta – shpjegon Meglena Velikova, pronare e një agjencie turistike. – Përderisa vitet e mëparshme bullgarët preferuan të pushojnë në qytetet evropiane si Vjena, Budapesti, Praga etj., tani interesi është ndaj vendeve fqinje, Turqisë dhe Greqisë. Njerëzit preferojnë distancat më të shkurtra dhe insistojnë për një mbrëmje të paharrueshme festive. Krahas kësaj dëshirojnë të vizitojnë edhe fenomenet turistike në vendin përkatës. Aktualisht një interes të theksuar shfaqet ndaj mundësive për pritjen e Vitit të Ri në Serbi. Më pak njerëzit regjistrohen për festat e Krishtlindjes, sepse bullgari sikur preferon ta kremtojë ato në shtëpi. Doemos ka njerëz, që dëshirojnë të udhëtojnë edhe ditët e pushimit gjatë festave të Krishtlindjes, por bëhet fjalë më tepër për vende, ku ka tregje të Krishtlindjes si Vjena, Praga, Budapesti.”
Sipas të dhënave të Institutit të Analizave dhe Vlerësimeve në Turizëm përafërsisht 280 mijë bullgarë do të udhëtojnë gjatë festave në Bullgari. Afro 160 mijë do të jenë bullgarët që do të udhëtojnë jashtë shtetit. Në të njëjtën kohë pritet, që afro 75 mijë të huaj kryesisht nga vendet fqinje të kalojnë ditët e pushimit të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri tek ne. “Të huajit preferojnë pushimoret dimërore për festat, ndërsa bullgarët orientohen te hotelet spa dhe vendbanimet etnografike – thekson Meglena Velikova. – Ekskursionet festive janë pikërisht për këtë, që njeriu të dalë nga problemet e përditshme, të dalë nga shtëpia, të përjetojë çaste të paharrueshme, që të mbushet me energji pozitive për Vitin e Ri 2015.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..
Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..
Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..