Në zhurmën e diskutimeve të lidhura me aktualizimin e buxhetit për vitin 2014 një nga votimet e deputetëve mbeti nën hije. Për një ditë përfaqësuesit e popullit në Parlament e lënë TVSH-në 20% mbi mallrat ushqimore, barnat dhe librat mësimore pa ndryshime duke hedhur poshtë propozimin për taksimin e të ardhurave të bixhozit. Sipas autorit të këtij propozimi vënia e tatimit mbi të ardhurat e lojërave të fatit do të sjellë 2,5 mln euro suplementare në buxhetin e holluar të shtetit. Kurse koalicioni në fuqi votoi kundër propozimit të socialistit Georgi Kadiev për tatimin e lojërave të fatit, pasi e kishin përkrahur atë një javë më herët në komisionin e përkohshëm buxhetor.
Gjatë së njëjtës dite qeveria hodhi poshtë dhe akoma një ndryshim të propozuar nga partia popullsitë “Ataka” për TVSH zero mbi mallrat ushqimore të prodhuesve bullgarë, barnat dhe librat e mësimit. Aktualisht këto mallra tatohen me TVSH 20%. Argumentet e partisë “Ataka” janë të ardhurat e ulëta të bullgarëve që janë shkak për fuqinë e ulët blerëse dhe për rritjen progresive të çmimeve të produkteve ushqimore. Përveç kësaj Bullgaria është ndër pak shtetet e BE-së ku nuk ka një shkallë të reduktuar të TVSH-së për mallrat me rëndësi sociale, siç janë barnat dhe ushqimet. Për shembull, në Luksemburg, ku tatimet janë më të larta, ushqimet nuk taksohen me TVSH.
Deputetët marrin vendime duke pasur parasysh ekspertizën e vetë apo duke përdorur mendimin kompetent të specialistëve dhe analizatorëve të njohur. Apo vetëm kështu mendojmë. Mirëpo bëhet e qartë se deputetët nuk dinë për analizat e Bankës Botërore për pabarazinë sociale në shkollat bullgare. Sipas këtyre analizave sistemi i arsimit në Bullgari nuk u jep shanse të barabarta nxënësve nga shtresat e ndryshme sociale. Fëmijët e njerëzve me mundësi më të mira sociale dhe ekonomike i tejkalojnë moshatarët e tyre të varfër me tri klasa. Në këtë sfond vendimi i Parlamentit për tatimin e librave të mësimit me 20% TVSH dhe ndërkohë të mos vërë TVSH mbi lojërat e fatit duket shumë i papërshtatshëm.
Qeveritarët argumentuan taksimin e ushqimeve, barnave dhe librave të mësimit me mungesën e mjeteve financiare. Për shembull, një pjesë e këtyre mjeteve mund të vijnë nga TVSH-ja mbi lojërat e fatit. Duket se shumica e deputetëve janë dakord me këtë dhe në fund të fundit do ta ndryshojnë Ligjin për lojërat e fatit, por përshtypja e keqe e krijuar gjatë votimit në favor të biznesit të bixhozit dhe në dëm të qytetarëve do të mbetet.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar..