Absorbimi i fondeve të BE-së është prioriteti numër 1 i qeverisë së re në Bullgari pasi vendi ishte përfshirë në një krizë të vazhdueshme politike e ekonomike. Përpjekjet për çdo një euro janë të detyrueshme dhe të pashmangshme, deklaroi z. Tomisllav Donçev, Zv/kryeministër për fondet evropiane dhe çështjet ekonomike në kabinetin “Borisov 2”.
Z. Donçev, cilat janë rreziqet dhe mundësitë për Bullgarinë në absorbimin e fondeve të BE-së? A do të përpiqemi ta kompensojmë të humburin vit pasi në 2014 u bllokuan shumë mjete?
“Këto janë pyetje të vështira. Le t’ia nisim periudhës para mbyllëse të programeve evropiane 2007-2013. Pagesat sipas saj do të kryhen deri në vitin 2015. Pikërisht ky është rreziku i parë dhe njëkohësisht prioriteti i parë gjatë muajit në vijim. Pra, duhet ta mbyllim vitin me sa më pak mjete të humbura. Për çdo vit të pagesave është vendosur një shumë konkrete dhe kjo e fundit duhet të shlyhet. Nëse është më e vogël, atëherë mjetet do të humben. Situata është tepër e komplikuar për dy nga programet. Deri në fund të 2014-ës duhet të shlyhen më se 460 mln euro – po thuaj se e pamundur brenda 30 ditëve të punës që po mbeten. Ne nuk jemi çudibërës. Rreziku është i madh për programin “Zhvillimi i rajoneve rurale”. Besoj se dialogu i argumentuar me Komisionin Evropian dhe përpjekjet e përbashkëta do ta zvogëlojnë humbjen. Për ne kjo është sfida e parë. Gjithsesi duhet të vazhdojmë punën sipas projekteve aktuale. Pra, investimet të jenë të sakta dhe cilësore. Gjë të cilën gjithmonë e kemi pasur prioritet.”
Ndërtimi i autostradës “Hemus” është qëllimi i dytë për nga rëndësia i kabinetit. Autostrada do të ndërtohet me mjetet nga periudha e sapostartuar e programeve evropiane 2014-2020, vuri në dukje z. Tomisllav Donçev. Për fat të keq, parashikimet e tij para një viti që 2014-a do të jetë vit zero, dolën të vërteta. Tani përpjekjet janë që 2015-a të mos jetë gjithashtu vit zero. Mirëpo, situata është mjaft e komplikuar. Ja pse prioritet është po ashtu përvetësimi i fondeve evropiane nga periudha e re. “Bëhet fjalë për më se dy të tretën e resursit të prokurimeve publike lidhur me infrastrukturën rrugore, hekurudhat, mjedisin – ujëra, mbeturina, cilësi të ajrit. Po të stopohet financimi ose së paku të vonohet, do të jetë shok për ekonominë dhe do të ketë krizë në sektorin e ndërtimeve”, i bindur është z. Tomisllav Donçev.
“Të gjithë mund të binden se projektet e infrastrukturës në jug të Bullgarisë e ndryshuan atë.
Shembulli më i mirë është autostrada “Trakia”, por edhe të tjerat – “Struma” dhe “Marica”. Rreth e përreth autostradave vërehet rimëkëmbja ekonomike, interesi i investitorëve u shtua si në ndërtimin e kapaciteteve prodhuese, ashtu dhe në fushën e shërbimeve. Për fat të keq në veri të Bullgarisë nuk është ashtu.
Prandaj autostrada “Hemus” është me prioritet të veçantë kombëtar. Ajo do të barazonte njëshëm mundësitë e Veriut dhe ato të Jugut të Bullgarisë jo vetëm rreth Detit të Zi, por dhe brenda vendit. Në situatën aktuale Veriu i Bullgarisë po kthehet në një enklavë transporti.
Kjo është e palejueshme. E keqja është se gjendja ndikon negativisht si mbi ekonominë, ashtu dhe mbi investimet dhe papunësinë aty. Paralelisht me autostradën “Hemus” duhet të mbyllen dhe projektet e tjera – “Lot Treshi” i autostradës “Struma” si pjesë e Korridorit № 4 në aksin Vidin-Sofje, “Ura e Danubit II”, tuneli i majës Shipka – pjesë e Korridorit № 9 dhe rrjeti rrugor midis Veriut dhe Jugut. Problemi është se mjetet sipas programit “Transporti” nuk mjaftojnë për realizimin e të gjitha projekteve. Nuk mjaftojnë nga 200 deri në 700 mln euro. Buxheti i 2014-ës disponon resurs të mjaftueshëm për të siguruar pagesat deri në fund të vitit. Për fat të mirë javën e kaluar Komisioni Evropian zhbllokoi rreth 800 mln euro sipas programit “Mjedisi” dhe presim së paku gjysmën prej tyre të vijnë brenda vitit. Problem tjetër i madh është bllokimi i programit “Zhvillimi rajonal”. Për sa i përket buxhetit të 2015-ës, ndoshta me efekt negativ do të jenë korrigjimet financiare të cilat shteti është detyruar të bëjë si kusht për zhbllokimin e subvencioneve sipas programit “Mjedisi”, dhe eventualisht sipas atij “Zhvillimi rajonal”. Këtë çështje duhet ta zgjidhim muajin e ardhshëm para se të mbyllet viti.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..