Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Të vdekurit i hapin sytë e të gjallëve” – një film-përrallë për mbretin Samuill

БНР Новини
Foto: Krasimir Andonov

Në Shtëpinë e Kinemasë në Sofje u prezantua një film tepër interesant. Stanisllava Kallçeva paraqiti para publikut filmin e saj të ri “Të vdekurit i hapin sytë i të gjallëve”. Shkak u bë përvjetori i 1000 i vdekjes së mbretit bullgar Samuill. Filmi u xhirua gjatë vjeshtës së vitit 2013 kryesisht në ishullin Shën Ahill. Ekipi kaloi nëpër gjurmët e mbretit. Udhëtimi filloi nga vendi i vdekjes në ishull, kaloi përmes malit Bellasica, ku ushtria bullgare u shpartallua dhe mijëra ushtarë u verbëruan nga armiku, arriti deri te gryka Trajanovi Vrata, ku mbreti Samuill korri fitore mbi perandorin Vasilij II. Kështu ekipi arriti deri te qyteti Vidin, nga ku sipas disa versioneve, fillon rruga e mbretit Samuill si pushtetar.

Posteri i filmit“Në vendin tonë do të shënoheshim ky moment historik – tregon Stanisllava Kallçeva. – Mirëpo, me këtë film ne nuk kthehemi vetëm prapa në histori. Më preokuponte mendimi, si të provokojë interesin e heronjve të filmit – piktorëve të rinj, ndaj kësaj teme, duke ndjekur gjurmët e mbretit Samuill. Jemi të kënaqur nga procesi i punës, si dhe nga rezultati definitiv. Shpresoj, se energjia krijuese, me të cilën të gjithë u përfshin në krijimin e filmit, do të arrijë deri te publiku. Do të jetë mirë, nëse secili që do të shikojë këtë film, do t’i bëjë vetes pyetje – kush jemi, çfarë ishim dhe në ç’drejtim ecëm.”

Regjisorja ftoi për këtë film shtatë piktorë të rinj – Samull Stojanov, Ralica Kaceva, Stefana Mitova, Ana Dobarova dhe Zllatin Orllov. Dy prej tyre, Desi dhe Mlladen Vrabçevi, punuan dy krahë të mëdhenj prej letre. Mbi ta në gjuhët e ndryshme ballkanike lexohen mesazhe i kushtuara temës. Stanisllava Kallçeva thotë, se “pikërisht vepra e këtyre dy krijuesve të rinj provokoi tërë subjektin e filmit dhe demonstron thelbin e tij”. “Desha, që në mënyrë artistike të prezantoj idenë time. Prandaj zgjodha, që heronjtë e mi të jenë piktorë. Është interesante të shihet, si nga furçat e tyre do të dalin freskat e dikurshme. Ata kishin lexuar për periudhën historike, i cili trajtohet në film. Ata mbaheshin me vete miniatura nga Kronika e Konstantin Manasijit dhe ilustrime nga libri i profesorit të njohur grek Nikollaos Mucopullos. Dhe për të gjithë ne, atë, që e nisëm së bashku u kthye në një kauzë.”

“Jam i kënaqur, se arritëm të xhirojmë këtë film. Stanisllava më ftoi të marrë pjesë në projektin, i cili u miratua nga Qendra Kombëtare e Filmave – tregon operatori Krasimir Andonov. – Ne nuk njiheshim para kësaj, por shumë shpejtë gjetëm rrugë te njeri tjetri dhe formuam një ekip. Akoma jetojmë me përjetimet gjatë xhirimit të filmit. Tani përpiqemi, që ai të arrijë te më shumë spektatorë. Të gjithë ishim të preokupuar si nga temat, ashtu edhe nga viset e lidhura me historinë tonë. Patëm takime interesante me njerëz, të cilët shprehën qëndrimet e tyre të thyera përmes prizmit të filozofisë së tyre. Dhe kryesorja është, se në thelbin e të gjitha mendimeve ishte ideja, se të gjithë që jetojmë këtu në Ballkan, jemi të lidhur, dhe atë, që na ndan është politika.”

Me rëndësi të madhe për mbarë ekipin ishte takimi në Greqi me profesorin Mucopullos, zbuluesin e varrit të mbretit Samuill. Për këtë takim tregon Krasimir Andonov: “U takuam me profesorin, i cili është një shkencëtar i jashtëzakonshëm dhe mik i madh i Bullgarisë. Pavarësisht se është në moshë, në çastin kur fillon të flasë për mbretin Samuill, tërë fytyra e tij fillon të shkëlqejë. Ai na tregoi gjëra shumë interesante për eshtrat, për mënyrën, në të cilën ai i zbuloi, për këtë, si arriti të vërtetojë, se ato janë eshtrat e tij. Ai na tregoi edhe për bazilikën, në të cilën i gjeti.”

Ngjyrat e bukura të ngrohta të vjeshtës, viset e mrekullueshme ku zhvilloheshin në të kaluarën ngjarjet, të cilat e ndryshuan ecurinë e historisë bullgare dhe të gjitha hollësitë e tjera, që nuk mund të tregohen, patjetër duhet të shihen dhe të ndjehen me shqisat, kur vështrohet filmi “Të vdekurit i hapin sytë e të gjallëve”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD