Asociacioni i Zhvillimit të Arteve dhe Zejeve-7 (bullg. ARIZ) përkrah zejet tradicionale dhe artin bashkëkohor, si dhe personalitetet lidhur me veprimtarinë kulturore në Bullgari. Për vitin e pestë me radhë Asociacioni shpërndau çmimin “Mbrojtësi i traditave” në kategoritë e ndryshme dhe shumë mirënjohje për kontribuuesit në fushën e kulturës. Ceremoninë e hapi këngëtarja e madhe popullore Valja Ballkanska, e cila është mes të parave të cilat e kanë merituar çmimin.
Në kategorinë “Folklor – të rinjtë” këngëtari popullor Petër Georgiev meritoi dy çmime. “Kjo është njohje e punës që kam bërë, tha Petër. – Jam 30 vjeçar. Para një jave u shpërbleva me çmimin “Zëri i 2014-ës” në Çmimet Vjetore për Folklor në qytetin Smoljan. Unë kam lindur në fshatin Pisarevo (Bullgari Veriore). Këngët e mbledhura nga rajoni ynë nuk janë shumë. Ja pse vendosa të popullarizoja folklorin e vendlindjes sime dhe jo vetëm si interpretues, kurse si udhëheqës i një grupi folklorik në fshat”.
Piktori Bozhidar Çantarski fitoi votën e publikut dhe atë të jurisë. Ai u dallua në kategorinë “Arti figurativ – të rinjtë”. Piktori është nga qyteti Veliko Tërnovo. “Në veprat e mia ka shumë elementë të trashëgimisë folklorike – vuri në dukje Bozhidar Çantarski. – Shumë piktura të mija shiten jashtë vendit. Më vjen mirë se arrij t’i popullarizojë traditat bullgare. Për mua është nder të madh ta mbajë në duar këtë çmim, sepse ai jep mundësi për realizimin e artistëve të rinj.”
Për të përshëndetur “mbrojtësit e traditave” në aktivitet morën pjesë formacione të ndryshme folklorike nga shumë vende të Bullgarisë. Ndër to ishin grupi i burrave të maskuar “Dionisiev zvën” (Tingulli i Dionisit) nga qyteti Sopot, ansambli “Hemus” nga qyteti Vraca, trioja e gajdexhinjve të rinj nga vargmali Rodope, si dhe formacione të tjera nga Sofja dhe vendbanimet përreth. Ndër to ishte grupi i grave “Çemerika” me dirigjenten Darena Popova. Vite të tëra znj. Popova është në krye të Korit Akademik “Angell Manollov” dhe ndërkohë punon në fushën e folklorit. “Kjo është pasuria jonë, identiteti ynë. Ne duhet të tërheqim sa më shumë të rinj dhe të vazhdojmë të kënaqemi me këtë pasuri. Me grupin “Çemerika” interpretojmë këngë autentike dhe i përpunojmë disa prej tyre”, theksoi znj. Popova.
Njëra nga organizatoret e aktivitetit është Marieta Nedkova. Ajo ushtron zejen e tekstilit. Interesohet për aktivitetet që vijojnë të organizohen nga Asociacioni i Zhvillimit të Arteve dhe Zejeve-7. Prej kësaj gjëje interesohet po ashtu dhe kryetari i tij, Penjo Ivanov. “Kjo është një festë që mbahet mend nga historia. Besoj se mysafirët tanë do të mbeten me kujtime të bukura – u shpreh z. Ivanov. – Jam duke pritur nominimet në kategoritë e ndryshme për vitin 2015. Shpresoj se do të kemi dhe ftesa të tjera për aktivitetin “Traditat në qytet”. Po ashtu pres propozime të reja për konkursin “Festa e specave djegës”. Kjo bimë është pjesë e traditave tona. Plus që për të ka sa shumë tregime humoristike. Duam t’i ruajmë traditat tona”.
Sivjet çmimi “Mbrojtësja e traditave” shkoi te këngëtarja popullore Hristina Ljutova.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Allbena Bezovska
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..