“Rrugica e kaluar”
Perëndimi i mjerë derdh gjak mbi pyll si një plagë e freskët e hapur
Me një murmurim të mjerë tingëllon shkuma e argjendtë të grurit të ndritur
Dita e lodhur përfundon, era loton – ndarje përgjithmonë.
Ngryset tani, ngryset mbi rrugicat e bardha në heshtje.
Secili e ka rrugicën e vet, çdo një përshpejton dhe kërkon njeriun...
Dhe unë kisha një rrugicë të dashur, dhe unë dikur kisha rrugicë!
Edhe një hap – dhe ja erdhi fundi! E kaluar është ajo, e kaluar...
Çfarë do të bëhet me mua, nuk e di, por mbase udhëtar i kaluar – nuk do të bëhem.
Poetit Penjo Penev përfundoi “rrugicën” e tij jetësore në moshë 29 vjeç. Shënimi i tij i fundit nga nata fatale e 27 prillit të vitit 1959 është: “Më erdhi deri në fyte të jem i pastrehë, i papunë, i padashur...” Pikërisht të kundërtën tha për të një poet tjetër – Stafen Canev:
“Pyes veten: Pse ndër të shumtët populli e zgjodhi pikërisht Penjo Penevin, pse pikërisht atë ai e pranoi në zemër? Ai nuk zinte poste të larta, për të imponuar talentin e vet me anë të pushtetit, nuk vendoste mbi veten aureolën e gjeniut administrativ, kritikët nuk këndonin për të himne servile, nuk guduliste nxënëset me vargje sentimentale, as snobët – me metafora hipokrite. Ai nuk krijonte vargjet e tij në apartamente luksoze, nuk shikonte jetën përmes dritareve të makinës së zezë, nuk shkonte për gjueti në rezervatet e rrethuara me rrjeta teli, nuk rrinte në vila duke i dhënë këshilla popullit se si duhej të punonte, se si të jetonte, në çfarë të besonte. Penjo Penevi jetonte kështu, siç jetonte populli. Punonte këtë që punonte populli, hante këtë që e hante populli, pinte në pijetoret, në të cilat pinte populli, besonte në këtë , në të cilën besonte populli, urrente këtë që e urrente populli, dhimbjet e popullit ishin dhimbjet e tij, gazimi i popullit ishte gazim për të. Për këtë arsye populli pranoi fjalët e tij si fjalët e veta. Ndoshta do të më thonë se e gjithë kjo është elementare e primitive, është një demagogji dhe do të më japin shembuj të shumtë për të më provuar të kundërtën. Pavarësisht nga kjo unë jam i bindur se populli e do Penjo Penevin pikërisht për këtë, se ai u bashkua me të. Ekziston një fjalë e urtë: “I ngopuri të uriturit nuk ia beson”. Nuk jam i sigurt a është e vërtetë kjo, por jam i bindur në të kundërtën. Po të duash të të besojë populli duhet të jetosh siç jeton ai. Jo të jetosh si një bej dhe të thuash “unë mendoj dhe qaj për ty.”
Penjo Penevi besonte se ndërtohej e ardhmja – e ndritshme, e pastër, e bazuar mbi vëllazërinë dhe bukurinë. Ai besonte dhe i trupëzonte në vargje përpjekjet romantike e kombit të ndryshonte Bullgarinë. Jo vetëm shkruante vargje për këtë se diçka e mirë do të ndodhej, por edhe merrte pjesë në ndërtimin e kësaj të ardhme. Dhe fjalët dhe besimi i tij kanë diçka që u ngjajnë shumë këtyre të shkrimtarit dhe revolucionarit të madh Hristo Botev, i cili ishte nisur drejt majës së fundit të jetës së tij – Volla. U ngjajnë edhe fjalëve të poetit Dimço Debeljanov para se të shkonte drejt frontit, të nisur nga ideali i vet. Të treve mund t’u përkasin fjalët:
Po të humbasësh para e pasuri – nuk ke humbur asgjë!
Po ta humbasësh nderin – ke humbur diçka.
Po ta humbasësh besimin – ke humbur gjithçka!
Pavarësisht se poezia e tij përdorej për agjitim, Penjo Penevi kurrë nuk ka shkruar vargje me porosi. Por duke kaluar përmes papunësisë, mjerimit, varfërisë, zilisë, denoncimit dhe mospranimit, poeti humbi besimin e tij. Ai zgjodhi rrugën e idhujve të tij Majakovski dhe Esenin. Për njerëz si ai nuk kishte vend as në poezi, as në këtë epokë. E kuptojnë këtë vetëm poetët e mëdhenj. Dëgjojmë përsëri incizimin e shkrimtarit Stefan Canev që rruhet në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare:
“Poeti ka një perëndi – të vërtetën, një sundimtar – popullin, një gjyqtar – ndërgjegjen e vet. Kur provuan t’i lënë pa këto gjëra të thelbësore, Penjo Penevi preferoi të vrasë veten e vet, për të provuar se është i drejtë. Unë nuk mund të harrojë këtë ditë të tmerrshme të 27 prillit, kur ne, djelmoshat 20 vjeçar, të frymëzuar dhe të sigurt në vetveten, kuptuam se poezia nuk është vetëm një lojë e bukur. Në këtë ditë ne kuptuam se poezia mund të jetë loja e jetës dhe ajo e vdekjes. Nuk ka kohëra të tjera, nuk ka kohëra të ndryshme – edhe sot njerëzit, të cilët duan të merren me poezi duhet ta dinë këtë. Duhet të jenë gati të paguajnë me jetën e tyre për të vërtetën, për të cilën shkruajnë. Pa këtë peng të vdekjes bile poezia më e talentuar bëhet vetëm një falsifikim i talentuar.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Vera e vitit 1994 mbahet mend me Kampionatin Botëror të Futbollit në SHBA-në. Bullgaria merrte pjesë herën e gjashtë në finale botërore. Dhe kjo pasi 9 muaj para kësaj më 17 nëntor të vitit 1993 në stadiumin e Parisit “Park de Prens” vendosej kush,..
Pas rrëzimit të kabinetit të kryeministrit Filip Dimitrov, qeveria e mëpasshme e Bullgarisë mbeti në pushtet dy vjet. Më 30 dhjetor të vitit 1992 këshilltari i çështjeve ekonomike të presidentit Zhelju Zhelev – profesor Ljuben Berov, qëndroi në krye të..
“Detyra jonë është që ta bëjmë Bullgarinë një shtet normal, jo një shtet të përkryer. Për njeriun është diçka natyrore që të jetojë në një botë, në të cilën shteti nuk i kap atë për qafë, nuk përcakton punën e tij, nuk paracakton botëkuptimin e tij dhe..