Programues, sipërmarrës, ëndërrues. Kështu e përshkruan veten 19 vjeçari Ljubomir Jançev, i cili para pak kohe fitoi garën evropiane “eSkills 2014” në kategorinë “YoungDigitalTalent“. Çmimi, i cili përbën një vizitë njëditore te Cisco në Milano dhe një takim me top-menaxherët e kompanisë, i ishte dorëzuar atij për projektin “Analiza kompjuterike e pamjeve të imunohistokimisë”. Mbi këtë projekt Ljubo ka punuar bashkë me shkencëtarë nga Fakulteti i Mjekësisë pranë Universitetit në Hiroshimë. Kontributi i tij është në krijimin e një software-i, i cili bën një analizë precize të pamjeve të një indi me ndihmën e imonuhistokimisë. Kjo do t’i ndihmojë mjekët në diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme. Programuesi i ri thotë se e ka publikuar kodin e programit në internet dhe aksesi është falas. Shkaku është: “një dituri e tillë për mjekësinë nuk duhet të bllokohet”. Ljubo u bë i njohur para dy vitesh, kur fitoi konkursin kombëtar “Talente të reja” me një projekt tjetër – "Ikonomi Modern”, i njohur gjithashtu si “Melisa”. Ky është një sistem inovativ për kontrollin automatik të disa pajisjeve në shtëpi. Aktualisht ky sistem është në qendër të një nisme të tij, edhe pse me njëfarë transformimi.
“Meqenëse tregu nuk është i gatshëm për një gjë të tillë, vendosëm të zhvillojmë një prej pajisjeve dhe pikërisht atë për kontrollin e kondicionerit, pajisje kjo që gjithashtu e quajtëm “Melisa” – shpjegon i riu. – Melisa e di se ku kthehesh në shtëpi dhe çfarë është temperatura e ajrit, që ti preferon. Për shembull ajo është e qartë se nuk do të jesh në shtëpi dhe atëherë nuk do të mirëmbajë 25 gradët e preferuara, por një temperaturë më të ulët.”
Sipas Ljubos “Melisa” ul konsumimin e rrymës elektrike me 25 për qind. Ndaj pajisjes tashmë ka interes nga distributorë të ndryshëm të kondicionerëve te ne. “Ndoshta do të arrijmë të lidhim marrëveshje edhe në Turqi me një prej tregtarëve më të mëdhenj të teknikës së zezë dhe të asaj të bardhë”, thotë ai. Përveç kësaj aktualisht merremi edhe me krijimin e aplikacioneve mobile për lokalet luksoze në mbarë vendin.
“Mjaftë projekte kanë kaluar përmes duarve të mi, edhe sociale, edhe teknologjike – shton Ljubo. – Para rreth dhjetë muajsh filluam punë mbi një pajisje, e cila përgjigjet për sendet tuaja, kështu qe të mos i humbasësh. Pajisja është shumë e vogël dhe mund ta futësh në portofol. Në rast se e harron, në momentin kur largohesh nga ajo në një distancë më të madhe nga ajo e programuar prej 0 deri më 60 metrash, atëherë telefoni menjëherë do të të informojë.”
Megjithëse është 19 vjeçar dhe është vetëm në kursin e parë të degës “teknologji informative” në Universitetin e Ri Bullgar, Ljubo tashmë është pedagog i programimit në Akademinë e Software-it të Telerikut. Që prej kohe ai mban ligjërata edhe në Universitetin e Software-it të Svetlin Nakovit. “Unë konsiderohem si pragmatik”, sqaron ai dhe është i bindur se ka shumë për t’u mësuar. Interesi i Ljubos ndaj programimit ishte provokuar së pari nga mësuesja e tij e parë e informatikës që në klasën e parë. “Në fillim ndeshesha me shumë vështirësi. Në garën e parë, kur isha në klasën e dytë, fitova 18 prej gjithsej 300 pikash të mundshme. Mirëpo, me kalimin e kohës bëhesha gjithnjë e më i mirë.”
Interesi i Lubos ndaj biznesit u detyrohet prindërve të tij, të cilët kanë biznes të tyre që prej shumë vitesh. Trajnimet e taekuodos e ndihmojmë për të formuar karakterin e liderit dhe vendosmërinë në marrjen e vendimeve më të mëdha.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: arkiv personal
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..