Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mihalkovo – “shtëpia” e ujit të gazuar natyral

БНР Новини
Foto: mihalkovo.com

Bullgaria është ndër shtetet me më shumë burime natyrore. Nuk është e rastit se romakët kanë ndërtuar vendbanimet e tyre pranë këtyre burimeve, të cilat edhe sot janë një dhuratë e çmueshme për ne. Ndër burimet më të njohura minerale është “Mihalkovo”. Për të tregon drejtori ekzekutiv i shoqërisë aksionare Dimitër Dëlgëçev.

Çfarë është historia e ujit me gaz “Mihalkovo” dhe a keni produkte të reja?

“Uji i gazuar natyral ka një traditë pothuaj 80-të vjeçare. Burimi është zbuluar në vitin 1936. Mbushja e shisheve me ujë mineral të fshatit Mihalkovo, në rajonin e bashkisë Smoljan (Bullgari Jugore), filloi më 1956, kur shishja e parë e “Ujit Mihalkovo” u bë eksponat në Panairin e Plovdivit. Fabrika është ndër prodhuesit më të vjetër të ujit mineral në shishe në Bullgari. Fabrika e re është hapur në vitin 1970, në vitin 2010 u krijua shoqëria aksionare “Mihalkovo” me 100% kapital privat. Në vitin 2012 filluam prodhimin e ujit të burimit “Mihalkovo”. Burimi i tij është shumë afër sipërfaqes tokësore – është në thellësi 100 metra. Uji i burimit “Mihalkovo” është me etiket me ngjyrë trëndafili dhe është me mineralizim shumë të ulët, niveli i natriumit gjithashtu është i ulët. Për këtë arsye është i përshtatshëm për foshnjat dhe për njerëzit, që duan të evitojnë mbajtjen e ujit në organizëm. Që nga fillimi i vitit 2014 kemi dhe produkte të reja në treg – përveç ujit të gazuar në mënyrë natyrale “Mihalkovo” me shije të ndryshme frutore, kemi dhe pije me kalori të ulëta “Vitu” me ujë burimi. Shitjet e tyre po rriten.”

Sot gjithnjë e më shumë njerëz preferojnë të përdorin produkte natyrore të mjekimit. A mund të sqaroni çfarë janë vetitë shëruese të këtij uji?

“Cilësitë e ujit natyror me gaz janë analizuar nga një ekip shkencor në krye me eksperten kombëtare të ujërave Doc. Dr. Lidija Vladeva. Uji ndihmon për restaurimin e bilancit të kripërave në rast të ushtrimit intensiv të sportit dhe ndikon mirë mjekimin e shumë sëmundjeve. Shija e këndshme dhe vetitë shëruese janë rezultat i kontaktit të ujit me mineralët, përmes të cilave ai kalon duke afruar sipërfaqen tokësore. Larmia e mikroelementeve dhe përmbajtja natyrale e dyoksidit karbonik e bëjnë ujin “Mihalkovo” një pije të mirë freskuese.”

Zoti Dëlgëçev, a është përhapur jashtë shtetit uji i gazuar natyror “Mihalkovo”?

“Tashmë shesim ujin tonë në Rusi, Arabinë Saudite, Korenë Jugore, Kinë, Greqi, Lituani. Kemi kontakte në Kanada, Angli, Turqi. Tashmë shesim jashtë shtetit dhe kjo do të thotë se ujërat me markë “Mihalkovo” kërkohen gjithnjë e më shumë jashtë Bullgarisë. Në sajë të programeve evropiane ndërmarrjet bullgare kanë akses tek më shumë mjete financiare për modernizim. Procedurat nuk janë të lehta, por puna shpërblehet mirë. Fituam 2 projekte në kuadrin e programeve evropiane për një periudhë 4 vjeçare. Me këto mjete instaluam një linje prodhimi për shishe prej 0,5 litra dhe një linje prodhimi, që na jep mundësi të bëjmë pije të ëmbla freskuese dhe ujëra me shije. Investuam dhe në një pajisje të posaçme, e cila mbledh dyoksidin e karbonit, kështu që të mos e blejmë. Kështu përdorim dyoksidin e karbonit që e përmban uji natyral.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD

PBB-ja është rritur me 2.2% sipas bazës vjetore në tremujorin e tretë

Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..

botuar më 24-11-15 12.25.MD

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projektin për ndryshime në Kodin e Punës

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..

botuar më 24-11-12 7.44.MD