Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas humbjes në ndeshjen për titullin botëror të boksit Pulev vazhdon të shikojë përpara

Kubrat Pulev
Foto: EPA/BGNES

Ndeshja e shumëpritur për titullin botëror të boksit midis bullgarit Kubrat Pulev dhe kampionit aktual të IBF, WBO, WBA dhe IBO, ukrainasit Vladimir Kliçko, përfundoi me humbje për bullgarin, humbje kjo që në fakt është e para në karrierën e Pulevit. 38 vjeçari Kliçko mbrojti titullin e vet për herën e 17-të me radhë. Kështu ai ka mundësi të konkurrojë për rripin e fundit të madh, të cilin ende nuk e ka në koleksion – në versionin WBC. 100 mln veta në mbarë botën e panë ndeshjen në televizor, kurse akoma 16 mijë të tjerë ishin të pranishëm në ndeshjen live – në sallën “O2 Arena” në Hamburg të Gjermanisë. Pulev humbi, por u paraqit me dinjitet.

Për fat të keq që në raundin e parë Pulev doli nokaut. Ai arriti të ngrihet, por kjo goditje sikur e paracaktoi zhvillimin e ndeshjes. Bullgari nuk ishte rimëkëmbur mirë, kur doli përsëri nokaut. Megjithatë ai demonstroi një lojë të mirë dhe goditje të fuqishme. Bullgari bëri gabim, duke e lejuar Kliçkonë për ta udhëhequr ndeshjen dhe duke zgjedhur distancën e largët, gjë që i dha përparësi kampionit botëror, i cili është më i lartë nga Pulev me 4 centimetra. Në raundin e tretë Pulev u rrëzua me nokaut për herën e tretë me radhë dhe kjo ndikoi negativisht mbi lojën e tij të mëtejshme. Në raundin e pestë ai mori një goditje të fuqishme nga e majta dhe u gjend në nokaut. Këtë herë bullgari nuk arriti të ngrihet dhe ndeshja përfundoi.

Në fund të ndeshjes 33 vjeçari Kubrat Pulev nuk arriti ta fshehë dëshpërimin e vet, por shprehu optimizëm për të ardhmen. “I falënderoj të gjithë bullgarët. Po vazhdojmë përpara. Nuk do të dorëzohemi”. Për këtë betejë ai nuk dispononte përvojën e domosdoshme nga ndeshje të tjera tilla kundër boksierëve të rangut të hegjemonit Kliçko, i cili është kampion tashmë 8 vjet dhe nuk ka pësuar humbje 10 vjet. Bullgari nuk kishte dhe përvojën e domosdoshme për ndeshjet prej 12 raundesh, të cilat kërkojnë një taktikë më të ndryshme. Pulevi, me nofkën “Kobra”, për shkak të goditjeve të tij të shpejta, debutoi në boksin profesional në vitin 2009. Menaxherët e vunë re dhe ai filloi të lëvizë përpara në karrierë pas ndeshjeve të suksesshme kundër Travis Uokërit, Aleksandër Dmitrienkos, Aleksandër Ustinovit. Kubrat Pulev u bë pretendues për titullin e IBF vitin e kaluar, pasi mundi me pika Toni Tompsën. Në karrierën e vet Kubrat Pulev ka treguar se është një boksier i klasës së lartë dhe mund të mësohet nga gabimet e veta. Tani, pasi emocionet ftohen, do të ketë shumë analiza. Jemi të sigurte se momentet më të bukura në karrierën e Pulevit ende janë në të ardhmen.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magdalena Hristova

Magdalena Hristova me titullin e tretë botëror në kërcim së gjati

Magdalena Hristova fitoi titullin e tretë botëror në atletikë për veteranë. Bullgarja triumfoi në kërcimin së gjati në grupmoshën +45 në kampionatin e planetit në Goteborg (Suedi), duke arritur 5.63 m (me erë të kundërt 1.4 m).

botuar më 24-08-21 7.12.MD
Petër Stojçev

Petër Stojçev notoi 7 ngushtica oqeanike, tani dëshiron të vendosë një rekord kohor

Një orë përpara se Petër Stojçev të mbërrinte në Japoni për maratonën përfundimtare të notit në ngushticën Cugaru të serisë Oceans Seven, pati një tërmet me magnitudë 7.1 dhe një tajfun. Pritej gjithashtu një cunami. “Japonia ishte një udhëtim shumë..

botuar më 24-08-19 3.31.MD

Volejbollistet tanë nën 20 vjeç triumfuan në Ballkaniadën në Serbi

Kombëtarja bullgare fitoi titullin e Kampionatit Ballkanik të Volejbollit për meshkuj nën 20 vjeç, i cili u mbajt në Varniaçka Banja të Serbisë. Në finale volejbollistët bullgarë mundën vendasit me rezultat 3:1 (25:17, 22:25, 25:23, 25:21). Të..

botuar më 24-08-19 9.44.PD