Gjatë kësaj jave Bullgaria shënon 25 vjet nga rrëzimi i regjimit komunist në vend. Një çerek shekulli pas datës historike, 10 nëntor, në sheshin “Zhurnalist” /“Gazetari”/ në Sofje u inaugurua monumenti i shkrimtarit dhe emigrantit politik Georgi Markov, i cili u vra në Londër në vitin 1978. Inaugurimi i monumentit është në kuadrin e fushatës “25 vjet Bullgaria e lirë”. Në ceremoninë zyrtare ishin të pranishëm tre presidentë bullgarë – Zheljo Zhelev, Petër Stojanov dhe Presidenti i tanishëm Rosen Plevneliev. “Për mua është një nder i madh të jem i pranishëm në inaugurimin, edhe pse pak të vonuar, të këtij monumenti – në këtë mënyrë ne tregojmë respektin tonë ndaj veprës së një prej shkrimtarëve më të talentuar bullgarë, të cilët kanë punuar gjatë diktaturës komuniste. Me zërin e tij të fuqishëm Georgi Markov është një prej shembujve më të mëdhenj të zgjedhjes midis lirisë dhe nënshtrimit” – deklaroi para njerëzve të grumbulluar Presidenti Rosen Plevneliev. Në ceremoninë në Sofje ishin të pranishëm e shoqja e shkrimtarit Anabell Markova, e cila mbërriti posaçërisht me këtë rast nga Londra, dhe vëllai i tij Nikolla Markov, i cili që prej vitesh banon në Itali.
“Të gjallët i mbyllin sytë e të vdekurve. Të vdekurit i hapin sytë e të gjallëve” – këto fjalë të urta të lashta, të cilat Georgi Markov i përmend në veprën e tij “Reportazhet e largëta”, lexohen në faqen e majtë të monumentit, vepër e skulptorit Denko Denkov. Mjetet për monumentin janë dhuruar nga kirurgu me famë botërore d-r Georgi Llazarov, i cili emigroi nga Bullgaria në vitin 1969. D-r Llazarov deklaroi para njerëzve të grumbulluar se veprat e Georgi Markovit duhet të jenë në manualet e letërsisë, krahas veprave të Hristo Botevit.
Georgi Markov mori vendim për t’u larguar nga atdheu, pasi ishte vendosur censurë mbi pjesën e tij “Unë isha ai” dhe premiera e saj ishte ndaluar pa paralajmërim. Ai u vendos në Londër dhe punonte për BBC-në, Deutsche Welle-n dhe “Evropën e Lirë”. Që nga viti 1975 deri më 1978 Markov punonte mbi veprën e tij “Reportazhet e largëta”, të cilat paraqesin jetën në Bullgarinë socialiste. Ato transmetoheshin si radio-tregime çdo javë në valët e radios “Evropa e Lirë”. Kritikat ishin drejtuar ndaj të metave të sistemit socialist dhe personalisht ndaj Todor Zhivkovit. Mendohet se pikërisht ky është shkaku për vrasjen e Georgi Markovit. Më 7 shtator, kur është ditëlindja e Todor Zhivkovit, kundër shkrimtarit-disident ishte kryer një atentat në urën Vaterlo. Ai ishte shpuar me çadër dhe në trupin e tij ishte futur një top të vogël metalik me helmin ricin. Georgi Markov vdiq më 11 shtator.Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..