Më 15 nëntor për herë të dytë Bullgaria do të përfshihet në iniciativën “Nata Evropiane e Teatrove”. Më se 1500 artistë të stileve të ndryshme teatrale do të bëhen pjesë e këtij spektakli të natës. Ata do të prezantojnë veprat e tyre në 80 lokacione të ndryshme – salla teatrale, galeri, kinema dhe klube.
“Ideja për aktivitetin ka shfaqur te francezes Eleonora Rosi, e cila para 6 vjetëve e bëri të ditur para kolegëve tanë nga Teatri i Fëmijëve në Dubravë dhe nga Teatri Shibenik në Kroaci. Këta teatro në fakt e kanë organizuar natën e parë më 2008 – rrëfen znj. Maria Panajotova, organizatore e aktivitetit. – Pas kësaj iniciativa është përhapur në Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi, Sllovaki, Austri, Slloveni, Gjermani, Spanjë, Belgjikë, Çeki dhe Bullgari. Ideja është që teatri dhe publiku t’i afrojnë njëri-tjetrit ashtu që aktorët të njihen me shikuesit. “Nata e Teatrove” synon të “zbulojë” të gjitha anët e tetarit dhe të tërheqë vëmendjen e publikut me çdo ndodhi në skenën teatrale.”
Për herë të parë “Nata e Teatrove” u mbajt në Bullgari gjatë shtatorit të 2013-ës në Sofje. Ky ishte një vendim eksperimental – bën të ditur Maria. “Iniciativa evropiane është në datë të fiksuar – çdo e treta e shtunë e nëntorit. Kolegët nga Evropa e kanë pasur parasysh mesin e sezonit teatral. Prandaj edhe ne në Bullgari e fiksuam datën 15 nëntor.” Vitin e kaluar interesi ishte aq i madh dhe “Nata e Teatrove” u mbajt në 11 qytete të Bullgarisë.
“Programi është shumë i larmishëm. Kemi më se 150 shfaqje, interpretime muzikore dhe ekspozita, “dyer të hapura”, takime teatrale dhe projektime në Sofje, Plovdiv, Varna, Stara Zagora, Ruse, Haskovo, Shumen, Blagoevgrad, Sliven, Smoljan dhe Jambol. Simbolikisht “Nata e Teatrove” do të fillojë në orën 11 të mëngjesit me “dyer të hapura “ në Teatrin Popullor “Ivan Vazov” dhe në Teatrin Operistik të Sofjes. Përveç kësaj në shumë teatro jashtë kryeqytetit, si në atë të Blagoevgardit dhe atë të Smoljanit do të organizohen “shëtitje” prapa skenës. Në orën 16.30 në skenën e madhe të Teatrit Popullor të Sofjes do të projektohet një film, kushtuar përvjetorit të 110-të të teatrit. Filmi mund të shihet falas. Në orën 22 qytetarët dhe mysafirët e Plovdivit do të shohin provën e hapur të Teatrit Dramatik në qytet. Në Smoljan “Nata Evropiane e Teatrove” do të fillojë me marshim me pishtarë. Tërë programi do të vazhdojë deri në orën 3 të mëngjesit.”
Maria saktëson se çmimet e biletave për shfaqjet e ndryshme do ta përcaktohen nga vetë teatrot, por shumica e biletave do të jenë me çmime preferenciale. “Në Berlin aksesi te “Nata e Teatrove” është vetëm me një biletë në vlerë 8 euro. Me këtë biletë mund të shihen shfaqjet e ndryshme në të gjitha lokacionet e adaptuara për aktivitetin. Këto shfaqje zgjasin gjysmë orë dhe jepen disa herë brenda natës.”
Përgatitën në shqip: Jordanka Ivanova, Anna Kapitanova
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më..