Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kreshmët e Krishtlindjeve – le të përgatitemi të duam

БНР Новини
Foto: arkiv

Kur mendja jonë është e pastër, pa çfarëdo qofte mendime për jetën dhe për nevojat tokësore, atëherë shpirti i drejtohet dritës jokalimtare. Bukuria e botës rreth nesh bëhet më e ndritshme, njerëzit që i takojmë bëhen më të mirë. Zemra jonë çelet për dashurinë dhe jeta merr një kuptim të ri. Atëherë ndiejmë se ankthet tokësore janë vetëm prova, të cilat na bëjnë akoma më të fortë dhe na ndihmojnë ta vlerësojmë të mirën dhe ta kërkojmë gjithkund. Kështu mund ta shpjegojmë kuptimin e Kreshmëve të krishterë, të cilat mbahen katër herë në vit dhe i ndihmojnë besimtarët t’i japin një kuptim të ri jetës së tyre, të rregullojnë sistemin e vet të vlerave. Në këtë kuptim ndalimi i disa ushqimeve nuk është vetëm një dietë, por është mënyra e arritjes së harmonisë mes shpirtit dhe trupit.

“Fillojnë Kreshmët e Krishtlindjeve – thotë episkopi Tihon nga Katedralja “Shën Aleksandër Nevski”. – Të gjithët interesohemi për këtë çfarë mund dhe duhet bë bëjmë në këtë periudhë. Me pak fjalë – nuk duhet të hamë mishin e kafshëve të ndryshme. Peshku lejohet në disa raste të përcaktuara, frutat e detit, si kërmijtë dhe gaforret, lejohen gjithmonë. Por me rëndësi më të madhe është që të dimë se gjatë Kreshmëve duhet të përgatitemi për Lindjen e Krishtit, festën e lidhur me madhësinë e Zotit. Krijuesi e dërgon birin e vet këtu, në tokë, por jo si një person i madh e i pasur, por si një njeri i thjeshtë.”

Kjo se Djali i Zotit lindi në një govatë bagëtie, në një shpellë, nuk tregon se Ai është modest, kurse tregon se është gati të nisë prej shkallës më të ulët sociale. Shumë vite me radhë na shpjegonin se jemi të barabartë. Ne nuk jemi të barabartë, ka njerëz më të mençur, ka edhe budallenj. Ka njerëz të pasur, ka edhe njerëz të varfër. Jemi të barabartë vetëm në sytë e Zotit. Ai kujdeset edhe për shpirtin e një profesori, edhe për shpirtin e vjedhësit të thjeshtë. Kjo është gjëja që na bën demokratë – mendimi se në se secili është i barabartë në sytë e Zotit, atëherë secili duhet të ketë të drejta të barabarta e të përcaktojë të ardhmen e vet.”

Gjatë kohës së kreshmëve shpeshherë përmendet fjala “përultësi”. Sipas të atit Tihon kjo do të thotë “të mos e shohim veten tonë me seriozitet të tepruar” dhe të mos e prezantojmë veten tonë jo të vërtetë. “Kjo që përfaqësojmë ne, na e ka dhënë Zoti. Dhe ne duhet ta ruajmë atë dhe ta përdorim për dobi të të tjerëve. Sepse çdo gjë që kemi, Zoti na e ka dhënë dhe jo përgjithmonë, përkundrazi – përkohësisht. Kur bëhemi gati për festën, kur Zoti po vjen që ta na japë drejtime për t’u çliruar nga mëkati fillestar – ne duhet ta hapim sa më shumë ndërgjegjen tonë që të arrijmë të perceptojmë këtë mesazh. Nëse respektojmë traditat vetëm duke sjellë shtatë gjellë pa mish në tavolinë, atëherë asgjë s’kemi kuptuar. Duhet të kuptojmë thelbin e gjërave. Një vit do ta kemi shumë të vështirë, por viti tjetër do të jetë më i lehtë. Gjithsesi jemi nisur në këtë rrugë. Duam të mësojmë se çfarë kërkon Zoti prej nesh dhe po ta dëgjojmë zërin e kishës, do ta kemi më kollaj. Zoti kërkon një gjë prej nesh – ta duam njëri-tjetrin. Dhe jo atë që është shumë i mençur, i pasur dhe bujar, kurse ta duam njeriun e thjeshtë. Kur sillemi me dashamirësi, mallkimi “me zor nxirret buka e gojës” nuk do të jetë dhimbje shpirtërore. Ky i cili vepron me dashamirësi, s’lodhet. Prandaj Krishti ka ardhur në Tokë. Dhe kur gratë lindin me dashuri, menjëherë harrohet dhimbja e lindjes. Kreshmët do të thonë përgatitje për dashamirësinë. Të mos përkushtohesh në ushqimet dhe pijet e lejueshme, por të mprehësh shqisat tuaja për gëzimin që vjen nga komunikimi. Pra, t’i hedhësh sy asaj gjëje që deri tani nuk e ke parë me vëmendje. U uroj të gjithë bashkatdhetarëve tanë kudo në botë, të mos bien në komercializëm gjatë festimeve. Është mëkat të bësh dhurata të kota, veç për t’u treguar të pasur. I pasur është personi dashamirës, i cili e ka zemrën e guximshme.”

Përgatitën në shqip: Jordanka Ivanova dhe Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD
Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD