Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 1958 – Kongresi i VII i Partisë Komuniste Bullgare shpalli fitoren e socializmit

БНР Новини
Kongresi i VII i Partisë Komuniste Bullgare
Foto: archives.bg

Bullgarët u bënë dëshmitarë të çfarë do qofsh nismash pasi në Plenumin e Prillit të vitit 1956 pushteti partiak në PKB u përqendrua në duart e Todor Zhivkovit. Kursi i deritanishëm i orientuar tek industria e lehtë dhe ajo ushqimore u braktis për t’i hapur rrugë industrisë së rëndë, e cila duhej të siguronte punë armatës së fshatarëve bullgarë që u ishin drejtuar qyteteve. Njëkohësisht me këtë Zhivkovi vazhdoi të përforcojë pozicionet e veta në parti. Më 12 korrik 1957 nga KQ i PKB janë përjashtuar Jonko Panovi, Dobri Terpeshevi dhe Georgi Çankovi për “veprimtari antipartiake, karrierizëm dhe formimin e fraksioneve”. Në këtë situatë në qershor të vitit 1958, në praninë e udhëheqësit partiak dhe shtetëror të Bashkimit Sovjetik Nikita Hrushçov, u zhvillua Kongresi i VII i Partisë Komuniste Bullgare. Në plan të brendshëm politik ai konfirmoi imponimin e pushtetit autoritar të Todor Zhivkovit dhe me gjithë se në Byronë Politike nuk hynë anëtarë të rinj, në Sekretariatin e KQ janë zgjedhur shumë mbështetës të Zhivkovit. Në plan të jashtëm, politik kongresi mori vendim t’i japë ballë akuzave për hegjemonizëm, të cilët komunistët jugosllavë iu drejtuan Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, dhe të hidhen poshtë “rrugët kombëtare” drejt socializmit. Edhe diçka tjetër:

“Kongresi demonstroi unitetin e fuqishëm dhe harmonisë në tërë partinë tonë – të kuadrove dhe anëtarëve të saj rreth Komitetit Qendror – deklaroi Todor Zhivkovi. – Çfarë i detyrohet ky unitet? Baza më e shëndosh e tij është politika e drejtë e partisë – linja marksiste-leniniste dhe dimitroviane të KQ. Përvoja e Lëvizjes ndërkombëtare komuniste dhe punëtore dhe e partisë sonë shumë herë kanë vërtetuar, se pa udhëheqjen e drejtë marksiste-leniniste, pa linjën konsekuente marksiste-leniniste, uniteti ideor-politik dhe organizativ i partisë nuk mund të ruhet. Devijimet nga kursi i dejtë marksisist-leninist majtas apo djathtas, lëkundjet në zhvillimin e tij, pa dyshim shkaktojnë të çara në unitetin e partisë.”

Vendimet më të rëndësishme të Kongresit të VII ishin për ekonominë: u miratua direktiva për zbatimin e përshpejtuar të Planit të tretë pesëvjeçar për zhvillimin e Bullgarisë në periudhën 1958-1962. Propaganda partiake e përkufizoi si “Kongres i rendit të fituar socialist”, sepse tashmë 92% prej tokës së punueshme ishte përfshirë në Kooperativat Bujqësore, ndërsa 99.9% prej industrisë, ndërtimit, transportit ishin pronë të shtetit dhe çdo një rrugë për kthimin e kapitalizmit ishte mbyllur.

“Shokë, Kongresi i VII i PKB përfundoi punën e tij të frytshme. Në historinë e partisë dhe të popullit bullgar ai do të mbetet si Kongres i fitores së socializmit në vendin tonë – vuri në dukje Todor Zhivkovi. – Ky konkluzion kryesor, i cili u shpreh në mënyrë spontane në kongres dhe i cili u  miratua njëzëri, është i drejtë dhe i saktë. Ai pasqyron faktin e padyshimtë, se në Republikën Popullore të Bullgarisë socializmi ka fituar dhe sot sundon në të gjitha fushat e jetës shoqërore-politike, ekonomike dhe ideologjike. Nuk ka dyshim, se Kongresi i VII do të ketë rëndësi të madhe historike për zhvillimin e partisë dhe të vendit.”

Kongresi në fakt ndiqte hapat e Mao Ce Dunit, i cili tashmë kishte ndërmarrë në Kinë realizimin e politikës së “hopit të madh”. Bile në Plenumin e PKB më 11 nëntor të vitit 1956, që pasoi Kongresin e PKB, sipas modelit kinez u mor vendimi jo vetëm  të përshpejtohen ritmet, por të kryhet një “hop në zhvillimin e vendit tonë.” U krijua dhe lëvizja për punë komuniste, e cila duhej të ndihmonte realizimin e këtij hopi. E gjithë kjo nuk ishte e rastit, sepse një vit më përpara në një takim të udhëheqësve të vendeve simotra në Moskë Mao Ce Dun e pranoi Todor Zhivkovin si kryeministër i ardhshëm i sistemit botëror socialist.

Në teori pamja e paraqitur nga Zhivkovi duket e mrekullueshme: për 3-4 vjet të realizohen planet pesëvjeçare, të sigurohet mirëqenia e bullgarëve në saj të ujitjes dhe ndërtimit të ekonomive blegtorale, ndërsa në industri të realizohet hop, duke përdorur jo vetëm punën e punëtorëve, por edhe të nëpunësve, nxënësve dhe studentëve.

Por në fakt shumë shpejtë Zhivkovi kuptoi, se ky hop është detyrë e vështirë për Bullgarinë e vogël dhe të varfër për nga resurse dhe drejtoi sy drejt “vëllait të madh – BS”. “Në këtë betejë madhështore vendi ynë nuk është i vetëm. Ne kemi një vëlla besnik, shok dhe mbrojtës – Bashkimin e madh Sovjetik, me ndihmën e të cilit mund të pushtojmë çdo një kala.” Thëne me fjalë të tjera, lëndë të para të lira kundrejt nënshtrimit, bindjes dhe shndërrimit të Bullgarisë në satelitin më besnik të BS dhe më vonë bile të kërkohet në një letër, drejtuar Hrushçovit për aderimin e saj si republikë e 16 e Bashkimit.

Synimet madhështore do të vazhdojnë të shpallen dhe në Kongresin e ardhshëm të VIII të PKB më 14 nëntor 1962, kur merret vendimi që deri në fund të shekullit të XX në Bullgari “të ndërtohen kushtet materiale të komunizmit”. Këto synime do të përsëriten jo një herë gjatë viteve në forumet e ndryshme të partisë për të arritur në nëntor të vitit 1989, kur kamerat televizive, që ndiqnin plenumin e radhës të partisë, treguan paanësisht “perëndimin e patriarkut”, i cili sikur më në fund e kuptoi, se pushteti absolut dhe dështimi i plotë i iluzioneve janë shumë pranë njeri-tjetrit.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vitet 1995-1997: “Dimrat e pakënaqësisë sonë” – 2

Ky artikull i është kushtuar një prej shkaqeve, të cilat çuan te dorëheqja e qeverisë së kryeministrit Zhan Videnov – falimentimet e bankave. Krahas krizës së bukës, e cila shpërtheu në vitin 1995, vitin tjetër filloi zhvlerësimi i levit dhe..

botuar më 15-08-15 12.30.MD

Viti 1996 – Vrasja e Andrej Llukanovit

Data 2 tetor 1996 do të mbahet mend me vrasjen e parë të një kryeministri bullgar, pavarësisht dhe ish, në historinë tonë më të re. Përpara tij të njëjtin fat, por pas një procesi gjyqësor të dirizhuar dhe një dënim me vdekje të paracaktuar, të..

botuar më 15-08-08 11.50.PD

Vitet 1995-1997 – Dimrat e pakënaqësisë sonë – pjesa e parë

Për herë të parë në rubrikën “80 vjet në 80 javë” do t’u bëjmë pasqyrë ngjarjeve të tri viteve 1995-1997. Kjo pasi qeveria e kryeministrit Zhan Videnov është simptomatike për periudhën e pasuksesshme, në të cilën vazhdojmë të jetojmë edhe më sot. Pasi..

botuar më 15-08-01 10.35.PD