Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjenerali Philip Breedlove: Bullgaria është një partner i fuqishëm i NATO-së

БНР Новини
Foto: BTA

Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-së për Evropë, gjenerali Philip Breedlove ishte për vizitë dyditore në Bullgari në prag të Konferencës së Tretë Vjetore për Sigurinë në Sofje. Në kuadrin e vizitës ai u takua me Kryeministrin Bojko Borisov, me Ministrin Ushtarak Nikollaj Nençev dhe Shefin e Mbrojtjes nënadmiralin Rumen Nikollov. Në një ligjëratë para Klubit Atlantik në Bullgari me temën “NATO-ja pas Samitit në Uels” (në shtator të këtij viti) gjeneral Breedlove vuri theksin mbi sfidat dhe kërcënimet e reja për sigurinë në Kontinentin e vjetër dhe në rajonin e Detit të Zi, që janë lidhur me situatën që po ndryshon në LM dhe Ukrainën Lindore, si edhe mbi nevojën e modernizimit të forcave të armatosura nëpërmjet ndarjes së mjeteve të nevojshme për këtë qëllim.

“Mbrojtja e fuqishme dhe Aleanca e fuqishme fillojnë nga shtëpia. Kombet duhet të angazhohen me investimet, të cilën i bëjnë ushtritë e tyre të afta dhe në pajtueshmëri operative me NATO-në” – ishte kategorik gjenerali.

Gjenerali Breedlove vlerësoi lartë partneritetin e Aleancës me Bullgarinë dhe pjesëmarrjen e vendit në forcat shumëkombëshe të NATO-së në regjionin e Detit të Zi. Sipas fjalëve të tij: “Bullgaria është para së gjithësh partner i fuqishëm dhe mik i ngushtë i NATO-së, i cili ka kontribut serioz për sigurinë e përbashkët. Do të bashkëpunojmë me Bullgarinë në përpjekjet për modernizimin e forcave të saj ushtarake dhe për t’i mbajtur në gjendje të aftë dhe në pajtueshmëri operative me NATO-në si pjesë prej marrëveshjeve të arritura në Takimin e nivelit të lartë në Uels. Jo vetëm aviacioni ushtarak, por edhe flota, edhe forcat e këmbësorisë të Ushtrisë Bullgare duhet të jenë të pajtueshëm me pajisjet dhe aftësitë e NATO-së, që Bullgaria të mund  të marrë pjesë aktive në forcat aleate  të NATO-së këtu, në rajon.”

Gjenerali Breedlove vuri në dukje gjithashtu, se Aleanca është e shqetësuar për tensionin e rritur në Ukrainën Lindore dhe për grumbullimin e trupave dhe pajisjeve ruse nëpër kufirin me të. Sipas fjalëve të tij, nuk ka dyshim për ndërhyrje të drejtpërdrejtë ruse në Ukrainë.

“Gjatë dy ditëve të fundit pamë atë, për të cilën OSBE-ja tashmë raportoi – nënvizoi gjenerali Breedlove. – Kolona me pajisje ruse, kryesisht tanke dhe artileri ruse, sisteme ruse të mbrojtjes kundërajrore dhe njësi ushtarake të depërtojnë në Ukrainë. Por ajo që më shqetëson më shumë është, se kufiri i njohur botërisht midis Rusisë dhe Ukrainës është i hapur gjerësisht dhe nuk është aspak  i sigurte. Njësi ushtarake, para, mbështetje, armë transferohen në mënyre kaotike në njërin apo tjetrin drejtim dhe kjo situate nuk është e mirë.”

Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO në Evropë ishte kategorik, se kufijtë ndërkombëtarë duhet të respektohen, por sipas fjalëve të tij zgjidhja e konfliktit në Ukrainë nuk mund të behet me anën e forcës. “Udhëheqja e NATO-së dhe shumë liderë botëror përsëritin pa ndërprerje, se nuk ka zgjidhje ushtarake të konfliktit në Ukrainë – shpjegoi ai, por duhet të ketë zgjidhje politike dhe vazhdojnë të punojnë për këtë.”

Debatet mbi temën vazhdojnë sot dhe nesër në Forumin në Sofje kushtuar sigurisë (13-14 nëntor), organizuar nga Forumi i Sofjes për siguri dhe nga Akademia Bullgare e Shkencave me pjesëmarrjen e analistëve dhe ekspertëve bullgarë dhe të huajë në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Fokusi kryesor janë rreziqet dhe sfidat për shkak të krizës në Ukrainë, situatës në LM dhe në Afrikën e Veriut, terrorizmit, fluksit të refugjatëve etj. Theks i posaçëm në kuadrin e konferencës dyditore është dhe siguria regjionale në Ballkan dhe kontributi i Bullgarisë për kapërcimin e sfidave.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD
Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD