Këto ditë Evropa shënoi çerekshekull nga rrëzimi i Murit të Berlinit dhe nga kthimi i pothuaj gjysmës së kontinentit te liria dhe demokracia. Çfarë ka arritur Bullgaria brenda këtyre viteve – pak apo shumë?
“Bullgaria kaloi një rrugë të gjatë – thotë Ambasadori i Francës në Sofje Xavier Lapeyre de Cabanes, i cili është për herë të dytë në Bullgari, pas mandatit të tij në fillim të viteve 90 të shekullit të kaluar. – Përpara 25 vjetësh pak veta mund të përfytyronin, se sot vendi do të jetë anëtar i BE, i NATO-së dhe po përgatitet të kryesojë Këshillin e BE në vitin 2018. Nuk them, se gjithçka deri këtu është në rregull, por Bullgaria në të vërtetë kaloi një rrugë të rëndësishme.”
Me gjithë atë, studimet e bërë kohën e fundit tregojnë, se bullgarët nuk janë të kënaqur nga arritjet e deritanishme dhe disa vazhdojnë të sillen me nostalgji ndaj së kaluarës.
“Mendoj se shkaku kryesor për këtë nostalgji është njohja jo e mirë e së kaluarës komuniste – mendon z. Lapeyre de Cabanes. – Kur isha këtu para 20 vjetësh flitej shumë se faqja e së kaluarës duhet të mbyllet. Por përpara qe të mbyllej ajo duhej të lexohej, gjë të cilën komunistët nuk e dëshironin. Prandaj sot njerëzit e rinj nuk dinë asgjë për komunizmin, për veset dhe krimet e tij. Shkak për mungesën e kënaqësisë për arritjet është edhe fakti, se kalimi drejt ekonomisë së tregut u bë në mënyrë kaotike. Kishte një farë rendi, por ai diktohej nga rrethe të cilat konsideroheshin të afërta me Shërbimet Sekrete, dhe të cilat pushtuan ato pak të mirat ekzistuese. Sistemi gjyqësor nuk filloi punë normale, policia gjithashtu. U përhap korrupsioni. Grupazhe kriminale përfituan nga kjo anarki dhe grumbulluan shumë shpejt pasuri të paligjshme. Grupazhi Multigrup ne krye me Ilija Pavllovin fitoi fuqi të madhe. E gjithë kjo, kuptohet, shkaktoi dëshpërime të shumta tek njerëzit.”
Përpara 25 vjetësh, një mëngjes pune i organizuar nga presidenti francez Fransoa Miteran me 12 disidentë bullgarë në fillim të vitit 1989 i dha dorë rezistencës që po lindej në vendin tonë kundër regjimit.
A është konsoliduar tashmë shoqëria civile bullgare?
“Dikur regjimi totalitar bënte çmos që t’u pengojë njerëzve të vetorganizohen, rrëfen diplomati. Sepse kjo mund t’i jepte fund regjimit. Mendoj, se tani situata është ndryshuar. Protestat e vazhdueshme gjatë vitit të kaluar të cilët nuk lejuan që Deljan Peevki të kryesojë Agjencinë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare janë një shenje për reagimin shoqëror, ndoshta jo i organizuar shumë mirë, por është reagim i qytetarëve, të cilët janë të ndërgjegjësuar, se bashkimi e bën fuqinë, e cila mund t’i bëjë ballë qeveritarëve.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio Bullgarisë" – programi për jashtë vendit i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) dhe po zbatohet në bashkëpunim me..
Studentët e Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" vizituan Radio Bullgarinë në kuadër të studimeve të tyre në degën e "Ballkanistikës". Të ftuarve u la mbresa procesi i punës në studiot e Radios Kombëtare Bullgare, si dhe puna e shumanshme dhe..
Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë, Shqipëri, për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi në Katedralen “Ngjallje e Krishtit” në kryeqytetin shqiptar. Së bashku me Shenjtërinë e Tij është edhe Mitropoliti i Vracës Grigori. Me..