Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Georgi Andreev do të dirigjojë Orkestrën për Muzikë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare

Foto: arkiv

“Valle-skerco Kalushari”, “Vallja e Petrunës” – këto pjesa virtuoze do të tingëllojë sonte në koncertin e Radios Kombëtare Bullgare. Por në vend të Dimitër Hristovit – krye dirigjenti i Orkestrës për Muzikë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare, që ka realizuar këtë incizim, dirigjent do të jetë vet autori – Georgi Andreev.

Kompozitor i muzikës për orkestër dhe kor popullor, ai është i njohur edhe me veprat e tij simfonike, i kompozimeve origjinale oratoriale në kufirin midis folklorit dhe klasikës. Ka mbaruar Shkollën muzikore të arteve folklorike në Shiroka llëka si interpretues i tamburit dhe Akademinë Kombëtare Muzikore në specialitetin kompozim, ka bërë specializim edhe për dirigjimin e orkestrës. Prej më se 10 vjetësh është kryedirigjent i Ansamblit Kombëtar Folklorik “Filip Kutev”. Kori i kolektivit prestigjioz gjithashtu do të marrë pjesë në këtë koncert të autorit. Ndër solistët  janë këngëtarët popullorë Neli Andreeva, Nina Arnaudova, Tanja Përvanova, Millena Stavreva, gajdexhiu Petjo Kostadinov, tamburisti Pejo Peev. Përpara se të mësojmë më shumë për aktivitetin le të dëgjojmë një këngë në interpretim të Neli Andreevës, do të dëgjoni dhe zërin e Georgit, shoqëron formacioni instrumental nga Ansambli Kombëtar Folklorik “Filip Kutev”.


Ja se çfarë tregoi kompozitori për koncertin e sotëm: “Për herë të parë kam kënaqësinë dhe lumturinë të dirigjojë një program të tërë koncertal me Orkestrën e mrekullueshme për Muzikë Popullore të BNR, me solistë dhe kor nga Ansambli Kombëtar “Filip Kutev”. Ky koncert është ndërtuar  mbi veprat e mia prej autori  dhe mbi aranzhimet që kamë bërë gjatë viteve. Kam përfshirë vepra që  të shkruar kohën e fundit, si dhe të tilla që janë bërë përpara 23 vjetësh, p.sh. Për herë të parë ofroj interpretimin koncertal të suitës sime “Gara e vallëzimit”, unë do të jem në interpretimin solo të tamburit. Duke e përgatitur programin u përpoqa të përzgjedh pjesa të ndryshme si tingull, dhe si kolektiv instrumental. Do të ketë këngë korale dhe solo, interpretime pa shoqërim muzikor (a capella). Kam përgatitur dhe një surprizë.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD