Një sondazh serioz lidhur me ndikimin e pronarëve të mediave, politikanëve dhe reklamuesve mbi mediat tregon varësinë e madhe të gazetarëve në Bullgari. Çdo i dyti nga 100 gazetarët e anketuar nga gjithsej 40 mediat ankohet me presionin politik në punë, ndërsa çdo i treti thotë se ndaj tij reklamuesit ushtrojnë një farë presioni. Sondazhin e kanë bërë dy ekspertët e njohur Krum Bllagov dhe Orlin Spasov.
“Në sondazh refuzuan të marrin pjesë shumë gazetarë ndër të cilët prezantues dhe reporterë të njohur. Ata na shpjeguan se kanë frikë” – vë në dukje z. Krum Bllagov. Çdo i treti gazetar në Bullgari është i mendimit se presioni politik ndaj mediave po forcohet. Në media në masë praktikohet mospërfshirja e temave të caktuara.
Cilat janë shtyllat e ndikimit?
“Në vend të parë është vështirësuar qasja tek informacionet – thotë z. Krum Bllagov. – Pushtetarët refuzojnë t’u japin informacione mediave ashtu të thuhet armiqësore. Dhe anasjelltas – mediat miqësore janë të favorizuar dhe atyre u jepen informacione të brendshme. Shtylla tjetër e ndikimit ka të bëjë me kombinimin e presionit politik dhe atij administrativ. Një nga grupet e mëdha të gazetave pohon se qeveria e kaluar ia ka bërë kontroll tatimor për shkak të kritikave të gazetarëve. Gjëja e tretë që ndodh shpeshherë është stopimi i qasjes te tregu. Ja dhe një shembull: në njërin nga qytetet e mëdha në Bullgari kryetari i bashkisë e ka kërcënuar pronarin e një firme të madhe që do t’ia heqë atij kioskën nëse shet një të përditshme të caktuar. Sot ky kryetar bashkie është deputet në Parlamentin e ri.”
Në sondazhin e dy ekspertëve për herë të parë paralelisht u janë bërë pyetje gazetarëve dhe pronarëve të mediave në Bullgari. Ata së bashku ankohen me presionin e ushtruar nga reklamuesit. Sondazhi tregon se në shumicën e rasteve pronarët e mediave janë vetëm ndërmjetës të ndikimit.
“Për mua ishte shumë e dobishme sepse një sondazh i tillë nuk është bërë deri tani – thotë z. Orlin Spasov. – Janë hulumtuar aspekte të ndryshme të ndikimit mbi mediat, p.sh. se si agjencitë e PR-it ndikojnë mbi to. Por sondazh aq serioz për raportet midis pronarëve të mediave, politikanëve dhe reklamuesve për sa i përket ndikimit të tyre mbi mediat në Bullgari nuk është bërë më parë. Prandaj jam i mendimit se faktet janë jashtëzakonisht interesante dhe tregojnë problemet aktuale në vend.”
Sondazhi i detajuar është bërë pasi Bullgaria ra në pozitat e mëposhtme në klasifikimin për lirinë e shprehjes të Organizatës Ndërkombëtare “Repertorët pa kufij”. Tashmë Bullgaria është në vendin e 100-të që do të thotë se është e fundit ndër vendet e tjera anëtare të BE-së. Vite të tëra z. Ognjan Zllatev ka hulumtuar mediat dhe lirinë e shprehjes në vendet e Evropës Lindore. Tani ai udhëheq Përfaqësinë e Komisionit Evropian në Sofje. Z. Zllatev mendon se Bullgaria nuk ka se si të mbështetet te ndërkombëtarët që të krijojë një treg cilësor të mediave.
“Duke parë klasifikimet e ndryshme të organizatave ndërkombëtare, të cilat merren me lirinë e shprehjes po shohim se si mediat në Bullgari konsiderohen të jenë edhe më jo demokratike dhe gjithnjë e më të varura, më pak profesionale në kryerjen e detyrave, pra në informimin dhe edukimin e shoqërisë. Për fat të keq, mediat merren me gjëra të kota skandaloze ose me propagandimin e ideve të paqarta të njerëzve të dhënë.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..