Kiril Mariçkov, Ivan Leçev, Doni, Slavço Nikolov, Venko Poromanski janë muzikantë mjaft të njohur të skenës bullgare. Karriera e secilit prej tyre është lidhur me bandë të ndryshme – Kiril Mariçkov është emblema e grupit “Shturcite”, Ivan Leçev është një figurë e madhe në “FSB”, Doni është pjesë e duetit “Doni dhe Momçil”, Slavço është kitaristi i grupit “BTR” dhe Venko Poromanski është perkusionisti i ish-bandës “Te”. Kjo që i bashkon ata është dashuria ndaj muzikës pop. Me anë të projektit të tyre “Fondacioni” ata prezantojnë kënga të tyre autori në aranzhime të reja. Shfaqja e parë e “Fondacionit” u bë gjatë pranverës së vitit 2013 në një lokal në Sofje, para miqve. Pastaj banda bëri një turne në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Tani, një vit më vonë “Fondacioni” bëri një turne tjetër më të madh. Qytetet e Kanadasë, në të cilat grupi u takua me publikun bullgar, janë Otava, Montreali, Calgari, Vankuveri.
“Bëmë tetëmbëdhjetë koncerte në Amerikën Veriore – 5 në Kanada dhe 30 në ShBA. Për ne turneu ishte një përjetim emocionues, kështu ishte edhe për publikun, që ishte kryesisht prej bullgarëve– tregonSlavço Nikolovi. –Në Calgari, Boston, Nju Jork dhe Uashington erdhën njerëz, të cilët e dëgjuan “Fondacionin” për herë të parë. Ata në bënë një kompliment të madh. “Ishim në koncertin e Erik Klepton-it, por i juaji na pëlqeu më shumë” – na thanë ata. Shumë bullgarë i dinë këngët si “Betimi”, “Shpëtimi”, “Pas dhjetë vjetësh” – disa breza janë rritur me ta dhe për këtë arsye reagimi i publikut nuk na habiti. Fjalët e mira dhe krahasimi me këtë interpretues të madh ishin me një vlerë të posaçme për ne. Pas Vankuverit, qytetit të fundit në Kanada, vazhduam turneun tonë në ShBA – Seattle, San Francisko... Prej atje me një autobus të madh, të cilin e mbushëm me veglat muzikore, nisëm në rrugët amerikane dhe kështu arritëm Bostonin. Distanca e përbashkët e udhëtimit tonë ishte 22 mijë kilometra me avion dhe 12 mijë me autobus. Programi ynë ishte shumë i ngarkuar – udhëtim të gjatë, pastaj repeticione, koncerte. Bëmë kështu që të vizitojmë sa më shumë qytete në ShBA. Kishim koncerte në Los Angelis, Las Vegas, Dalas, Hjuston, Tampa, Miami, Kuest, Çikago, Atlanta, Nju Orleans. Turneu ishte organizuar nga menaxheri ynë për Amerikë – kënduam kryesisht në salla koncertesh, por disa nga koncertet u zhvilluan në klube. Emocionet ishin shumë të forta për të gjithë ne, që e duam muzikën bullgare.”
Në lidhje me shfaqjet e ardhshme të grupit “Fondacioni” Slavço Nikolov tregon: “Për sa i përket koncertit tonë të ardhshëm më 10 nëntor në sallën “Armeec”në Sofje – kemi përgatitur diçka speciale për adhuruesit tanë. Në mes të shfaqjes unë dhe Ivan Leçevi do të luajmë në kitara elektrike. Këngët si “Shekulli i XX”, “Shija e kohës” do t’i interpretojmë në variante “hard”. Pritemi se një nga momentet më emocionuese do të jetë dalja në skenë të grupit “Shturcite” për herë të parë pas vdekjes së anëtarit të tij Petër Gjuzelev. Falë teknologjive të reja kitaristi legjendar do të “pranohet” me interpretimin e vet në koncert.”
Me këtë ngjarje muzikore “Fondacioni” do të përfundojë koncertet e veta për vitin 2014. Pyetjes çfarë janë planet e ardhshme e bandës Slavço Nikollovi iu përgjigj se janë para një dileme – të vazhdojnë të ftojnë muzikantë nga grupe të tjera apo të fillojnë të shkruajnë muzikë autori. Do të kuptojmë në të ardhmen.
Muzika e këngëtares DARA është po aq shumëngjyrëshe sa ajo. Dhe këtë e vërteton edhe kënga e saj e fundit "Vjedhësi i ëndrrave". Në të, këngëtarja e re zhvillon një dialog të sinqertë me kritikun e saj të brendshëm - atë zë që shpesh na qorton dhe na..
Këngëtarët bullgarë të operës dalin në skenë për të nderuar Boris Hristovin në 110-vjetorin nga lindja e tij. Të mishëruar në role emblematike të këngëtarit të madh, por edhe me një dozë ngacmimi artistik, ata do të kujtojnë triumfet e tij botërore me..
Mihaella Marinova, e cila është ndër këngëtaret e reja më të suksesshme bullgare, realizoi një album të ri. Ajo prezantoi koleksionin prej dhjetë këngësh me një turne në qytetet më të mëdha të Bullgarisë. Titulli i albumit “Flutura e Zezë” flet për..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës..