Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1957-ta – Hapja e Teatrit të Satirës

БНР Новини
Moment nga shfaqja “Banja” e Majakovskit
Foto: satirata.bg

“Ne po e hapim Teatrin Shtetëror të Satirës me shfaqjen “Banja” të Majakovskit, por s’patëm finale. Në ditën e premierës ne të gjithë artistët e rinj ishim shumë të shqetësuar me këtë fakt. Njëkohësisht unë isha dhe kureshtare. T’jua them të vërtetën në fytyrën time dukej një shqetësim por kjo ishte vetëm maskë, sepse kisha besim në regjisorin Sërçaxhiev, sepse i ngjaj atij. Më pëlqejnë njerëzit të cilët sjellin ide të mira në momentin e fundit. Regjisori na tha që ta fillojmë qetë shfaqen teatrale dhe në antrakt do të na tregojë finalen. Ashtu ndodhi. Gjatë antraktit të shfaqjes na mblodhi të gjithë dhe na tha: e kam menduar finalen, mos kini merak. Makina e kohës dallon të mirën nga e keqja, pra personazhet pozitive nga ato negative. Personazhet pozitive duhej të tërhiqeshin në të ardhme, ndërsa ne negative duhej të ecnim poshtë me kokë të ulur. Atëherë ia bëmë pyetjen regjisorit: O zotëri Sërço, ku do të biem: Ai tha: ku ta shihni të arsyeshme. Dhe ne e pamë të arsyeshme të binim në orkestër. Të gjithë e gjetëm veten tonë poshtë, ramë si një tumë vëllezërish dhe nisëm të zvarriteshim sikur ishim në ferr me dritë mistike aty-këtu. Këtë e kishte menduar dhe vetë regjisori dhe e dinte shumë mirë ku do të binim, por nuk na kishte lajmëruar më herët të mos na trembë. Në një moment poshtë mua ndjeva njeri dhe dëgjova një zë: Largohu, do të më shtypësh. Ky ishte Georgi Parcalev. Kurrë nuk do ta harrojë këtë premierë. Shfaqja ishte tamam në stilin tonë falë këtij regjisori të stuhishëm dhe të pazakontë – Sërçaxhiev”.

Në vitin 1957 me shfaqjen “Banja”, për të cilën na rrëfen aktorja e madhe bullgare Stoajnka Mutafova, filloi biografia e Teatrit të Satirës. “Zëri ynë i parë i të sapolindurit nuk është e qarë, por është bërtitje e qartë – ne jemi teatër për agjitacione. Megjithë se jemi shumë të rinj, ne do të përpiqemi të qëndrojmë të vendosur në këmbë, të marrim shpatën e të qeshurave dhe  topuzin e satirës dhe të hidhemi në rreshtat e para mes luftëtarëve për komunizmin” – ka shkruar themeluesi i Teatrit të Satirës, Stefan Sërçaxhiev. Ja një intervistë me të para hapjes së teatrit:

“Ju lutem, zotëri Saërçaxhiev, a do të na thoni përveç shfaqjes “Banja” të Majakovskit, a keni përgatitur dhe ndonjë shfaqje tjetër?”

Janë duke bërë gati tri programe te ne – tri spektakle. I dyti do të jetë spektakël i përzierë bullgar me satirat e autorëve tanë, të cilat do të vishen me një kornizë speciale të teatrit – me prezantues, muzikë e këngë.

Çfarë shfaqje do të përfshini në programin e teatrit?

Shfaqja “Kaosi” sipas Jordan RadiçkovitSpektakli i radhës pas atij bullgari, do të jetë “Satira gjatë shekujve” – vepra të Juvenalit, Aristofanit, vepra nga periudha e Mesjetës, Rilindjes deri në ditët e sotme. Për këtë qëllim do të ketë kostume, dekore, muzikë tematike dhe çdo një vepër të autorëve të mëdhenjtë do të vishet me veshje bashkëkohore dhe do të kërkohen ato elemente të cilat tingëllojnë në mënyrë moderne.”

Megjithatë teatri ka pasur probleme me censurën dhe disa nga shfaqjet para premierës kanë pësuar ndryshime. Gjatë viteve të 60-ta regjisori Metodi Andonov është bërë në krye të teatrit. Shfaqjet e tij sipas veprave të Gogolit, Çehovit dhe Vazovit kanë sjellë epokë më vete. Metodi Andonov ka dhënë spektaklin e parë sipas veprës “Kaosi” të Jordan Radiçkovit dhe po ashtu ka kthyer “Banjën romake” të Stratievit në majë të vërtetë në repertorin e teatrit.

Spektaklet e regjisorëve Grisha Ostrovski dhe Mlladen Kisellov e kanë vazhduar traditën e Teatrit të Satirës që të lindë hit pas hiti, pra shfaqje të cilat jepen vite me radhë – “Xhaketë prej veluri” dhe “Reisi” të Stratievit, “Lazarica” të Radiçkovit etj. Këto spektakle parapëlqehen jo vetëm nga publiku, por dhe nga vetë aktorët. Një emblemë e vërtetë është shfaqja “Kaosi” e Jordan Radiçkovit: “Më kujton se si aktorët nuk dilnin nga roli i tyre kohë të gjatë pas shfaqjes dhe kënaqnin pa masë. Bile një herë Grigor Vaçkov dhe Georgi Parcalev u kanë propozuar kolegëve ët tyre që të dalin pasi është rënë perdja dhe ta përsëritin shfaqjen para publikut.”

“Sigurisht edhe ne do të bëjmë gabime. Por nuk kemi frikë, sepse do të nxjerrim mësime nga gabimet që do të bëjmë. Shpeshherë do të bëjmë shaka. Por duhet të jeni të sigurt se mendojmë në mënyrë serioze” – ka thënë regjisori Stefan Sërçaxhiev gjatë hapjes së Teatrit të Satirës. Fjalët e tij kanë mbetur si karakteristikë e teatrit dekadat në vijim. Regjisorët dhe aktorët bëjnë shaka, por mendojnë me seriozitet dhe janë të preferuar nga brezat bullgarë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografi: satirata.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1991-a: Elisaveta Bagriana – shekullorja dhe unikja

E bukur, e mençur, e talentuar dhe disi ekzotike, Elisaveta Bagriana (1893-1991) është ylli i hapësirës kulturore bullgare, ku dominojnë burrat. Megjithë dhembshurinë dhe natyrën e saj delikate, poetesha është treguar papritur e fortë dhe mbijetuese në..

botuar më 15-07-04 11.15.PD
Mitingu paraelektoral i Bashkimit të Forcave Demokratike në Urën e Shqiponjave të Sofjes më 7 qershor të vitit 1990

Viti 1990: Koha është jona?

“Kohë e besimit, shpresës dhe dashurisë, por edhe e mungesës së urtësisë”. Kështu e karakterizon fillimin e viteve 90-të të shekullit të kaluar Petko Kovaçevi, i cili në atë kohë ishte anëtar i Shoqatave të Pavarura Studentore dhe i Organizatës..

botuar më 15-06-27 9.10.PD
Petër Mlladenovi njofton dorëheqjen e Todor Zhivkovit

Viti 1989 – Ndryshimi

10 nëntori i vitit 1989 ishte një datë nga kalendari, e cila për bullgarët e zakonshëm filloi si të gjitha ditët e mëparshme. Në orën 18 fiks, kur nëpërmjet Radios Kombëtare Bullgare iu shprehën falënderime zotit Todor Zhivkov dhe u njoftua, se Petër..

botuar më 15-06-20 9.55.PD