Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria – pikë transiti e emigrantëve drejt vendeve të Evropës Perëndimore

Foto: BGNES
Gjatë javës së kaluar përsëri  filloi të flitet për problemin me refugjatët dhe imigrantët ilegal në Bullgari. Por nëse gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar vendi ynë ishte i papërgatitur të reagojë ndaj fluksit të refugjatëve sirianë, që ishin mbi dhjetë mijë, në kufirin me Turqinë, tani sfida është tjetër: si autoritetet bullgare të parandalojnë ikjen e pa ligjshme të emigrantëve ilegal që tashmë kanë hyrë në Bullgari, përmes kufirit me Serbinë dhe Rumaninë në drejtim të vendeve të Evropës Perëndimore. 

Statistika është shqetësuese. Ministri teknik i Punëve të Brendshme Jordan Bakallov bëri të ditur, se për periudhën 1 janar – 25 tetor të këtij viti, janë kapur 2140 veta në tentativë për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufijtë e lartpërmendur.

Siç shënojnë ekonomistët, në ekonomin e tregut të gjitha vendet  për biznes herët apo vonë mbushen. Kështu me plotgojë mund të themi, se kjo vlen edhe për ekonominë informale dhe krimin e organizuar. Që në fillim të valës së imigrantëve drejt Bullgarisë  dolën në pah  dhe “ndihmësit”, të cilët kundrejt pagesës së mirë presin, ndihmojnë dhe organizojnë kalimin përmes kufirit të imigrantëve ilegal. Si  “biznesmenë” të zotë këta ndihmës kuptuan, se Bullgaria – vendi më i varfër në BE, për emigrantët nuk është “toka e premtuar”, por është vetëm territori transit drejt shteteve të pasura të Evropës Perëndimore. Brenda disa muajve ishin arrestuar 472 “biznesmenë” të tillë. Për fat të keq askush nuk mund të thotë numrin e tyre të saktë, as numrin real të emigrantëve ilegal që ende qëndrojnë në Bullgari. Disa vëzhgues nuk përjashtojnë mundësinë, që në këtë biznes të jenë përfshirë edhe disa përfaqësues të Policisë Kufitare dhe Policisë Rrugore.

Për Bullgarinë problemi me imigrantët është i madh edhe nga pikëpamja  financiare dhe sociale. Nga buxheti i shtetit harxhohen miliona për strehimin e tyre, dhe për ruajtjen e kufirit. Ndërsa bullgarët, me gjithë se janë të njohur si popull mikpritës dhe tolerant kanë një farë paragjykime ndaj personave të ardhur nga LM edhe për shkak të frikës, se mes tyre mund të jenë të implikuar terroristë nga organizata radikale islamike.

Specialistët pohojnë, se autoritetet duhet të mësohen me nocionet “refugjatë” dhe “imigrantë ilegal”, sepse fenomeni që porsa ka filluar për Bullgarinë dhe ka të ngjarë të vazhdojë me vite.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD