Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e iluministëve të popullit

БНР Новини
Foto: BGNES

Dita e iluministëve të popullit – 1 nëntor, është një prej festave më të dashura gjatë dhjetëra vjetëve të fundit. Është shënuar për herë të parë para 105 vjetësh në qytetin Plovdiv dhe u ishte kushtuar personaliteteve të shquar në historinë bullgare. Deri atëherë në po këtë datë (19 tetor sipas stilit të vjetër) të krishterët ortodoks kanë nderuar kujtimin e Shën Joanit – mbrojtësin qiellor të popullit dhe të shtetit bullgar. Ai ka jetuar nga viti 876 deri më 946 dhe ka mbetur në kujtesën popullore si shembull për besimin e thellë dhe si një mësues i vërtetë dhe prijës shpirtëror. Nderimi i tij mbetet i pandryshuar edhe gjatë shekujve të sundimit osman dhe për pasues të tij konsiderohen të gjithë klerikët, iluministët dhe revolucionarët nga shekujt XVIII-XIX. Në vitin 1922 qeveria e Aleksandër Stambolijskit me iniciativë të një grupi intelektualësh e caktoi datën 1 nëntor si Dita e iluministëve të popullit bullgarë. Sipas dokumentit të shtetit kjo është “ditë e nderimit të kujtimit të bullgarëve të mëdhenj, ndërtuesve nga e kaluara e largët dhe e afërt të Bullgarisë së sotme”.

Në vitin 1945 merret vendim që festa të mos shënohet. Është rivendosur që në vitin 1992, po thuaj pesë dekada pas ndalimit nga ana e qeverisjes socialiste. Ky fakt shpjegon pse nuk janë të njëjta përfytyrimet për këtë festë të berëzave të ndryshme tek ne. Për më të moshuarit ajo sjell kujtime të këndshme nga festimet shkollore. Njerëzit që kanë rritur në epokën e “pushtetit të popullit” e lidhin me ndryshimet demokratike pas vitit 1989. Fëmijët dhe të rinjtë e sotëm, të cilët me entuziazëm maskohen për Halloween dhe u dhurojnë njeri tjetrit zemra të kuqe në Ditën e Shën Valentinit, me siguri e lidhin me ato elemente të cilat na dallojnë nga bota tjetër dhe japin kuptim shprehjes “vlera dhe kultura shpirtërore bullgare”.

Çdo vit kujtojmë rëndësinë e personaliteteve tanë nga Rilindja bullgare si Paisij Hilendarski, Sofronij Vraçanski, Neofit Bozveli, Ilarion Makariopollski, Georgi Rakovski, Vasill Levski, Hristo Botev, Stefan Karaxha, Haxhi Dimitër, vëllezërit Dimitër dhe Konstantin Milladinovi, Ljuben Karavellov, Dobri Çintullov. Të panumërt janë bullgarët, që janë ndërgjegjësuar, se iluminizmi është një kusht absolutisht i nevojshëm për arritjen e pavarësisë kishtare dhe kombëtare. Nuk është e mundur të tregojmë për të gjithë, por do të rikujtojmë disa momente nga biografia e njërit prej tyre – Neofit Rillski, klerik, i quajtur patriarku i arsimit të ri bullgar. Ka lindur në Bansko në një familje të tregtarëve të pasur. 19-vjeçar ai shugurohet në Manastirin e Rillës. Vazhdon arsimin e vet, shkruan tekste shkollore të gramatikës dhe matematikës. Sot shtëpia e tij e lindjes është muzeu më i frekuentuar në qytet. Svetlla Barjakova, historiane dhe drejtore e muzeve në qytetin Bansko tregon, se gjithnjë e më shumë bullgarë të rinj vijnë posaçërisht që të njihen në vend me biografinë dhe veprën e Neofit Rillskit për të kuptuar frymën e epokës.

Foto: Allbena Bezovska“Emri laik i tij është Nikolla Poppetrov Benin – vazhdoi ajo. – Shtëpia e tij e lindjes është shndërruar në muze në vitin 1981 në lidhje me 100 vjetorin e vdekjes së tij. Në disa prej ish  ndërtesave bujqësore është radhitur një ekspozitë, lidhur me veprën e tij të madhe, me trashëgimin e tij të pasur letrar, me kontributin e tij madhështor në arsimin tonë kombëtar. Janë  rikrijuar orenditë lidhur me jetesën e familjes dhe me fëmijërinë e tij. Përshtypje më të madhe sidomos tek të huajte bën shkolla fillore të cilën babai i tij prifti Petër Benin e kishte bërë në shtëpinë e vet. Në këtë shkollë ka mësuar dhe djali i tij. Në atë kohë ishte detyrim që njerëzit e arsimuar t’i mësojnë në shkrim e lexim fëmijët. Zakonisht mësues të tillë kanë qenë zejtarët, tregtarët ose priftërinjtë. Ata kanë veçuar një vend të posaçëm në shtëpinë ose në punishten e tyre. Ustai ka bërë punën e vet dhe herë pas here ka kontrolluar çfarë kanë bërë fëmijët. Ata nuk kanë pasur fletore, por kanë shkruar mbi rërë, të cilën pas kësaj e kanë rrafshuar me shkop. Më vonë janë përhapur dërrasat e zeza  me kalem. Mysafirët tanë mbeten të befasuar nga kulti ndaj arsimit që ka ekzistuar ndër bullgarët në kohën e Mesjetës dhe të Rilindjes. Vetëm tek ne njerëzit kanë shitur ara dhe bagëti për t’i arsimuar fëmijët e tyre. Prandaj arsimi ynë që në kohën e Rilindjes ka qenë në një nivel shumë të lartë. Lufta për arsimin bullgar ka qene aq e rëndësishme sa lufta për arritjen e pavarësisë kishtare dhe kombëtare në vitet e sundimit osman.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD
Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD