Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për tumën “Junacite” dhe qytetërimin më të lashtë evropian

БНР Новини
“Supozojmë se tuma “Junacite” pranë qytetit Pazarxhik është qyteti më i lashtë në Evropë” – është i mendimit doc. Bojaxhievi.
Foto: Veneta Nikollova

Gjithnjë e më shumë prova dëshmojnë një tezë të guximshme në shikim të parë. Sipas saj, jo trojet e Mesopotamisë janë djepi i qytetërimit tonë, por... Gadishulli i Ballkanit. Dëshmitë e zbuluara prej një kulture shumë pak të njohur, që paraprin atë egjiptiane dhe shumere, përqendrojnë vëmendjen e shkencëtarëve, duke kthyer në 180 gradë përfytyrimet tona për lashtësinë. Mbetjet nga jeta e kësaj shoqërie të lashtë gradualisht po dalin nga hiri i historisë që të na kthejnë 6-7 mijëvjeçare mbrapa në kohë, kur në trojet tona ka lulëzuar një qytetërim i panjohur me një shkallë jashtëzakonisht të lartë të zhvillimit. Është fjala për një periudhë, që paraprin me së paku një mijëvjeçar Shumerin dhe Akadin.

Arkeologët gjetën portën e supozueshme të citadelës.Një prej dëshmive më emblematike për këtë qytetërim enigmatik është floriri nga nekropoli i Varnës (vitet 4400 – 4100 para Krishtit), i cili është i njohur si floriri më i vjetër i përpunuar në botë. Në ditët tona stolitë elegante ekspozohen në muzetë më të njohura në botë, duke përhapur emrin e Bullgarisë. Nga po kjo epokë është edhe vendbanimi parahistorik afër qytetit Provadija, që ka lindur pranë kripores së lashtë buzë Detit të Zi. Banorët e tij kanë shënuar prosperitet në saj të kripës, e cila dikur ka qenë monedha kryesore në qarkullim. Çfarë mund të themi për “qytetin e liqenit” në ishullin pranë fshatit Durankullak, ku kanë mbetur rrënojat e arkitekturës më të lashtë në Kontinentin e vjetër nga para mijëvjeçarit të shtatë?

Themelet e shtëpive dykatëshe.Nga po kjo epokë është edhe tuma “Junacite” (“Trimat”) pranë qytetit Pazarxhik. Arkeologët prej vite e studiojnë këtë rajon, të mbuluar me gjurma nga Halkoliti. Aktualisht ekipi i doc. Javor Bojaxhievit zbulon një mur kalaje me trashësi mbi 4 metra, që ka rrethuar dikur qytetin me rruga, banesa etj.Doc. Bojaxhiev “Supozojmë se ky është qyteti më i lashtë në Evropë” – shpjegon doc. Bojaxhievi dhe shton, se gjetjet më të hershme në tumë janë nga mijëvjeçari i V-të para Krishtit. Qyteti shtrihej mbi një sipërfaqe prej 120-150 dynymësh. Është kureshtare, se territoret midis lumenjve Tigër dhe Efrat, vendbanime me sipërfaqe të tilla lindin 1 500 vjet më vonë. “Sipas studiuesve që kanë punuar në Mesopotami, vendbanime me sipërfaqe mbi 7-8 dynym konsiderohen si qytete – thotë doc. Bojaxhievi. – Kështu që sipas standardeve të Mesopotamisë mund të pohojmë, se është fjala për një qytet. Përveç kësaj kemi strukturë e cila më vonë bëhet përcaktuese për qytetet. D.m.th. kemi një vendbanim të madh, ku në pjesën e tij më të ngritur ndodhet fortifikimi ose citadela. Ky është parimi i rregullimit të çdo një qyteti të lashtë – prania e pjesës së fortifikuar brenda tij, e cila në rast nevoje strehon popullsinë. Atje zakonisht jeton elita, atje ka zanate etj. “Ndërsa në tumën “Junacite” kemi dëshmi për një kulturë të zhvilluar shumë më përpara se qytetet  më të hershme tashmë të njohura. Ky është një monument historik, në të cilin jeta me ndërprerje të vogla, ka vazhduar nga mijëvjeçari i V para Krishtit deri në Mesjetë – këto janë gjashtë mijëvjeçare të tëra!”

Si dukej ky qytet i lashtë? Supozohet, se banorët e tij janë marrë kryesisht me peshkim në lumin e afërt Topollnica. Kanë jetuar jo në kolibe, por në shtëpi  të rehatshme, të ndërtuara me thupra të ndërthurura me qerpiçë. Shtëpitë e tyre shtriheshin sipërfaqe prej 80-120 metrash katror, pjesë prej godinave kanë qenë në dy kate. “Këto ndërtesa nuk dallojnë shumë nga shtëpitë prej qerpiçësh nëpër fshatrat tona para 70-80 vjetëve” – shpjegon doc. Bojaxhievi. Fragmentet qeramike të zbuluara në vend, ndër të cilat ka dhe dhjetëra figura fantastike të zogjve, janë ekspozuar në Muzeun Historik të Pazarxhikut. Deri tani janë zbuluar vetëm dy rrugë, pritet të studiohet pjesa qendrore e citadelës. “Këtu kemi gjetur enë me shenjë mbi to, të cilat japin arsye të flasim për zanafillën e një shkrimi të lashtë” – pohon doc. Bojaxhievi. Në fakt para disa vjetësh dëshmi të tilla për një “proto-shkrim” ishin zbuluar edhe në afërsi të Vracës, të cilat shkaktuan polemika të shumta në rrethet e shkencëtarëve. Ja dhe shpjegimi i doc. Bojaxhievi:

Fragmente të enëve prej qeramike.“Kjo është epokë, kur në Evropë maja e qytetërimit është pikërisht Gadishulli i Ballkanit. Në Bullgari ka shumë tuma të vendbanimeve. Një pjesë prej tyre mund të jenë të ngjashme me ato të tumës “Junacite”. Ky është një qytetërim i njohur më në veçanti nga nekropoli i Varnës nga epoka e Halkolitit, por ai është vetëm maja e ajsbergut. Unë mendoj, se mund të flasim bile për zanafillën e një proto-shteti të lashtë, i cili ndoshta mund të jetë më i hershmi në botë. Flas për tërë këtë kulturë, e cila shtrihet nga rajoni i Karpateve deri te Detin Egje. Sepse tashmë kemi mjaft monumente të cilat na japin arsye të mendojmë, se njerëzit kanë pasur një organizim shumë të lartë të  udhëheqjes së centralizuar.”

Ekipi i doc. Bojaxhievit akoma nuk ka arritur te pjesa qendrore e citadelës.Në fillim të mijëvjeçarit të IV para Krishtit në trojet tona depërtojnë fise të egra nga stepet, të cilat në fakt asgjësojnë këtë kulturë të panjohur. Skeletet e hirta të njerëzve ndër rrënojat e shtëpive të tyre me mbetjet e armëve, me të cilat janë vrarë konfirmojnë këtë tezë. Depërtimi i armikut çoi në  asgjësimin jo vetëm të vendbanimit pranë tumës “Junacite”, por edhe të qytetërimit në fjalë nga periudha e Halkolitit në trojet tona. Më vonë, në epokën e bronzit, jeta këtu përsëri lindi, por niveli kulturor ishte shumë më i ulët. Nga prosperiteti dhe shkëlqimi i dikurshëm i njerëzve nga periudha e Halkolitit kanë mbetur vetëm një thesar i artë, fragmente qeramike dhe... legjenda.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD

Misioni sekret i zepelinit L 59 apo si Jamboll hyri në histori me një rekord botëror

Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..

botuar më 24-11-11 7.05.PD