Formacioni “Kipri” përbëhet prej vajzash dhe grash, të dashuruara me folklorin bullgar. Ideja për krijimin e formacionit, seleksionimi i këngëtareve dhe zgjedhja e repertorit është vepër e udhëheqëses së tij – e këngëtares popullore Iliana Najdenova. Ndiejna gjatë koncerteve të tyre është e jashtëzakonshme. Dhe kjo nuk është e rastit – sekreti i magjisë fshihet në vetë emrin e formacionit “Kipri”. “Në të kaluarën vajzat më të bukura ndër këngëtaret e valles i kanë quajtur “kipri”, domethënë “bukuroshe” – sqaron Iliana. Krahas muzikës së bukur, të interpretuar nga ansambli në një mënyrë shumë artistike, gjatë pauzave ajo e njeh publikun me jetën e formacionit. Kështu vendoset kontakti kaq i vlershëm midis artistit dhe dëgjuesit.
“Një pjesë e madhe e këngëtareve në grup janë nxënëse të mia dhe për mua ato janë si fëmijët e mi – thotë Iliana Najdenova. – Nuk e di nëse kjo është për shkak të marrëdhënieve të mira mes nesh, por besoj se pavarësisht se çfarë do të jetë rruga e tyre, ato do të jenë gjithmonë pranë meje dhe formacionit “Kipri”. Së pari fituam popullaritet jashtë shtetit – disa herë kemi qenë në Turqi: në Stamboll, në Ankara dhe në qytetin detar Inebolu. Vitin e kaluar kënduam në një festival ndërkombëtar në Rumani. Katër vajzat, të cilat u shfaqën në emër të formacionit, fituan vendin e parë dhe unë u ndjeva shumë krenare. Juria ishte ndërkombëtare. Ajo përbëhej prej etnologësh dhe folkloristësh nga mbarë Evropa. Shumë ishin shtetet, të cilat dërguan përfaqësues atje dhe ishte shumë këndshëm, kur dëgjuam se çmimin e parë e fiton pikërisht “Kipri” nga Bullgaria. Gjatë vitit 2014 morëm pjesë në dy festivale belgjiane, si dhe në “EXIT”, në Serbi. Para pak kohe më telefonoi producenti belgjian dhe themelues i lejbëlit për muzikë etno “Fusion Embassy” Tim Gjubel. Ai e zbuloi për botën grupin bullgar “Oratnica”, i cili më 12 dhjetor të këtij viti do të shënojë ditëlindjen e vet, kurse ne jemi ftuar për të marrë pjesë në koncert. Me dy prej muzikantëve të grupit krijuam një projekt të përbashkët etno. Në të Bëni luan në veglën peruane kahon, si dhe në daullen bullgare, kurse Horhe – në dixheridu-n australiane. Ideja jonë është që të pushtojmë edhe publikun rinor.”
Formacioni “Kipri” ka repeticione në vatrën e kulturës “Dimitër Dinev” në Sofje. “Jemi duke punuar shumë mirë me ekipin e saj, të gjithë na përkrahin, na pëlqejnë dhe na duan.” – thotë Iliana Najdenova.
“Si u grumbulluam – rruga drejt formacionit tonë është e ndryshme, por çdo një prej nesh është mbushur me energji dhe këndojmë me dëshirë të madhe. Mua më pëlqejnë shumë meloditë e Rodopeve, ka shumë prej tyre në repertorin tonë. Unë isha një prej pjesëmarrësve në festivalin ndërkombëtar në Rumani. Mendoj se u paraqitëm shumë mirë.” Këtë e tregon Nadja Popova, e cila ka mbaruar shkollën për këngëtarë popullorë në Shiroka Llëka, si dhe Akademinë e Plovdivit. Mbesa e koreografit Todor Karapçanskit, Vjara Mishev shton: “Jam rritur me muzikën popullore. Kështu u gjenda në “Kipri”. Shpresoj se njerëzit rreth meje e ndiejnë kënaqësinë, me të cilën këndoj. Iliana ka një durim shumë të madh. Shumica prej nesh jemi amatore – ajo na mëson, na inspiron kurajë dhe me ndihmën e saj kemi guximin të ngrihemi para publikut. Në fakt ne jemi familja “Kipri”.
Në “Kipri” bën pjesë edhe mbesa e Ilianës – Polina Ivanova. Ajo këndoi në koncert bashkë me tezen dhe me gjyshen e saj – këngëtaren Sanka Misheva. “Familja ime është e madhe. Ajo i ruan traditat e fisit dhe na pëlqen shumë të këndojmë së bashku. Kujtimet e mia më të hershme nga fëmijëria janë lidhur me mësimet e tezes sime, i dëgjoja me interes të madh. Unë merrem me art të aplikuar, mësoj në Gjimnazin Gjerman, ende jam në proces të kërkimit të vetvetes, por mendoj se kënga popullore do të jetë gjithmonë me mua. Jam rritur ndër këngëtare popullore dhe e ndiej këtë muzikë shumë mirë.”
Iliana Najdenova shton: “Pas brezit të nënës sime, brezit tim dhe atij të nxënësve të mi është ai i fëmijëve të sotëm. Sivjet në festivalin në Primorsko “Orfeu këndon me detin”, pjesëmarrësi më i vogël ishte vajza ime trevjeçare Bozhidara. Në të kaluarën folklori ka qenë pjesë e jetës sonë të përditshme, kurse sot është art skenik. Më kujtohet se si gjysha ime Rajna, duke e gatur bukën, bënte kryq, thonte një bekim dhe fillonte të këndonte. Jam e lumtur se gjithnjë e më shumë njerëz çlodhen në fund të ditës së punës duke interpretuar këngë popullore.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..
Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..
Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..