Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1956-ta: Plenumi i Prillit

БНР Новини
Foto: arkiv

Çuditërisht por edhe në sistemet me qeverisje vetëm të një partie ka luftë për pushtet më të madh. Kjo luftë bëhet jo në dritë, por fshehurazi. Intrigat brenda partisë kanë filluar në fund të 1947-ës, menjëherë pasi opozita në Bullgari u likuidua. Pushteti ka rënë në duart e komunistëve. Represionet kanë filluar me Trajço Kostovin – zëvendës kryeministër, për shkak se nuk i ka lejuar këshilltarët nga Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) të merrnin informacione sekrete lidhur me tregtinë. Dhe Moska e ka marrë atë objektiv sulmi. Në vitin 1949 ndaj Trajço Kostovit dhe disa personave të tjerë ka filluar procedurë penale me dyshime për spiunazh. Trajço Kostov është dënuar me vdekje dhe ia kanë shtrënguar litarin rreth fytit. Disa ministra të tjerë janë dënuar me burg të përjetshëm. Në mes të viteve të 50-ta ky lloj represionesh ndaj komunistëve në poste të larta u mbyll. Pas kësaj intrigat brenda partisë kanë marrë pamje të ndryshme.

Më 2 prill 1956 në Sofje ka nisur mbledhja e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare, e cila mbledhje ka vazhduar pesë ditë të tërë. Para plenumit diktatori bullgar Todor Zhivkov ka pasur takime sekrete në Moskë me Nikita Hrushçovin dhe ka koordinuar me atë të fundit marrjen e pushtetit. Në plenum vend qendror ka pasur dënimi i kultit të personalitetit të Stalinit dhe të liderit të mëparshëm të shtetit bullgar Vëllko Çervenkov. Një vit pas vdekjes së Georgi Dimitrovit më 1949 (sekretar i parë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare dhe kryeministër i Bullgarisë), ka vdekur dhe po ashtu trashëgimtari i tij i postit Vasill Kollarov. Kështu Vëllko Çervenkov është bërë lideri i padiskutueshëm i partisë komuniste. Pas vdekjes së Stalinit ai ka filluar të grumbullonte “pikë të zeza” para udhëheqësit të ri të BRSS-të Hrushçov. Këtu është shfaqur figura e Todor Zhivkovit, i cili ka arritur të fitonte besimin e Hrushçovit, duke e organizuar Plenumin e Prillit. Në Sofje Todor Zhivkov ka shkruar raportin por e ka bërë atë në sekret të plotë. Pastaj e ka çuar tek ambasadori sovjetik për miratim. Pas plenumit Todor Zhivkov është mbetur sekretar i parë i partisë dhe ka forcuar pozitat e veta.

Ndodhia e vitit 1956 i ka dhënë fundin kultit ndaj Vëllko Çervenkovit për ta zëvendësuar atë me kultin ndaj Todor Zhivkovit. Shoqërisë i është imponuar mendimi se shteti mund të bëjë gabime vetëm për shkak të fajit të ndonjë lideri, i cili e ka harruar veten në pushtet. Kështu e gjithë e keqja është drejtuar te Vëllko Çervenkov.

Linja e prillit, brezi i prillit, kundërshtimet e prillit kanë pasqyruar dekadat e shtetit totalitar. Janë zhvilluar dhe janë vendosur tezat për dobitë e linjës së prillit, pra se bujqësia dhe kooperativat bujqësore janë përforcuar dhe janë zgjeruar, se pagat janë rritur dhe janë zmadhuar të drejtat e udhëheqësve të ndërmarrjeve. Plenumi i Prillit është fillimi i “jetesës së vërtetë socialiste”, personi autentik i së cilës është Todor Zhivkov. Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare ruhet incizimi i bërë në vitin 1956 disa muaj pas Plenumit të Prillit.

“Plenumi i Prillit i Partisë Komuniste Bullgare llogariti se pavarësisht arritjeve të mëdha në ndërtimin e socializmit në punën е partisë, shtetit dhe bujqësisë ka pasur metoda të gabuara të cilat kanë ndikuar negativisht mbi të. Në lidhje me vendimet e Kongresit të XX-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, të cilat vendime kanë ndikim të madh mbi zhvillimin e të gjithë lëvizjes komuniste ndërkombëtare, në Plenumin e Prillit Komiteti Qendror i Partisë Komuniste Bullgare mori vendimet e drejta. Këto të fundit janë drejtuar te korrigjimi i gabimeve ekzistuese dhe i dobësive, te rivendosja dhe respektimi i rreptë i parimeve latine të udhëheqjes së partisë dhe shtetit. Komunistët e vlerësuan drejt Plenumin e Prillit, i cili përmirësoi jetën tonë shoqërore e shtetërore. Pa dyshim ky plenum do të ndikojë pozitivisht mbi zhvillimin e shtetit bullgar. Megjithë se nuk ka kaluar shumë kohë nga plenumi, Komiteti Qendror i Partisë Komuniste Bullgare tashmë ka marrë vendime për një sërë çështjesh të rëndësishme lidhur me përmirësimin e gjendjes materiale e kulturore të punëtorëve. U morën masa drejtuar përforcimit dhe zgjerimit të ekonomive të kooperativave bujqësore. U zgjidh çështja për lëshimin e pensioneve për fshatarët e moshuar të kooperativave që është ndihma e ndejshme për moshën e tyre të thyer. U hapën mensa të reja për punëtorët ku çmimi i ushqimeve është ulur mesatarisht me 25-30 për qind. Nga data 1 janar 1957 do të rriten ndjeshëm shtesat mujore për fëmijët. Kjo vlen për qindra mijë familje dhe do të përmirësojë ndjeshëm gjendjen financiare të shumë familjeve.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vitet 1995-1997: “Dimrat e pakënaqësisë sonë” – 2

Ky artikull i është kushtuar një prej shkaqeve, të cilat çuan te dorëheqja e qeverisë së kryeministrit Zhan Videnov – falimentimet e bankave. Krahas krizës së bukës, e cila shpërtheu në vitin 1995, vitin tjetër filloi zhvlerësimi i levit dhe..

botuar më 15-08-15 12.30.MD

Viti 1996 – Vrasja e Andrej Llukanovit

Data 2 tetor 1996 do të mbahet mend me vrasjen e parë të një kryeministri bullgar, pavarësisht dhe ish, në historinë tonë më të re. Përpara tij të njëjtin fat, por pas një procesi gjyqësor të dirizhuar dhe një dënim me vdekje të paracaktuar, të..

botuar më 15-08-08 11.50.PD

Vitet 1995-1997 – Dimrat e pakënaqësisë sonë – pjesa e parë

Për herë të parë në rubrikën “80 vjet në 80 javë” do t’u bëjmë pasqyrë ngjarjeve të tri viteve 1995-1997. Kjo pasi qeveria e kryeministrit Zhan Videnov është simptomatike për periudhën e pasuksesshme, në të cilën vazhdojmë të jetojmë edhe më sot. Pasi..

botuar më 15-08-01 10.35.PD