Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pop lajme

БНР Новини
Foto: arkiv

Kënga “Shtatë” është pjesë e albumit të fundit të grupit P.I.F. – “P.I.F.4”. Gjatë tetorit muzikantët mbajtën një koncert në “Sofja Live Club”, i cili dallonte shume nga koncertet e zakonshme. Për të tregon Dimo Stojanov – frontmeni i formacionit dhe autor i muzikës dhe tekstit të këngës “Shtatë”.

“U drejtuam një sfidë fansave tanë. U dhamë idenë që të xhirojnë shtatë fjalë të tyre ose të bëjnë klipe të shkurtra, duke ilustruar temën. Kjo ishte mundësi për secilin që do të shprehë shtatë fjalët e tij që e emocionojnë dhe janë të rëndësishme për jetën e tij. Video materialet që morëm, i mblodhëm dhe i shfaqëm në ekranin e madh në klub deri sa interpretonim. U arrit një shfaqje interesante e shtatë fjalëve dhe mes tyre më kryesoret ishin “familja”, “dashuria”, “shëndeti”, “falja”.

Irina Fllorin doli në skenën tonë të muzikës pop në vitet 90. Albumi i saj i fundit, i cili është i katërti në diskografinë, doli në vitin 2001 dhe quhet “Në vetën e tretë”. Ai mori çmimin “Album i vitit” në 2002 në Çmimet vjetore muzikore të Top 100 në Bullgari. Qe atëherë deri më sot Irina Fllorin incizon vetëm këngë të veçanta. Ajo e fundit është “Tre”. Muzika dhe teksti u përkasin Momçill Kollevit dhe Vanja Shterevës – dy autorë, të cilët prej vite punojnë për muzikën pop bullgare. Aranzhimi është i Georgi Georgievit nga grupi “Ostava”.

Nora Karaivanova vazhdon t’i gëzojë fansat e saj me incizime të reja. Kënga e saj e fundit dhe e cila quhet “Amazing” është në anglisht. Muzika dhe aranzhimi janë vepër e kitaristit Biser Ivanov, me të cilin këngëtarja bashkëjeton vitet e fundit. Nora është autore e tekstit. Pranë këngës ka dhe videoklip origjinal.
Mariana Popova e frymëzuar nga vjeshta po kështu incizoi një këngë të re me titullin “Unë di”. Ajo është projekti i parë i përbashkët i Mariana Popovës me violinisten e re Desisllava Kondova – laureate në shumë konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare. Desisllava ka marrë pjesë në klasat mjeshtërore të profesorëve më të spikatur botëror të violinës, njeri prej tyre është prof. Minço Minçevi. Autor i muzikës dhe aranzhimit është violinistja, ndërsa tekstin e ka shkruar Mariana Popova. Regjisori Niki Skerlev me ide të saj ka bërë videospotin.

Xhaz trombisti Nihaill Josifov për herë të dytë ishte ftuar për një turne nga banda “Pink Martini”. Nga takimi i tyre i parë kaluan dy muaj. Atëherë Misho bashkë me amerikanët bënë një turne verore. Pas kësaj muzikanti iu bashkua bandës për turneun e tyre evropian. Ai përfshin 17 koncerte dhe startoi nga Holanda. Pas saj janë koncertet në Zvicër, Britaninë e Madhe, Belgjikë dhe Francë. Për Mihaill Josifovin stina e re muzikore përvijohet si e suksesshme. Pas koncertit të xhaz sekstetit të tij në Romë në shtator, i cili ishte në kuadrin e Festivalit “Sofja përshëndet Romën”, në fillimin e tetorit Misho dhe trombonisti Vili Stojanov nisën një sërë koncertesh të Bras Asociacionit “Kombo”, të cilat do t’i gëzojnë adhuruesit e muzikës së bukur çdo të premten deri në fund të muajit maj të vitit 2015 në “Studio 5” në Sofje. Për publikun ata kanë përgatitur program të larmishëm me shumë muzikantë të ftuar.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fillon edicioni i vjeshtës i Plovdiv Jazz Fest

Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..

botuar më 24-11-01 6.10.PD
Vesko Panteleev- Eschkenazy

Varna dhe Sliven zhyten "në botën e muzikës" me maestro Vesko Panteleev- Eschkenazy

Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..

botuar më 24-10-31 2.20.MD

"Gjithçka është në rregull"

Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..

botuar më 24-10-29 6.20.PD