Rreth 3000 bullgarë trajtohen me hemodializë dhe rreth 900 janë pacientët që presin për transplantim. Në Bullgari operacionet e transplantimit bëhen rrallëherë sepse nuk mjaftojnë donatorët. Sivjet janë bërë vetëm 40 operacione për transplantimin e veshkave. Vitet e kaluara këto operacione kanë qenë me numër edhe më të vogël. Plus që numri i pacientëve vazhdimisht rritet. Këtë e tregojnë të dhënat e Agjencisë së Transplantimit pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Shqetësues është fakti se njerëzit që trajtohen me hemodializë nuk do të jetojnë më para se të vijë koha e operacionit. Shumica e pacientëve kërkojnë “shpëtim” jashtë shtetit. Nuk janë pak rastet kur bullgarë të sëmurë udhëtojnë për në Pakistan. Mirëpo, aty operacionet janë të paligjshme dhe të rrezikshme.
Destinacion relativisht i ri për mjekimin e bullgarëve është Spanja. Kjo e fundit është lider në transplantimin për nga fryma e popullsisë në BE. Në Spanjë po thuaj se nuk ka pacientë në pritje të operacionit dhe sistemi shëndetësor atje është jashtëzakonisht liberal. 35 vjeçari Nikollaj Nikollov nga qyteti Kërxhali është njëri nga bullgarët të cilët kanë udhëtuar për në Spanjë. Dy veshkat e të riut nuk funksionojnë dhe prej dy vjetësh tri herë në javë duhet të lidhet me aparaturën e cila e pastron gjakun e tij.
“Fakti se Bullgaria është anëtare e BE-së do të thotë se bullgarët mund t’i transferojnë të drejtat e tyre shëndetësore në sistemin spanjoll dhe përkatësisht të regjistrohen në listat e pacientëve të transplantimit – shpjegon Elica Stojanova, shoqe e Nikollajit. – Mirëpo, që të bëhet kjo, Nikollaj duhet të jetojë në Spanjë dhe aktualisht është aty. Ka shkuar gjatë prillit të këtij viti dhe do të presë nga disa muaj deri në një vit që të caktohet data e transplantimit.”
Që të qëndrojë në Spanjë Nikollajit i nevojiten mjete financiare. Por ai nuk ka se si t’i fitojë ato, sepse është në paaftësi pune. Ky nuk është i vetmi rast kur bullgarët organizojnë fushata bamirëse për mbledhjen e parave që nevojiten për operacione të ndryshme.
Elica është kompjuteriste. Në kohën e lirë i bie violinës dhe këndon. Ajo ka vendosur të organizojë koncert bamirës, sepse kjo është gjëja më e vogël që mund të bësh për shokët. Më 2 nëntor në klubin kryeqytetas “Studio 5” do të jepet koncerti bamirës ku do të kombinohet muzika akustike me vallet irlandeze dhe folklorin bullgar. Kjo është ngjarja e dytë të cilën organizon Elica për të ndihmuar Nikollajin. Para kësaj ajo ka bërë një koncert folklorik gjatë pranverës, në të cilin koncert janë mbledhur mjete financiare të mjaftueshme për qëndrim një muaj e gjysmë në Spanjë. Elica është kategorike që njerëzit janë mirëdashës dhe ndihmojnë gjithmonë kur dikush është në nevojë.
Po të doni ta ndihmoni Nikollajin, klikoni në faqen e koncertit në Facebook.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografia është ofruar nga Elica Stojanova
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..