Vëllezërit Mitko dhe Vladimir Mitevi janë ndër interpretuesit më të njohur të “Shoplukut” (Bullgaria e Mesme Perëndimore). Repertori i tyre i pasur përfshin shembuj unikalë të këndimit vendës me dy zëra. Ata kanë lindur në fshatin Vlladaja, i cili ndodhet buzë malit Vitosha dhe është pjesë e Bashkisë së Kryeqytetit. Muzikantët banojnë në këtë fshat edhe sot e kësaj dite. Vladimir është sekretar i vatrës kulturore, kurse Mitko është nëpunës në bashki.
“Kemi kaq shumë vite prapa nesh, kaq shumë koncerte, tubime, festivale... Erdhi koha për të shijuar një libër, kushtuar këngëve tona – pohon Mitko Mitev. – Vëllai im punon që prej shumë vitesh në vatrën kulturore në Vlladaja, kurse atje kalojnë të gjitha formacionet dhe solistët, të cilët e interpretojnë folklorin vendës. Kemi mësuar diçka nga të gjithë ata. Shfaqja jonë e parë ishte në një prej tubimeve në Koprivshtica. Para kësaj ishim ndër publik. Ishim duke dëgjuar një prej grupeve, atëherë unë dëgjova diçka, që nuk ishte interpretuar mirë dhe fillova ta këndoja melodinë. Në këtë moment pranë nesh ka qenë Rumjana Cincarska – një etnomuzikologe, shoqja jonë edhe sot e kësaj dite. Ajo na drejtoi lutje për të kënduar diçka, na pëlqeu dhe me kërkesë të saj morëm pjesë në tubimin e njohur folklorik. Kjo ndodhi në vitin 1981, atëherë ishim akoma djem.”
“Për herë të parë është publikuar një material kaq i pasur për biografitë e tyre krijuese – tregon Asen. – Ngjarjet e përshkruara përfshijnë shfaqjet e tyre që deri në fillim të vitit 2014. Shumica e koncerteve të tyre, për të cilat flitet, janë jashtë shtetit – prova e radhës se sa i vlerësuar dhe i respektuar është folklori ynë në botë. Në libër ka një degë enciklopedike, ku jepen të dhëna për veçoritë etnografike të fshatit Vlladaja. Do të shihni dhe shumë fotografi nga koncertet e shumta të dy muzikantëve. Por për mua më të vlershme janë këngët e deshifruara me notë dhe tekste. Ato janë rreth 140 dhe janë më të ndryshme. Libri është shoqëruar me një kompakt disk, të incizuar posaçërisht. Në të janë grumbulluar pothuaj të gjithë titujt e përmendur në librin e Viktoria Zaharievës.”
Përveç se janë këngëtarë të jashtëzakonshëm, vëllezërit Mitevi janë në thelbin e organizimit të një festivali, të krijuar me ide të Vladimirit në vitin 2006. Ai i është kushtuar trashëgimisë familjare në folklor dhe paraqet brezat e ndryshëm të interpretuesve joprofesionalë. Në skenën në Vlladaja këndojnë, luajnë në vegla të ndryshme muzikore dhe vallëzojnë familje të tërësishme, ashtu siç dikur njerëzit janë argëtuar në festat fshatare dhe në ato personale. “Për fat të keq sivjet festivali nuk do të mbahet për shkaqe financiare. Por shpresojmë se ai do të marrë përkrahje dhe tradita nuk do të ndërpritet” – thonë vëllezërit Mitevi. Janë të lumtur se paraqitja e librit u bë një ngjarje e rëndësishme, që do të mbahet mend shumë kohë për shkak të nderit të madh që ishte shfaqur ndaj tyre nga studiuesit e njohur të folklorit tonë muzikor, si dhe nga kolegët e tyre të njohur – këngëtarët dhe instrumentistët.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..