Pasi e dëgjojmë abreviaturën ADN, menjëherë kujtohemi për substancën në të cilën mbartet i koduar, për shumicën e organizmave, informacioni i trashëgimisë. I koduar në ADN-në tonë kulturore, siç thotë trakologu prof. Ivan Marazov për trashëgiminë tonë që nga fiset e lashta në trojet tona, është adaptimi ynë. Abreviatura ADN (DNK – në bullgarish) tashmë ka një mesazh të ri në gjuhën bullgare (“Koalicion Digjital Kombëtar” – Digitallna Nacionalla Koalicia – përkthyer bullgarisht).
“Votimi elektronik është një hap drejt dhënies së një pushteti më të madh njerëzve dhe drejt motivacionit më të madh për përdorimin e shërbimeve elektronike. Sa më shumë procese elektronike kemi, kaq më shumë afrohemi me qeverinë elektronike. Gergana Pasi është kryetare e shoqërisë “Koalicioni Digjital Kombëtar”. Ja se çfarë tha ajo me rastin e debatit “Votimi elektronik – ADN-ja e shoqërisë bashkëkohore”, i cili u zhvillua në Sofje”:
“Në fakt, në këtë debat, të cilin e organizuam, ishte i pranishëm tërë sektori IT. Mendimi i tyre unanim ishte se nuk ka problem teknologjik sa i përket votimit elektronik. U bë e qartë se nuk ka edhe pengesa juridike. Në debat mori pjesë prof. Emilia Drumeva, ish gjyqtare kushtetuese dhe këshilltare e tanishme e kryeministrit për procesin zgjedhor. Ajo tha se nuk ka pengesë kushtetuese para votimit elektronik. Me rastin e vendimit kushtetues sipas Kodit Zgjedhor, në të cilin ishte përfshirë dhe urdhri për votimin elektronik, ka vetëm disa rekomandime konkrete, të cilat mund të hiqen shumë lehtë.
Pra, faktori i vetëm, nga i cili varet aplikimi i votimit elektronik është ekzistenca e vullnetit politik. Kundërshtimi kryesor në debat ishte nga ana e Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme. U shpreh dyshim se votimi elektronik do të zgjidhë problemet lidhur me votat e blera dhe të pakontrolluara. Pjesëmarrësit deklaruan, do ta përdorë metaforën e tyre, se po përpiqemi të gjejmë “hape kundër gripit” dhe jo “hape kundër SIDA-s”. Për mendimin tim, problemi i votimit elektronik u përket më në veçanti bullgarëve jashtë shtetit. E njoh këtë proces, si një njeri, i cili ka qenë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Desha të them se në periudhat e zgjedhjeve diplomatët ngarkohen me një punë absolutisht jotipike. Transferohen thasë me fletë votimi, që praktikisht krijon mundësi abuzimesh. Vetë bullgarët duhet të udhëtojnë disa kilometra larg vendit, ku banojnë. Pasi shtojmë dhe resursin e madh financiar, që përdoret, mendoj se përparësitë janë absolutisht të dukshme.”
“Pasi votimi elektronik është aplikuar në shumë vende, nuk duhet të ketë pengesa serioze edhe për Bullgarinë”, është kategorik Nikollaj Nedjallkov – drejtori ekzekutiv i “Shërbimit Informativ”, bashkorganizatorit të debatit. – Sa i përket votimit elektronik, ka disa komponentë, të cilët duhet të respektohen. Duhet të sigurohet teknologji dhe mekanizëm së pari për anonimitetin e votës. Së dyti – duhet t’i shmanget votimit të disahershëm. Së treti – duhet të ketë mundësi teknologjike për realizimin e një mekanizmi, i cili të mos lejojë që të tregojmë para një ane të tretë për kë kemi votuar. Ky është një mekanizëm shumë i rëndësishëm, kur të bëhet fjalë për blerjen e votave. Parimi i katërt i përket kombinimit të elementeve teknologjike dhe organizative, kështu qe t’i lejojnë njerëzit, të cilët duan të votojnë në mënyrë elektronike, ta bëjnë këtë jo vetëm një herë. Çfarë do të thotë kjo? Votimi elektronik zhvillohet nga 4 deri më 10 ditë para datës zyrtare të votimit. Në këtë periudhë çdonjëri mund të votojë disa herë, por merret parasysh vetëm votimi i fundit elektronik. Në ditën e zgjedhjeve, në qoftë se dëshiron, zgjedhësi mund të votojë edhe me fletën e votimit. Atëherë do të merret parasysh ky votim i fundit. Kur votohet në mënyrë elektronike, zgjedhësi merr në kompjuterin e vet, ose në postë një pusullë të posaçme elektronike, e cila e vërteton votimin e tij, por nuk është shënuar për kë ka votuar zgjedhësi përkatës. Pas përfundimit të ditës së zgjedhjeve Komisioni Zgjedhor publikon bazën e të dhënave dhe çdonjëri mund të shohë nëse vota e tij është konstatuar. Mekanizmat e aplikuara nuk krijojnë mundësi për presion mbi njerëzit. Çdo një shtet e aplikon votimin elektronik në një mënyrë të ndryshme. Diku është me nënshkrim elektronik, diku tjetër është nëpërmjet identifikimit elektronik, kurse në disa shtete të tjetra është me mesazh telefonik. Kjo varet nga vetë shteti, nga administrimi, infrastruktura e tij dhe mënyra, në të cilën organizohen zgjedhjet. Kjo është një prej mekanizmave për pjesëmarrje të shtetasve si në marrjen e vendimeve, ashtu dhe në udhëheqjen elektronike të vendit.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..